Çka mund të flasë një shpirtprishur, një tradhëtar, një udbash (udbashi si sinonim i shërbimeve të huaja antikombëtare e antifetare)? E folura e tij varet nga “respekti” që do t’ia bëjnë ata që e rrethojnë. Nëse bie “respekti”, shpirtprishuri do të flasë për gjëra “madhore kombëtare e fetare”, me qëllim të përfitimit të respektit sa më të madh. Nëse respekti është në nivel, atëherë motivi për tradhëti e spiunim është edhe më i madh

Nga Faik Shahinbejlliu


1.

Shaqir Fetain e ka marrur shumë malli që të jetë në shërbim të reisul ulemasë, H. Sulejman ef. Rexhepin, e vun mungesën e tij. Shaqir Fetai ka nostalgji të tmerrshme për H. Sulejman ef. Rexhepin dhe për kohën e tij. Shaqir Fetai dshmoi se është sulo-nostalgjik!
Ditë më parë, Shaqir Fetai kishte organizuar një “kafe-event” kushtuar Hixhrit. Asgjë nuk kishte lëvizur nga ajo siç e ka konceptuar H. Sulejman ef. Rexhepi tash e decenie më parë. Program identik! Me këtë Shaqir Fetai nuk dëshmoi vetëm injorancën e tij, mungesën e ideve dhe të vizioneve, por, mbi të gjitha, e dëshmoi nostalgjinë shumë transparente për kohën e “babait të vet shpirtëror”! Me këtë program, në fakt, Shaqir Fetai sikur kishte dashur t’i kërkojë falje për tradhëtin dhe komplotin që ia bëri Sulejman ef. Rexhepit. Ja, i tha, asgjë nuk kam ndryshuar nga koncepti programor të cilin e ke ngritur ti tash e decenie më parë!
Megjithatë, Shaqir Fetai sërish e tradhëtoi Sulejman ef. Rexhepin, madje edhe në këtë event, duke e organizuar atë, jo nëpër salla përkatëse koncentrale, por, mu në mes të oborrit të xhamisë! Vlerësimit të xhamive se dikur këto objekte kanë luajtur edhe rolin e shkollës, të parlamentit, të qeverisë, të kuvendit të burrave, Shaqir Fetai ia shtoi edhe vlerësimin se, tash e tutje, xhamitë mund të jenë edhe salla për koncerte, për rok-koncerte, mund të shërbejnë edhe si salla sportive, si ring boksi, mund të luhet brenda edhe baleti, basketboll, mund të shërbejnë edhe si objekte ku mund të organizojmë dasma, oborret e xhamive, në këtë kohë pandemie, mund të shërbejnë si hapësia të hapura për dasma e evente të ndryshme gëzimi që mund të përcillen me curla e tupane, me harmonika e gitare, me violina e mandolina, me defa e klarinete! Mjafton ta keni myftiun e xhamisë curlaxhi e tupanxhi të patejkalueshëm e merakli!
Shaqir Fetai, ky mik i bashkëuntorit të ngushtë të Putinit, ky injorant i cili Mes’hebin Hanefi e trajton si “sekt”, ky farë matrapazi dhe manipulanti i pashoq, ky farë regjistruesi i shumë bashkësive sektariane, i grupeve religjioze dhe i “bashkësive fetare islame” të reja, ky farë degraduesi i epitetit MYFTI, duke emëruar tulifarë ahmaku e bilmezi për “myfti” – pra, ky farë instalacioni i pushtetit maqedonas, po dëshmon se është adhurues i flaktë i bidateve! Të fusësh grupe instrumentistësh në oborr të xhamisë, të mbash koncert, qoftë ky edhe fetar, i përcjellë me turlifarë instrumenti – a nuk është ky bidat i rëndë! Këtë bidat e provoi Shaqir Fetai, ndërsa nuk pati kurrfarë reagimi nga asnjë “hoxhë kritik”, nga asnjë “kujdestar” i gabimeve të paqëllimta të teologëve, nuk pati asnjë fetfa nga “fetfaxhinjtë”, madje një prej “fetfaxhinjëve” karikaturë, pranoi që në një atmosferë të tillë përplotë bidate edhe të dekorohet me dekoratën e inicuar nga H. Sulejman ef. Rexhepi, e që mbanë titullin “Myfti Vehbi Dibra”! Madhërohet emri gjigant i Myftiut Vehbi Dibra, nën duartrokitjen e “myftilerëve” totalisht injorantë, si ai i Shkupit, i Kumanovës, i Prilepit, Shtipit, i Velesit, i Resnjës, i Strugës, i Ohrit, i Manastirit etj! Këta “myftilerë” bashkëkohorë dhe Vehbi Dibra Myfti, që ka jetuar dhe vepruar në kohëra totalisht të egra për kombin dhe fenë tonë?! Shaqir Fetai e ka marak të tallet me personalitete dhe figura kombëtare e fetare, sepse vetë është i talluri i përjetshëm, lolo, palaço, pis kalama!
Pastaj “u ftua Kori i Bashkësisë Fetare Islame, nën udhëheqjen profesionale të Mr. Eljesa Asani”!!! A e di Shaqir Fetai se çka do të thotë “Kor institucional”! Si duket ai kor, si themelohet, si duhet të funksionojë? “Nën udhëheqjen profesionale”?! Pse tallet Shaqir Fetai me aktivitetin profesional? Ku mund të jetë profesionist Eljasa Asani! Shaqir Fetai edhe për veten e vet mendon se është “hoxhë profesional”!
Vazhdon cirkusiada e Shaqir Fetait, vzhdon amatorizmi i tij prej diletanti që mundohet të na i paketojë si “gjëra profesionale”!
“Në binë u ftua edhe themeluesi i korit të BFI, i cili ndër vite e ka udhëhequr Korin e BFI, ndërsa autoriteti dhe figura e tij janë shumë të njohur edhe në vend por edhe jashtë – Dr. Abas Jahja”!
