E, çka mund të flasë Shaqir Fetai, i cili, sa herë që hap gojën dëshmon për injorancën e vet të skajshme, dëshmon për hipokrizinë e vet unikale, dëshmon për afinitetet e veta prej loloje për t’iu lëpirë pushtetit si dhe për t’ia fërkuar vezët “partisë nënë”, e cila, e instaloi në “pushtet” që si profesionist t’ia mbajë iso-n në tradhëti, në korrupsion, në tallje me vlerat kombëtare e fetare! Shaqir Fetai nuk flet vetëm me gojë, ai flet edhe me trup, çdo lëvizje e tij trupore dëshmon sinergji kah ngjyrat e ylberta

Nga Faik Shahinbejlliu

1.

Shaqir Fetai tashmë ka dëshmuar dhjetra herë se, përjeton kënaqësi të veçantë në tallje me personalitetet e ndryshëm! Ai jeton për ta përjetuar një gram superioritet kundër çdo kujt! Është konstatuar për Shaqir Fetain se ky, vuan, përfundimisht, nga “Kompleksi i Napoleonit” – mickonja të ndjehet elefant! Nisur nga kjo cilësi e poshtër e Shaqir Fetait, e kemi edhe këtë titull “Reisul Ulemaja dhe Sekretari Gjeneral i RABITA-s u pritën nga Presidenti Pendarovski”! Këtë pritje dhe atë shtrim të drekës nuk e ka organizuar Pendarovski për hirë të Shaqir Fetait por, për nderë të Sekretarin Gjeneral të Ligës Botërore Islame (!!!), Dr. Muhammed Abdulkerim El-Isa, të cilin, sipas Shaqir Fetait, e ka ftuar për vizitë zyrtare!

Lajmi është se Sekretari Gjeneral i Rabita-s u prit nga Presidenti i Shtetit të Maqedonisë së Veriut, (sepse presidenti Pendarovski mund të jetë edhe president i ndonjë korporate, i ndonjë bordi, i ndonjë organizate etj.) Pra, në këtë pritje zyrtare, mysafiri i lartë arab u shoqërua nga Shaqir Fetai (në rolin e fuksit, jo të përkthyesit, sepse nuk e di arabishten, as të nikoqirit, sepse nikoqir del të jetë Presidenti Pendarovski).
Shaqir Fetai bën mirë që të mos tallet me titullin e organizatës së cilës i prinë Dr. Muhammed Abdulkerim El-Isa. Ai nuk është Sekretar Gjeneral i Botës Islame por, ai është SEKRETAR GJENERAL I LIGËS BOTËRORE MYSLIMANE! Madje, mësohet nga burime të sigurta (kjo vërtetohet edhe nga njerëz brenda BFI-së) se, nga Organizata e RABITA-s tashmë kanë nisur reagim interne deri te BFI-ja, konkretisht, deri te “reisi”, i cili lutet që të ketë kujdes dhe mos t’ia deformojë titullin Organizatës të cilën në Maqedoninë e Veriut për momentin është duke e përfaqësuar Dr. Muhammed Abdulkerim El-Isa! Organizata me renome botërore nuk është ndonjë “picimul” që mund t’i hajë kikirikat e papjekura të Shaqir Fetait, por, është organizatë që i del zot titullit të vet sipas të gjitha akteve normative mbi të cilat funksionon ajo! Rabita nuk është BFI e Shaqir Fetait ku ushtrohet tallja mbi kushtetutën, mbi rregulloret, mbi dinjitetin, mbi integritetin dhe me gjithçka që e degradon Institucionin e BFI-ë deri në hamam-servis partiak!

2.

Shaqir Fetai paska marrur pjesë në “PËRTEJ OHRIT”! A e di Shaqir Fetai se përtej Ohrit mund të ketë ose Tushemisht ose Strugë, mund të ketë edhe Pogradec dhe Prenjas! Nuk ka asgjë tjetër, ndërsa, “Përtej Marrëveshjes së Ohrit” ka vetëm tradhëti, krime, vjedhje, tallje me vlerat kombëtare e fetare! Produkt i kësaj tallje është edhe Shaqir Fetai si instalacion politik në krye të BFI-së!
Në një palo informatë të publikuar në rrjetet sociale të nivelit gebelsian të Shaqir Fetait, veç të tjerash thuhet edhe ky idiotizëm: “që në orët e para të mëngjesit, nëpërmjet rrjeteve sociale, Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetai ua uroi këtë ditë të gjithë qytetarëve të RMV, duke e cilësuar Marrëveshjen Kornizë të Ohrit një ngjarje historike”!
Kush i tha Shaqir Fetait që ta shpreh këtë urim? Ku ishte Shaqir Fetai përgjatë këtyre 20 viteve që nuk e shprehu asnjë urim për këtë “Marrëveshje”! Kush e motivoi, çka e frymëzoi Shaqir Fetain që ta shprehë këtë uratë? Mbase nevoja e flaktë për ta shprehur paaak “kombtarizëm” përtej jetës së vet përplot me tradhëti, spiunim e komplotim!
Shaqir Fetai mendon se ky “urim” do ta bëjë sado pak “kombëtar”! A e ka lexuar ndonjëherë Shaqir Fetai këtë Marrëveshje? A e di se si u arrit, kush e shkroi Marrëveshjen, kush ishte cytës i kësaj Marreveshje, kush ishte ofruesi i kësaj Marrëveshje? Kush ishte “Lehtësuesi Gri”! A e di Shaqir Fetai se pse u arrit kjo Marrëveshje, fare në fund, a e di Shaqir Fetai se çka fituan shqiptarët nga kjo Marrëveshje dhe çka fituan të tjerët!
A e di Shaqir Fetai se në Maqedoninë e Veriut vetëm nja 130 mij janë “militantë” të BDI-së, kurse nja 500-600 mij të tjerë janë oponentë të këtyre “militantëve”! A e di Shaqir Fetai se e ka vjedhur “të drejtën” për t’i përfaqësuar të gjithë myslimanët, pra, në veçanti edhe këta 500-600 mij shqiptarë myslimanë! Si guxon Shaqir gungshi që të poziconohet në mbrojtje të interesave të strukturave udhëheqëse të BDI-së dhe t’i “madhërojë” ata deri në “ngjarje historike pozitive”!
Guxon Shaqir Fetai, guxon, sepse është i kapur peng, sepse deri në fyt është në hipotekë të kësaj Partie dhe të këtij pushteti! Guxon Shaqir Fetai, guxon, sepse, në të kundërtën, nëse nuk ua luan vallen që ata e dëshirojnë, menjëherë ia fusin qepën!
Shaqir Fetai, duke u nisur nga pozitat e fuksit, duke u nisur nga afërsia e tij me ata që e degraduan këtë Marrëveshje derisa BDI po flinte gjumë shekullor, nisur nga fakti se këtë Marrëveshje Shaqir Fetai e koncepton si rolin e po të njëjtës hallkë siç e ka qeni i çartur në qafë, ai e idealizon atë duke e quajtur “ngjarje historike” (edhe kësaj radhe nuk dihet se për cilin komunitet është “ngjarje historike”)!
Shaqir Fetai duhet të dijë një gjë dhe, këtë duhet ta mbajë vath në vesh! Me këtë Marrëveshje të cilën Shaqir Fetai e idealizon u arrit:

