Gjatë ditës së djeshme u raportua se një anije luftarake italiane ishte ankoruar në portin e Durrësit, e në të cilën gjendeshin pajisje dhe materiale për KFOR-in.

Nga ky mision, për Klankosova.tv kanë konfirmuar se raportimet janë të sakta.

“Mund të konfirmojmë se anija ushtarake italiane ‘San Marco’, e ankoruar rregullisht në portin e Durrësit (Shqipëri), transportonte pajisje dhe materiale të alokuara për misionin e KFOR-it”, ka thënë Zyra për Informim e KFOR-it, raporton Klankosova.tv.

Ndërkaq, një zëdhënës i KFOR-it tha më tej për Klankosova.tv se në këtë anije gjendeshin pajisje, por edhe ushtarë.

Sipas tij, pajisje të tilla dërgohen rregullisht nga Italia.

Misioni i KFOR-it i drejtuar nga NATO thotë se mbetet i gatshëm të japë çdo sqarim dhe vazhdon të operojë brenda mandatit të tij bazuar në Rezolutën 1244 të Kombeve të Bashkuara të vitit 1999. /Klankosova.tv

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

RMV/Konfirmohet rasti i katër me Dellta, bëhet fjalë për persona të pavaksinuar

Një person nga Velesi është rasti i katërt në vend i konfirmuar…

“Janë siguruar video-incizime”, Prokuroria prononcohet rreth vrasjes në Çair

Nga Prokuroria thonë se mbrëmjen e djeshme kanë kryer inspektim në Çair,…

Shallenberg: Shkupi dhe Sofja në mënyrë bilaterale të zgjidhin kontestin

Pavarësisht se kur formohet Qeveria e re në Bullgari, të dy palët…

Kurti: BE dhe NATO të dënojnë dhunën e bandave kriminale të financuara nga Beogradi – nëntë barrikada janë ende në veri

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë se nuk do të lejojnë…

Franca do të bojkotojë konferencën e OKB -së mbi racizmin

Franca njoftoi se do ta bojkotojë një konferencë mbi racizmit të organizuar…