Do të jetë një rubrikë e re në Portalin “kombetare.com”, rubrikë kjo që do të mbajë mbititullin “Kështu foli Shaqir Fetai”, intertekstualitet ky i nxjerrur nga “Kështu foli Zaratrusta” i Niçes! Rubrika do të jetë në vazhdime, 1, 2, 3, 4… Po çka foli Shaqir Fetai? Vetëm rrena, sepse përmes rrenave ai i shëron komplekset, duke i shëruar komplekset ai e mëton “devotshmërinë”! Po si të arrihet përmes rrenave deri te “devotshmëria”

Nga Faik Shahinbejlliu

1. Çka është devotshmëria fallse, nëse jo hipokrizi? Çka është mburrja fallse nëse jo megalomani? Çka është rrena origjinale nëse jo fryma jetike e Shaqir Fetait!
Janë të rallë ata njerëz, si Shaqir Fetai, që shquhen nga këto tri sifate! Me tradhëti e me komplot, i instaluar nga pushteti aktual maqedonas, duke shkelur si triumfalistë mbi parimet islame dhe mbi Kushtetutën e BFI-së, i shpërfytyruar në një rrencak ortodoks, Shaqir Fetai mundohet si një “i devotshëm”, të shtiret ndër xhemat e ndër opinion me qëllim që ta blejë respektin dhe dhembshurinë e tyre! Djallëzitë e veta mundohet që t’i mbulojë me sjellje prej dylberi, duke harruar se, edhe dylberi është kushëri i djallit, ndërsa Zoti i Madh ka urdhëruar mbarë njerëzimin që të rrijnë sa më larg djallit!
Në Kosovë është një krah i manipuluar nga politikat antishqiptare serbe që po trumpetojnë se i paskan parë dy serbë tek sillen rreth burimeve të ujit të pishëm të deçanit! Pusetat e hapura, pa roje, pa polici e pa ushtri, pa shërbime sekrete e pa kufij, vijnë serbët dhe na “i helmojnë qytetarët e Deçanit”!
Në Kosovë është një biçim “komuniteti antiqeveritar” anti-Kurt, që mendon si Vuçiqi serb se, në Deçan ka helmime dhe kjo duhet të kuptohet si sprovë se Kosova nuk ka kapacitete shtetëndërtimi, ndaj dhe duhet të ulë kokën dhe ta lëshojë policinë dhe ushtrinë serbe që të vijnë e të na “bëjnë terbije”!
I këtij krahu është edhe Shaqir Fetai, natyrisht, si lojalistë i ndrikullave serbë që i dhanë emër të pavdekshëm ORAO! Edhe Shaqir Fetai si lojalistët proserbë mendon se në Deçan ka helmim masiv dhe, kjo duhet të merret si dëshmi se prej Kosovës nuk ka gjë!
Veçse Albin Kurti dhe mjeku Ilir Tolaj po thonë se bëhet fjalë për pandemi e përhapur nga ndonjë bakterie të cilës duhet t’i gjendet çerdhja! Përkundër këtij fakti të pamohueshëm, Shaqir Fetai këmbëngulë se në Deçan ka helmim dhe se, përkundër BIK-ut të Naim Tërnavës, BFI-ja e Shaqir Fetait na qenka me popullin e Deçanit! Shaqir Fetai, i padëshiruari i popullit të Çegranit na qenka me deçanlitë?! Shaqir Fetait ia hedh dikush një grusht miza dhe, pastaj, ky, si budalla vrapon pas tyre pasi i tha dikush se ky nuk i njeh viktimat dhe masakrat serbe në Kosovë por vetëm ato në Bosnjë dhe, sakaq, shkon e shpreh dhimbje për “popullatën e helmuar” të Deçanit! Me këtë ai dëshiron të gjuajë diçka! Tipik si “ORAO!

2. Çka tha tjetër Shaqir Fetai! Phaaaa, nga shumë makina që janë shtuar në Gostivar, i është kujtuar se paskan nisur të vijnë gurbetçrët. Më shumë se gjysma e atyreve që kanë ardhur deri në kujtesë të Shaqir Fetait, janë kthyer mbrapa, sepse kanë punë të shkretët! Ndërsa pasi janë kthyer, i është kujtuar Shaqir Fetait që të na sugjerojë që t’i presim mirë, t’ua hapim portat e oborreve, pastaj, Shaqir Fetai thotë që “t’ju japim kushte dhe hapësirë” dhe, në fund, t’i bekojë Zoti me të mira!
A është i vetëdishëm se çka flet Shaqir Fetai, apo qejfi i tij i madh është që gjithnjë të pallamudë diçka “sensacionale”!
Shaqir Fetai thotë “t’ju japim kushte dhe hapësirë”! Mërgimtarët vijnë nëpër shtëpitë e tyre pallate, secila më e mirë se tjetrs! Mërgimtarët vijnë te familja e tyre! “T’ju japim kushte”, ka kuptimin e, t’ju japim para, maikna, mjete të nevojshme për shfrenim absolut! Po ata vijnë me kartela bankare që gogësijnë prej valutave të tyre; vijnë me makinat nga më të mirat që i kanë produkt i punës së tyre të natëeditshme, shpërblim i mundit, djersës, gjakut të tyre. Si t’ua japim hapësirën përveçse duke u mbyllur ne pëpër shtëpitë tona dhe gjithë hapësirën e zbrazët ta përjetojnë dhe gëzojnë mërgimtarët tanë! Po ata kanë ardhur të kënaqen me ne, vijnë të rrinë me ne, vijnë të ndajë gëzime e vuajtje me ne, ata nuk kanë nevojë as për kushtet tona, as për hapësirën tonë, por, thjesht, për ngrohtësinë tonë e cila mund të ndjehet vetëm duke u ngjeshur dhe duke përmbushur çdo hapësirë të zbazët, o Shaqir zeza!
Si more Zoti t’i bekojë me të mira! Zoti shpërblen me të mira, ndërsa kur bekon, në kuadër të bekimit të TIJ hy çdo e mirë, çdo e bukur, çdo e shenjtë. Uratës “Zoti të bekoftë”, nuk i shtohet kurrfarë “mëlmese” tjetër, sepse jo që del qesharak, por, del edhe injorant, demagog dhe hipokrit!
E kundërta e kësaj urate është “Zoti të mallkoftë! A mund të themi “Zoti të mallkoftë me të këqia”! Jo, pra! Mund ta shprehë vetëm injoranti, demagogu, hipokriti dhe – Shaqir Fetai!