  • shqiptarët të quhen popull “20 %;
  • komunitetet e tjera përfituan duke u barazuar me shqiptarët, mbi gjakun e derdhur të shqiptarëve që ranë në altarin e lirisë;
  • gjuha shqipe, prej një gjuhe më të vjetër në Ballkan e ndër më të vjetrat në botë, u bë gjuhë institucionalisht e urryer në Maqedoninë e Veriut;
  • flamuri shqiptar pësoi dimensione ofenduese si dhe të drejtën për t’u valëvitur vetëm aty ku jeton një popull që quhet 20%;
  • kultura shqiptare u degradua deri në lëmoshë dhe mëshirë maqedonase;
  • kombi shqiptar zyrtarsht dhe institucionalisht përjetoi degradimin, përçmimin, nëpërkëmbjen, padrejtësinë dhe urrejtjen shtetërore, pa pasur në duar kurrfarë mekanizmi për t’u mbrojtur nga ky hov i bekuar edhe nga Partia ku aderon Shaqir Fetai!
    Prandaj këtë Marrëveshje e injorojnë shumica absolute e shqiptarëve të Maqedonisë së Veriut! Madje, falë kësaj Marrëveshje u mundësua edhe puçi si dhe komploti klasik mbi BFI-në duke e kapur këtë Institucion islam dhe duke e degraduar atë deri në një bastion të hajnisë, krimit, spiunimit, të rrënimit të vlerave të përgjithshme, karakteristikë unikale e myslimanëve të këtij nënqielli.
    Shaqir Fetai tashmë BFI-në e ka shndërruar në një filiale zyrtare të BDI-së! Këtë fakt të pamohueshëm tashmë e dinë edhe faktori ndërkombëtar në vend, i cili, në asnjë mënyrë nuk po mund të pajtohet me faktin që bashkësia fetare të kapet nga pushteti dhe të degradojë deri në filiale, apo nëndegë të një partie!
    Shaqir Fetai për Marrëveshjen e Ohrit thotë: “U bë model që hapi rrugët e mendimit konstruktiv për një rrugëtim drejt ngritjes së vetëdijes për të lëvizur në rrugën e popujve të mëdhenj”! A ka kuptim kjo fjali? Mësa ka kuptim nocioni “Shaqir Fetai”! Mut fjalia, mut nocioni. Gjithçka në p.s.

3.

Dhe, e fundit, e cila, si konstatim i pamohueshëm dhe i faktuar me qindra argumenta, do të përmbyllë çdo shkrim të kësaj natyre dhe të kësaj rubrike! Kështu foli Shaqir Fetai! Vërtet, çka tha Shaqir Fetai? Kush e injoron ka sevape të mëdha! Sepse ai nuk përfaqëson unitetin e myslimanëve të nënqiellit tonë, sepse ai nuk erdhi me propozim dhe me dëshirë të ulemasë sonë, sepse ai paraprakisht kreu tradhëti e komplot, sepse ai është instalacion i ardhur nga nëntoka e shërbimeve që nuk ia duan të mirën as shqiptarëve dhe as myslimanëve të vendit tonë!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

Ku jeni “komandanta” të 2001-shit, pse po heshtni për komandant Sokolin!

Nuzemedin Imeri / Vëllezër e Motra, Të dashur bashkëkombës, të flasësh për…

“Grupi i Kumanovës” ri-dënohet me aminin e Ali Ahmetit

“Rasti i Kumanovës” në fakt është varri moral i BDI-së dhe oqeani…

Ç’thonë për teologët dokumentat sekrete të arkivit jugosllav në Beograd

Janë të shumta dokumentat sekrete që flasin për aktivitetet dhe metedologjinë e…

“Klani Zajazit” sulmohet nga BDI-ja (FOTO)

Pas sabotimit masiv të bisedave të përgjuara për kreun e BDI-së nëpër…

Xhaferi: Nesër në xhami do vinë politikanët kriminelë, dhe hoxhallarët që heshtin para të keqes

Arianit Xhaferi Mendojeni pak o njerëz të mirë, Nesër do vinë në…