Mos rrej o i pafytyrë! BFI-ja nuk ka dhe nuk mund të ketë kor të vetin, sepse, si e para nuk di se çka është kori, çka do të thotë kori dhe, cilës fe i takon kori! BFI-ja mund të ketë grup profesionistësh të këndimit të ilahive, asherve, grup recitatorësh profesionistë. Abas Jahja na qenka figurë e njohër brenda e jashtë? Cila është kjo figurë? Cilat janë veprat e kësaj figure që e bëjnë aq të njohur brenda e jashtë? Opinioni brenda e neh si “këngëtarë” të cilit dikur ia kishte shumë ënda që në evente fetare t’i këndojë personalisht Sulejman ef. Rexhepit (sidomos “Put putuje Sulejman aga” etj.) Për këto këndime mund të shuqet si “figurë e njohur” brenda, ndërsa jasht nuk ia çok askush, sepse nuk ka ndonjë kualitet aman-aman! Prandaj, pa rrena Shaqir Fetai!
Për fund, Shaqir Fetai nuk e lë edhe një herë pa e shprehur tërthorazi brengën dhe nostalgjinë për politikat serbe si pasojë e të cilave dikur paskan migruar mijëra e miliona popujt në rajon! Shaqir Fetai thotë: “Në trojet ku jetojmë dhe veprojmë porositë e hixhretit janë gjithë më aktuale kur dihet se decenieve të fundit nën ndikim e elaborateve të huaja dhe famëkeqe, si dhe nën ndikim e kushteve të vështira ekonomike, qindra mijë, mos të themi miliona njerëz të popujve të këtyre trevave u larguan nga vatani i tyre duke iu nënshtruar asimilimit të paparë fetar e kombëtar.”
Cilat ishin ato elaborate të huaja? Pse Shaqir Fetai nuk i sulmon elaboratet serbe, sepse këtu nuk ka pasur “elaborate të huaja” por ka pasur elaborate serbe! Pse nuk i emërton këto elaborate Shaqir Fetai! Natyrisht që nuk guxon nga UDB-ja ku aderon edhe sot e kësaj dite! Natyrisht që nuk guxon të thotë se këto elaborate vranë, maskaruan dhe dëbuan me mijëra e miliona shqiptarë nga këto troje ku jetojmë”! Shkak për ikje si shpëtim nga këta elaborate serbe, shkak për dëbim të shiptarëve nga politikat që vijnë si rrjedhojë e këtyre elaborateve janë edhe soji i Shaqir Fetait! Asnjë elaborat serb nuk do të ishte i suksesshëm pa marioneta në surrat të Shaqir Fetait!
Pak politik partiake i duhet Shaqir Fetait, në prag të fushatës parazgjedhore. Shaqir Fetai kthimin e pronave (Kapan Han, Bezisten) e koncepton Hixhret! A ka gjë më të turpshme, më të fëlliqtë, më antiislame se sa ky konstatim i Shaqir Fetait!
Hixhret i madh qenka edhe kontrbuti që po e jepkëka BFI-ja për tejkalimin dhe zbehjen e Koronaviusit Kovid 19! Këtë konstatim mund ta shqiptojë vetëm një pis, një matrapaz, një rrencak, një rimorkio e kalbur që tërhiqet nga një kabinë-kamion që është në grahmën e vet të fundit. Të tilla vlerësime mund të japë vetëm koka e kalbur, truri i pistë i një personi që nuk i ha palla për asgjë tjetër përveçse për vete! E vetë Shaqir Fetai, tashmë po dëshmon se është kokë e këmbë kundër fesë dhe institucionve fetare islame në vend, ndërsa sa i përket çështjes kombëtare, tashmë është e provuar se ai me shpirt ka qenë, është dhe do të jetë kundër!
Në kohën kur u themelua çmimi “Myfti Vehbi Dibra”, ishin paraparë edhe kriteret se kujt mund t’i jepet ky çmim mjaft prestigjioz! I jepet vetëm atij personaliteti i cili me veprimtarinë e vet jetësore ka lënë gjurmë në shoqërinë tonë; i jepet vetëm atij personi i cili në mënyrë permanente ka dhënë kontribute vetëmohuese për të mirën tonë të përgjitshme dhe, nuk i jepet një personi i cili paska shkruar vazhdimisht editoriale në “Hëna e Re”, apo që paska arkivuar dokumente në fletoren e BFI-së, sepse, fundja, për këtë punë ai ka marrur rrogë (Qufli Osmani); nuk i jepet një personi që paskësh dhënë kontribut për ngritjen e një xhamie (për këtë jepet mirënjohje), sepse, jeta është e gjatë dhe mund të pasojë ndonjë veprim që i humb të gjitha sevapet!
Meqë jemi te ky çmim, le të tregojë Shaqir Fetai se kur është më i sinqertë: atëherë kur e luftonte pa kompromis, duke e etiketuar si përçarës e tradhëtarë, si spiun e komplotist, hoxhën e nderua Neshat Xheladinin, apo sot, kur e vlerëson si hoxhë me pedigre të padiskutueshëm! Le ta gjejë një më meritor në Maqedoninë e Veriut, në rajon e Ballkan, më meritor për institucionalizimin e jetës fetare islame në RMV, për kthimin e pronave, për ngritjen e qindra xhamive, për meremetimin e të gjitha objekteve fetare të trashëgimisë kulturore, për sensibilizimin e opinionit botëror për çështjet tona kombëtare e fetare, për avansimin e jetës fetare islame si dhe për autoritetin dhe integritetin e BFI-së, se sa Sulejman ef. Rexhepi, i cili, me gjasë, mëkatin më të madh e ka se pse na e “shiti” bajgën për lule – Shaqir Fetain për vlerë!

