Shaqir Fetai nuk e tha asnjë fjalë për akreditimin e Medresesë; asnjë fjalë nuk e tha për tretjen e letrave në vlerë. Vakëfit! Shaqir Fetai asnjë fjalë nuk e tha për kampionen evropiane në 3000 metra, Luiza Gegën, sepse ai është i njohur për t’i uruar sukseset sportive. Shaqir Fetai nuk iu bashkangjit as debatit për shamitë në shkolla, sepse ishte i nxënë me ndarjen e tallit nga haxhi i sivjemë
Nga Faik Shahinbejlliu
A e keni parë ndonjëherë Shaqir Fetain në krye të detyrës që kur u instalua nga qarqet antiislame në krye të BFI-së? A e di Shaqir Fetai se cilat janë detyrat e tij, qoftë shoqërore, qoftë kushtetutare apo programore? Nuk i di dhe as që dëshiron t’i dijë, sepse, ai ka pranuar të istalohet vetëm sa për ta shijuar kënaqësinë e të qenit “reis” (prej udbashi në “reis”?!) Sa i përket detyrave, nuk ka mysliman në vend që nuk e di se Shaqir Fetai është, thjesht, një gungsh që nuk ka haber në asnjë punë islame, krejt i ka imitime tepër të zbehta! Fundja, se sa është antiislamist dëshmojnë edhe muhabetet e tij me të cilët i ka lutur disa nga “drejtues” organesh të BFI-së që ta përkrahin dhe mos ta refuzojnë, të paktën për dy vjet sa të sigurojë një pension të mirë nga BFI-ja! Ky është qëllimi dhe synimi që ka pranuar të njolloset e të ngelë në historinë e BFI-së si i vetmi komplotist, tradhëtar e puçist, i cili, për një “pension të majmë” ka pranuar rolin e shkatërruesit të Institucionit dhe dezorganizuesit të xhematit në Maqedoninë e Veriu! Ç’punë ka bërë Shaqir Fetai për këtë periudhë të marionetës antiislame përveçse që ka pritur e përcjellë njerëz të kotë, sa për të bërë ndonjë “lajm”, përveçse që ka shkuar në ndonjë shtëpi për ngushëllim sa për interes personal, në ndonjë syneti, në ndonjë festë familjare për lindje të fëmijëve. Ky ta pështirosë edhe fenë! Në këtë periudhë asgjë nuk ka bërë, ndërsa kjo periudhë do të mbahet në mend si kohë kur kanë ndodhur shumë gjëra të trishta kundër fesë sonë dhe kundër myslimanëve të vendit!
Shaqir Fetai nuk shkoi as në Presillë, për t’u solidarizuar me shqetësimet e myslimanëve të këtij katundi ku maqeonasit po përpiqen për ta ngritur një kryq 30 metra të lartë! Nuk shkoi se pati frikë mos po i hidhërohen ata që e instaluan në krye të BFI-së dhe me të cilët, megjasë, është marrur vesh që ta inicojnë ngritjen e kryqit në katundin shqiptar, sepse, Shaqir Fetait i duhet që të dëshmohet se sa “tolerant fetar” që është! Nuk ka asnjë prononcim, qoftë edhe si hadis a si ajet kuranor në fb-un e vet që do të përcillte ndonjë mesazh lidhur me elementet ekstremistë maqedonasë.
1.
Shaqir Fetai tha: “Sot xhumanë e falëm në Qafë të Sulltanës” (toponim ky tërësisht i shpikur prej Shaqir Fetait!), për të treguar më pastaj se aty kishin qenë shumë myftinjë, drejtorë të sektoreve dhe bashkëpunëtor të tij! Arsyeja nuk ka qenë se, bashkarisht kanë vendosur të shkojnë në mesin e këtij xhemati dhe ta falin xhuman! Arsye ka qenë se dikush i ka ftuar për drekë sepse i ka lindur nipi! Orgaizator i hatashëm i kësaj dreke paska qenë administratori i BFI-së, Qufli Osmani, i cili me gjasë do të ngelë administrator i përjetshëm, edhe pse kushtet i ka për të ecur një orë e më parë, në pension!
