Pa dyshim që, sa herë që të marrë frymë Shaqir Fetai, ky instalacion i pistë i pushtetit maqedonas në krye të BFI-së, dëshmon se është një mashtrues ordiner. Të gjithë spiunët profesion të dytë e kanë mashtrimin. Të parin profesion e kanë të jenë sa më të sinqertë në spiunim tek oficerët e tyre, ndërsa të jenë sa më mashtrues te opinioni. Ndryshe, do të dekonspirohen! Së këndejmi, Shaqir Fetai mashtrimin e ka shpëtim nga zbulimi i tij se misionin e kujt e shtynë përpara

Nga Faik Shahinbejlliu

  1. Vite më parë, gjatë një manifestimi të organizuar në Qafë, nga mërgimtarët e kësaj ane, ish-Reisul Ulemasë, H. Sulejman e. Rexhepit, i lindë ideja për ndërtimin e një xhamie të re, pikërisht në këtë vendbanim historik, me famë, me legjenda e momente dramatike historike, por, pa njerëz! Në këtë vend, para njëqind e sa vitesh, serbët kryen një prej masakrave më barbare, kryen krim kundër njërëzimit, me ç’rast ekzekutuan dhjetra burra e fëmijë shqiptarë para grave, nënave, motrave të tyre, ndërkohë që, një trimneshë prej grupit të burrneshave të Qafës, Sulltana, me një palë gërshërë në dorë, i është hedhur ordhive serbe duke therrur kë ka kapur! Ekzekutohen të gjithë, ndërsa mbetet gjallë vetëm legjenda e Sulltanës!
    Pikërisht, për këtë ngjarje historike, me qëllim që t’i bëhet karshillëk krimeve serbe dhe, t’i dëshmohet historisë se Qafa, ashtu siç nuk pranoi të kolonizohet dhe te serbizohet me ardhacakë nga brendia e Serbisë së atëhershme mbretërore, ashtu edhe do të dëshmojë se këtu, do të ngritet një Shtëpi e Zotit, e cila do t’i ngrohë shpirtërat e të gjithë atyreve që u masakruan dhe iu nënshtruan planeve gjenocidale serbe.
    Do të jetë ish-Reisul Ulema, Sulejman ef. Rexhepi, ai që do ta inicojë ndërtimin e xhamisë në Qafë, si dhe pikërisht ai do ta hedhë gurin themeltar! Gjatë kohës së ndërtimit të xhamisë, komplotistët dhe tradhëtarët do t’ia arrijnë planit antishqiptar dhe, duke shkelur parime islame, rregullore e Kushtetutë, duke shkelur edhe njerzillëk e moral, ia arrijnë ta largojnë efendi Rexhepin nga posti Reisul Ulema i BFI-së dhe, në krye të saj do të instalohet Shaqir Fetai, për të cilin sakaq do të publikohet një dokument i cili dëshmon për spiunazhin e Shaqir Fetait, që nga vitet e para të studimit në Sarajevë, me ç’rast ka pajisur udbashët me informacione për studentët shqiptar, sidomos për intelektuain e pashoq, Nexhat Ibrahimin, duke zbatuar instrukcionet dhe planet e Stanko Dragoiqit, oficerit të UDB-së.
    Këto ditë Shaqir Fetai përuroi hapjen e kësaj Xhamie. Në fjalimin e tij përveç gënjeshtrave, pati edhe plotë frikë, pati eskivazhe, pati përpjekje për ta heshtur të kaluarën, pati momente kur dridhej për ta zbardhur të kaluarën e Qafës, nga ana tjetër, pati edhe nënçmim dhe plotë stil serb në ligjërim. Pa fije turpi Shaqir Fetai tha se ai qenka iniciatori për ndërtimin e kësaj xhamie! Po ai, krejt bota e dinë që, as frymë nuk merrte pa e pyetur Sulejman ef. Rexhepin!
    Jo një herë Shaqir Fetai e përmendi Sulltanë, e përmendi Qafën legjendare, e përmendi sakrificën e Sulltanës, e përmendi gjenocidin por, Shaqir Fetai, në asnjë moment nuk tregoi se kush i ka bërë këto krime, kush ishin ata gjenocidistët që masakruan këtë popullatë të fshatit me lartësi mbidetare mbi 1300 metra; në asnjë moment nuk guxoi ta përmendi fjalën “krim serb”, “gjenocid serb”, nuk foli për Qafën si sinonim të moralit dhe patriotizmit të saj përballë hordhive serbe. Në asnjë moment nuk e përmendi fjalën “serb” që lidhet me çdo gjë që ka ndodhur në këtë katund shqiptarësh.