2.

Dhe, e fundit, e cila, si konstatim i pamohueshëm dhe i faktuar me qindra argumenta, do të përmbyllë çdo shkrim të kësaj natyre dhe të kësaj rubrike!
Kështu foli Shaqir Fetai! Vërtet, çka tha Shaqir Fetai? Kush e injoron ka sevape të mëdha! Sepse ai nuk përfaqëson unitetin e myslimanëve të nënqiellit tonë, sepse ai nuk erdhi me propozim dhe me dëshirë të ulemasë sonë, sepse ai paraprakisht kreu tradhëti e komplot, sepse ai është instalacion i ardhur nga nëntoka e shërbimeve që nuk ia duan të mirën as shqiptarëve dhe as myslimanëve të vendit tonë!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

Ku jeni “komandanta” të 2001-shit, pse po heshtni për komandant Sokolin!

Nuzemedin Imeri / Vëllezër e Motra, Të dashur bashkëkombës, të flasësh për…

“Grupi i Kumanovës” ri-dënohet me aminin e Ali Ahmetit

“Rasti i Kumanovës” në fakt është varri moral i BDI-së dhe oqeani…

Ç’thonë për teologët dokumentat sekrete të arkivit jugosllav në Beograd

Janë të shumta dokumentat sekrete që flasin për aktivitetet dhe metedologjinë e…

“Klani Zajazit” sulmohet nga BDI-ja (FOTO)

Pas sabotimit masiv të bisedave të përgjuara për kreun e BDI-së nëpër…

Xhaferi: Nesër në xhami do vinë politikanët kriminelë, dhe hoxhallarët që heshtin para të keqes

Arianit Xhaferi Mendojeni pak o njerëz të mirë, Nesër do vinë në…