3. Shaqir Fetait, nëse do t’i shkonte në zyrë Hasan Prishtina, apo Isë Boletini, apo Idriz Seferi, ky sakaq do ta madhëronte këtë takim me këta burra të dheut, me të cilët ai ka bashkëpunuar ngushtë në sferën fetare dhe kombëtare! Natyrisht, një tekst i tillë, këtyre tre burrave do t’ia lëkundte eshtrat në tokë!
Nëse do t’i vinte Fan Stilian Noli, apo edhe Migjeni, Shaqir Feti sakaq do të na tregonte se me këta intelektualë të lartë ka punuar ngushtë në fushat e ndryshme të jetës fetare e kombëtare! Edhe këta dy do të fyheshin rëndë nga një rrenë e tillë!
Shaqir Fetai qenka vizituar nga një mik i tij i ngushtë, i kalibrit të lartë intelekual, Faton Hambara, nga Dibra, me të cilin paskan punuar shumë ngushtë në sferat fetare e kombëtare!
Pse fyhet Faton Hambara, ç’është kjo sëmundje e pistë e Shaqir Fetait për t’i njollosur personat e ndryshëm. Pa aspak dyshim, z. Faton edhe mund të ketë dhënë kontribut në çështjen kombëtare, por ama Shaqir Fetai, bashkëpunëtori i ngushtë i UDB-së, nxënës i oficerit të këtij shërbimi policor famëkeq serb, Stanko Dragoviqit, nuk ka shansë të ketë punuar për çështje kombëtare, sepse këtë ia ka pamundësuar i Madhi Zot. Prandaj, Shaqir Fetai, nga Dragoviqi, bëhet nxënës i Temellko Boshkovskit, si dhëndër i baballëkut të vet që më tepër e ka sajdisur Temellkon se sa Shaqir Fetain, i cili, më në fund, do të instalohet në krye të BFI-së nga shërbimet intelegjente maqedonase si dhe nga pushteti aktual maqedonas. Pa dyshim, në bazë të dokumentit policor serb, ky avansim karriere i Shaqir Fetait, vie si propozim dhe përkujdesje e udb-së serbe, i vetë oficerit serb të tij, Stanko Dragoviqit.
Tani, ky nxënës i Draogviqit bashkë me Faton Hambara paskan punuar në çështje kombëtare?! Këtu ka vetëm një të vërtetë – dëshira e Shaqir Fetait për ta kompremetuar dhe fyer rëndë çdo patriot, madje edhe çdo fetar, sepse një fetar që ka humbur kohë qoftë edhe vetëm për një kafe me Shaqir Fetain, ai ka bërë mëkat! Mëkatari nuk mund të jetë fetarisht e kombëtarisht i lartësuar!

4. Dhe, e fundit, e cila, si konstatim i pamohueshëm dhe i faktuar me qindra argumenta, do të përmbyllë çdo shkrim të kësaj natyre dhe të kësaj rubrike!
Kështu foli Shaqir Fetai! Vërtet, çka tha Shaqir Fetai? Kush e injoron ka sevape të mëdha! Sepse ai nuk përfaqëson unitetin e myslimanëve të nënqiellit tonë, sepse ai nuk erdhi me propozim dhe me dëshirë të ulemasë sonë, sepse ai paraprakisht kreu tradhëti e komplot, sepse ai është instalacion i ardhur nga nëntoka e shërbimeve që nuk ia duan të mirën as shqiptarëve dhe as myslimanëve të vendit tonë!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

Ku jeni “komandanta” të 2001-shit, pse po heshtni për komandant Sokolin!

Nuzemedin Imeri / Vëllezër e Motra, Të dashur bashkëkombës, të flasësh për…

“Grupi i Kumanovës” ri-dënohet me aminin e Ali Ahmetit

“Rasti i Kumanovës” në fakt është varri moral i BDI-së dhe oqeani…

Ç’thonë për teologët dokumentat sekrete të arkivit jugosllav në Beograd

Janë të shumta dokumentat sekrete që flasin për aktivitetet dhe metedologjinë e…

Xhaferi: Nesër në xhami do vinë politikanët kriminelë, dhe hoxhallarët që heshtin para të keqes

Arianit Xhaferi Mendojeni pak o njerëz të mirë, Nesër do vinë në…

“Klani Zajazit” sulmohet nga BDI-ja (FOTO)

Pas sabotimit masiv të bisedave të përgjuara për kreun e BDI-së nëpër…