    Shaqir Fetai jo vetëm që frikësohej për ta zënë në gojë krimin dhe gjenocidin serb por, përpiqej me vetëdije të plotë që ta fshijë të kaluarën, të harrohet kjo ngjarje ku janë të inkriminuar ushtria mbretërore serbe, të mos shpalosen plagët e vjetra që do të dëshmonin se serbët historikisht dhe në çdo vend kanë kryer gjenocid kundër shqiptarëve. Shaqir Fetai nuk guxon që ta njollosë popullin serb, sepse, pastaj vetë do të njolloset edhe me më shumë fakte spiunimi se sa në një faqe-dokument të publikuar kohë më parë. Pra, Shaqir Fetai ia mohon meritat Sulejman ef. Rexhepit për ndërtimin e kësaj xhamie, të cilën e nisi sa për t’i bërë karshillëk gjenocidit serb dhe, nga ana tjetër, përpiqet që tash e tutje Qafa të mbahet në mend për “aktivitetin fetar” të Shaqir Fetait dhe jo për gjenocidin serb të ushtruar në këtë fshat malor.
    Historia jonë kombëtare është përplotë me emra të tradhëtarëve, kështu që, pa problem, do ta duronte edhe emrin e Shaqir Fetait!
  2. Shaqir Fetai paska marrë pjesë në një konferencë ku është debatuar rreth fetfasë në kohë digjitalizimi, respektivisht mbi temën “Institucionet e Fetvave në Epokën Digjitale”, të organizuar nga “Darul ifta” (Institucioni i Fetvave) që udhëhiqet nga Myftiu i Egjiptit Prof. Dr. Sheuki Ibrahim, nën patronazhin e Kryetarit të shtetit Abdulfetah Sisit.
    Shërbimeve të veta “profesionale” si dhe disa “sektorëve”, ua paska lënë amanet që t’ia mbulojnë medialisht duke e paraqitur Shaqir Fetain si “qendër vëmendje”, mundësisht takimit t’ia japoin karakterin bilateral, edhe pse aty kanë marrur pjesë qindra delegacione nga mbi 85 vende të botës.
    Këta delegacione pjesëmarrëse, paskan pasur njohuri të thella mbi Shaqir Fetain (!), aq të thella sa, sakaq unanimisht qenkan përcaktuar ta nominojnë në takim te kryetari i Shtetit të Egjiptit. A është normal Shaqir Fetai a jo! Ia bën qejfn familjes së vet të ngushtë apo mundohet me u shpërfaq aq i madh para myslimanëve të vendit! Vetëm me vyrtyte morale matet njeriu, kurse udbashët kurrë nuk janë shquar me ndonjë veti të tillë! Veç kësaj, Shaqir Fetai paska arritur të realizojë takim me Myftiun e Kajros, edhe pse, te ai kanë qenë të gjithë pjesëmarrësit, në grup, ku ka qenë i përfshirë edhe Shaqir abdalli. Ky është protokol i organizuesit dhe nuk është meritë, apo afinitet, apo shkathtësi e Shaqir Fetait! Kështu e parashihte protokoli i orgnizatorit dhe jo se Shaqir Fetai na ishte ndonjë “Gjorgj Bush”, apo, ndonjë “Bajden” dhe, tani, në margjina të një manifestimi, do të realizojë takime bilaterale me kryetarin e Ruisë, me kryetarin e Çeçenisë etj.
    Kush mundohet që takimeve tradicionale t’u japë karakterin e takimeve bilaterale?! Vetëm një mashtrues ordiner, vetëm një person me biografi të pistë, vetëm një komplotist i tipit të Enver Hoxhës, i cili kap pushtetin, i vret të gjithë shokët dhe, meritat duhet t’i ngelin vetëm atij!
    Po ç’ne në Kajro, në një konferencë ku diskutohet për fetfa, nuk merret apo nuk dërgohet kryetari i komisionit për fetfa pranë BFI-së, Jusuf Zimeri, por, merret një person i cili nuk ka lidhje as me fetfa dhe as me Kajro e as me Al Ah’zar, por, ka lidhje vetëm me spiunazhë arabe. I përputhë profesioni parësor – spiunazhi, tamam si Çimin me Stelën (dy personazhe anonimusë që u bënë të njohur falë gatishmërisë së tyre për “dashni pornografik”)!
  3. Për hajër i qoftë “Ilindeni” Shaqir Fetait, ditë kjo kur në xhaminë e Shtipit, tashmë të uzurpuar nga kisha, ndizen qirinjtë për nderë të “Sveti Ilisë”! Pikërisht për këtë ditë kisha ka uzurpuar xhaminë, ndërsa Shaqir Fetai, instalacioni i pushtetit maqedonas, e madhëron këtë ditë me pjesëmarrjen edhe të delegacionit të BFI-së së uzurpuar prej tij, pas një komploti dhe puçi klasik!
