Janë gjithmonë e më të shumta, dhe nga burime të ndryshme, zërat se jeta e diktatorit të Kores së Veriut Kim Jong-Un është në fije të perit, ose ndoshta është tepër vonë.

Por sot burimeve të ndryshme u është shtuar për herë të pare edh një televizion i Hong Kongut, HKSTV, dhe afër pushtetit në Pekin, i cili deklaroi se nga “burime shumë solide” thuhet se Kim Jong-un ka ndërruar jetë, në moshën 36-vjeçare.

Ndërkohë, disa media japoneze si Shukan Gendai nuk konfirmojnë vdekjen, por pohojnë se diktatori gjendet në koma pas komplikacioneve të një operacioni në zemër.

Sipas disa burimeve, ende të pakonfirmuara, lideri koreano-verior u ndie keq gjatë një shëtitje dhe është operuar në zemër. Për koincidencë, edhe i ati Kim Jong Il, vdiq në 2008 nga një infarkt.

Hera e fundit që diktatori ka dalë në publik ka qenë dy javë më parë. Në 2014, ai u zhduk për më shumë se një muaj, duke ngritur shumë spekulime për shëndetin e tij, por më pas doli në skenën politike sikur asgjë nuk kishte ndodhur.

Si do që të jetë ditët në vijim do të shihen me ankth ose shpresë, për arsye të ndryshme, nga e gjithë vendet verilindore të Azisë.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

You May Also Like

Familja e dyshuar për Koronavirus rrahet me fqinjët

Një familje nga Manastiri, në vend se të respektojë izolimin e caktuar…

Të hënën fillon fushata, kandidatët firmosën kodeksin për zgjedhje korrekte

Tre kandidatët për president shteti, Blerim Reka, Gordana Siljanovska dhe Stevo Pendarovski,…

Ata nuk kanë as naftë, as ushqim”/ CNN: Putin nuk e kishte imagjinuar rezistencën e fortë të Ukrainës

Pesë ditë pas pushtimit rus të Ukrainës , duket se gjërat nuk…

Forcat ruse bombardojnë spitalin e fëmijëve

Sipas Shërbimit Shtetëror të Emergjencave të Ukrainës, një spital për fëmijë në…

Do të duhet të paguani për ta vizituar BE-në nga viti 2023

Bashkimi Evropian ka njoftuar nisjen e skemës së saj të shumëpritur të…