Kim Jong Un paralajmëroi përsëri se Koreja e Veriut mund të përdorë armët bërthamore nëse provokohet. Komentet udhëheqësi i Phenianit i bëri gjatë një takimi me zyrtarët më të lartë të ushtrisë së tij, të cilët i vlerësoi për punën e kryer me paradën masive ushtarake të zhvilluar në kryeqytetin e vendit këtë javë.

“Kim Jong Un u shpreh i vendosur për të vazhduar me forcimin e ushtrisë së tij të pajisur me armë bërthamore, në mënyrë që ajo të mund të frenojë tërësisht të gjitha përpjekjet e rrezikshme dhe lëvizjet kërcënuese, përfshirë kërcënimet bërthamore gjithnjë në rritje nga forcat armiqësore, nëse do të jetë e nevojshme”, tha një zyrtar i Koresë së Veriut për Agjencinë Qendrore të Lajmeve të shtunën.

Sipas agjencisë Kim Jong Un-i i kishte thirrur zyrtarët e tij ushtarakë për t’i lavdëruar për punën e kryer gjatë paradës të së hënës, ku Pheniani shfaqi armët më të mëdha të arsenalit të tij bërthamor, përfshirë raketat balistike ndërkontinentale që potencialisht mund të arrijnë deri në territorin e Shteteve të Bashkuara.

Pheniani gjithashtu paraqiti raketa me rreze më të shkurtër veprimi, që mund të lëshohen nga mjete tokësore ose nëndetëse, të cilat përbëjnë një kërcënim në rritje për Korenë e Jugut dhe Japoninë.

Agjencia nuk tha se kur u zhvillua takimi i Kim Jong Un-it me udhëheqësit ushtarakë.

Parada që shënoi 90-vjetorin e ushtrisë së Koresë së Veriut u zhvillua ndërsa Kim Jong Un-i vazhdon me përpjekjet që synojnë të detyrojë Shtetet e Bashkuara që ta pranojnë idenë se vendi i tij është një fuqi bërthamore si dhe që të heqë sanksionet ekonomike gjymtuese ndaj Pheniat.

Duke folur para mijëra trupave dhe spektatorëve të mobilizuar për paradën, Kim Jong Un-i u zotua të forcojë kapacitetet bërthamore të vendit me shpejtësinë më të madhe të mundshme dhe kërcënoi se do t’i përdorte nëse do të provokohej. Ai tha se armët bërthamore nuk do të kufizohen kurrë vetëm në misionin e parandalimit të një lufte në situatën ku Koreja e Veriut përballet siç tha, me kërcënime të jashtme ndaj interesave themelore të vendit.

Kërcënimi i Kim-it për të përdorur forcat e tij bërthamore për të mbrojtur “interesat themelore”, paraqet ndoshta një doktrinë bërthamore përshkallëzuese të tensioneve që mund të përbëjë shqetësim të madh për Korenë e Jugut, Japoninë dhe Shtetet e Bashkuara, thonë ekspertët.

Zëvendës zëdhënësja e Departamentit amerikan të Shtetit Jalina Porter tha se Shtetet e Bashkuara ishin në dijeni të njoftimeve se Koreja e Veriut mund të përgatitej për të kryer një provë bërthamore, që sipas saj do të ishte thellësisht destabilizuese për rajonin dhe do të minonte regjimin global që parashikon mospërhapjen dhe ndalimin e prodhimit të armëve përthamore.

“I bëjmë thirrje Phenianit të përmbahet e të mos kryejë aktivitete të mëtejshme destabilizuese si dhe të angazhohet në dialog serioz e të qëndrueshëm”, tha ajo./VoA

Leave a Reply

Your email address will not be published.

You May Also Like

MASH-i sërish me premtime për tekste të reja pa fyerje dhe gabime

Janë të paktë mësimdhënësit të cilët kanë ngritur zërin kundër fyerjeve dhe…

Zelensky u bën thirrje misioneve diplomatike të kthehen në Kiev

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky bëri thirrje për më shumë misione diplomatike dhe…

“Virusi mund të ketë dalë nga laboratori”, vijon debati për origjinën e Covid

Origjina e Covid ka përfshirë në debat zyrtarët e lartë të shteteve…

Mijëra banorë evakuohen nga qytete të ndryshme ukrainase

Afër 13,000 civilë ukrainas janë evakuuar përmes korridoreve humanitare gjatë të shtunës,…

Dodik vazhdon me skandale – pro-rusi krahasoi ushtarët e sotëm gjermanë me nazistët

Anëtari i Presidencës së Bosnje-Hercegovinës, Milorad Dodik mbajti sot një konferencë për…