    Të jeshë përkrahës dhe bashkëpunëtorë i Shaqir Fetait ka kosto! Kostoja është të heqësh dorë nga dinjiteti kombëtar dhe fetar dhe, t’i lëpihesh antiislamistëve dhe antishqiptarëve duke ua madhëruar festat e falsifikuara!
    Këta të BDI-së, më në krye Ali Ahmetin dhe me atë që takon zyrtarisht dhe sipas protokolit të Parlamentit, mikun e ngushtë të Putinit, tashmë u bënë helaç, u bënë gaz i botës! Thonë, do të krijojmë shoqëri të përbashkët por ama diskriminimi shtetëror do të shprehet në mënyrë permanente kundër shqiptarëve dhe myslimanëve të Maqedonisë së Veriut. Këtë dikriminim tashmë e ka institucionalizuar Ali Ahmeti, ndërsa e ka shtrirë edhe mbi kurrizin e BFI-së.
    Shaqir Fetai ka çu selam që, beshareta të tij të marrin pejsë bashkë me delegacionin e BDI-së në të gjitha “vendet dhe tokat e shenjta” ku do të ketë festë nga ky event kombëtar maqedonas. Dhe, ky delegacion duhet të prezantojë në emër të BFI-së dhe në emër të të gjithë myslimanëve të vendit! Është fjalë më gjithëpërfshirëse, sepse BDI-ja nuk ka pasur guxim që të thotë se po prezantojmë në emër të gjithë shqiptarëve! Shaqir Fetai a është budalla apo i ka këmbët pa la! Si more në emër të të gjithë myslimanëve të vendit? Ai në “Meçkin Kamen” mund të prezantojë vetëm ne ëmër të vetin, në emër të puçistëve dhe komplotistëve si dhe në shenjë falënderimi ndaj BDI-LSDM-së të cilët e instaluan në krye të BFI-së.
    Shaqir Fetai, si ato femrat e përdala (si kurvat) iku nga Maqedonia e Veriut dhe në festën shtetërore maqedonase i çoi disa “të virgjëra” që edhe ato ta hanë pak b…
    Nuk ka qenë hiç me rëndësi që të shkojë Shaqir Fetai në një event që nuk është i fahut të tij, në një vend gjuhën e të cilit Shaqir Fetai jo që nuk e flet por as nuk e kupton, në një event për ku ka BFI-ja plotë ekspertë, më të shkathët, më të përgatitur dhe shumë më dinjitoz se Shaqir Fetai.
    Shaqir Fetai e kupton se çfarë turpërimi do të ishte për të që të jetë në “Meçkin Kamen”, ndaj, për t’i ikur këtij eventi shkon diku prej nga mund t’i rrezikohet karriera si të gjithë dështakëve dhe të pamerituarve.
    Shaqir Fetai pa dyshim që u tall me zyrtarët e BDI-LSDM-së të cilët e instaluan në krye të BFI-së dhe, talljen edhe më të madhe ua bënë duke dërguar përfaqësues, njerëz që e kanë ndjerë avansimin e vet vetëm përmes hajnisë, tradhëtisë, spiunimit!
  4. Dhe, e fundit, e cila, si konstatim i pamohueshëm dhe i faktuar me qindra argumenta, do të përmbyllë çdo shkrim të kësaj natyre dhe të kësaj rubrike!
    Kështu foli Shaqir Fetai! Vërtet, çka tha Shaqir Fetai? Kush e injoron ka sevape të mëdha! Sepse ai nuk përfaqëson unitetin e myslimanëve të nënqiellit tonë, sepse ai nuk erdhi me propozim dhe me dëshirë të ulemasë sonë, sepse ai paraprakisht kreu tradhëti e komplot, sepse ai është instalacion i ardhur nga nëntoka e shërbimeve që nuk ia duan të mirën as shqiptarëve dhe as myslimanëve të vendit tonë!
Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

Ku jeni “komandanta” të 2001-shit, pse po heshtni për komandant Sokolin!

Nuzemedin Imeri / Vëllezër e Motra, Të dashur bashkëkombës, të flasësh për…

“Grupi i Kumanovës” ri-dënohet me aminin e Ali Ahmetit

“Rasti i Kumanovës” në fakt është varri moral i BDI-së dhe oqeani…

Ç’thonë për teologët dokumentat sekrete të arkivit jugosllav në Beograd

Janë të shumta dokumentat sekrete që flasin për aktivitetet dhe metedologjinë e…

“Klani Zajazit” sulmohet nga BDI-ja (FOTO)

Pas sabotimit masiv të bisedave të përgjuara për kreun e BDI-së nëpër…

Xhaferi: Nesër në xhami do vinë politikanët kriminelë, dhe hoxhallarët që heshtin para të keqes

Arianit Xhaferi Mendojeni pak o njerëz të mirë, Nesër do vinë në…