Morali i këtij “lajmi” idotik në fb-un e Shaqir Fetait? Thjesht, porosi imorale! Shaqir Fetai ua bën me dije të gjithë myslianëve të vendit që, ja ku e kanë organizatorin Qufli Osmanin, të paraqiten te ai të gjithë ata që dëshirojnë t’i shtrojnë drekë Shaqir Fetait me rastin e lindjes së ndonjë djali, vajze, nipi, mbese. Dhe, hiç nuk bën pa e thirrur Shaqir Fetain në gëzim të tilla familjare, sepse sa më shumë që të thirret aq më lehtë e ka për të përcjellë informata spiuneske!
2.
“EDHE NJË E ARRITUR SHKENCORE E HAFIZ EVZAL SINANIT”!!! Të veshë emër personi në titull të “lajmit”, fillimisht duhet të dishë se ai emër duhet të jetë i njohur qoftë në taborrin kulturor, qoftë në atë shkencor, qoft në atë sportiv, arsimor etj!
Magjistrimi i këtij personi qenka e arritur shkencore? Shaqir Fetai as që e di se cila është teza e magjistraturës, as që e ka lexuar dhe, as që e ka vlerësuar dikush si të arritur shkencore. Shaqir Fetai si shumë i ka dhënë vetes të drejtë për të vlerësuar apo për të nënçmuar, ndëra vetë është kokrrra e injorantit, niveli më i ulët i debillit!
Këtë farë “shkencëtari” të ri nuk e njeh asnjë qark në nivel kombëtar, mbase e njohin mëhalla e vet dhe do intrigantë si tipi i Shaqir Fetait. T’i thuash njeriut “shkencëtar” ndërkohë që ka pranuar të jetë “shef kabineti” i Shaqir Fetait është konstatim shumë pretencioz! Sepse, të pranosh që të jeshë shef kabineti i Shaqir Fetait, i një udbashi, i një komplotisti që bashkë me qarqet antiislame të vendit ia doli që t’ia ngulë thikën pas shpine njeriut që e shëtiste ndër xhematë, të kapur për dore si foshnjen që ka problem në të ecur, duhet të jeshë ose pak më i fuqishëm se ai në spiunim, ose të jeshë karrierist i verbuar, ose të jeshë tërësisht abdall! Ky person, e kuptoi me kohë që kishte hyrë në ujëra të turbullta prej nga nuk i ndihmohet as islamit dhe as mysimanëve të vendit, me kohë iku dhe iu përkushtua avancimit arsimor personal, pa pretendime se ka arritur ndonjë sukses në shkencë! Edhe tani e kupton që Shaqir Fetai, ky intrigant i lexueshëm, më tepër tallet se sa që është i sinqertë, më tepër ia fut kot e kot se sa që di të vlerësojë. Është tërësisht injorant i kategorisë së parë, pa kurrfarë afiniteti për të vlerësuar! Thjesht, është një hijenë, një servil i pështirosr!
3.
Shaqir Fetai të gjithë personat që i pret në “kabinetin” e tij çajtore, i prezanton si të mirënjohur! Teolog i mirënjohur! Mësues i mirënjohur! Aktivist i mirënjohur fetar e kombëtar…
I mirënjohur në një xhemat të një kryeqendre, të një qyteti, të një metropoli evropian?! Po rrenë abdalli! Të jeshë i mirënjohur duhet të jeshë i vlerësuar nga të gjithë komunitetet e vendit, si dhe nga të gjitha shtresat shoqërore dhe, jo vetëm nga veglat e Shaqir Fetait. Sepse, të vlerësohesh nga Shaqir Fetai është njëjtë sikur të shumëzohesh me zero!
Fort ia do b… që në fjali të shtojë edhe “aktivist i çështjes kombëtare”! I gjori, duek qenë tërë jetës antikombëtar, mezi pret që ta vizitojë ndonjë “kombëta” dhe, të thotë pastaj, “ja, edhe unë jam kombëtar, meqë po më vizitojnë aktivistët kombëtar”! Akoma nuk është arritur numri i vizitave nga “kombëtarët” në “kabinetin” e Shaqir Fetait sa është numri i vizitave të tij në kabinetin e oficerit të UDB-së, Stanko Dragoviqit e të Temellko Boshkovskit. Kjo tashmë dihet botërisht! Edhe më shumë do të dihet sapo të botohet libri i paralajmëruar nga ish-reisi i tij! Deri atëherë, vetëm le të pallamudë Shaqir Fetai!
4.
Dhe, e fundit, e cila, si konstatim i pamohueshëm dhe i faktuar me qindra argumenta, do të përmbyllë çdo shkrim të kësaj natyre dhe të kësaj rubrike!
Kështu foli Shaqir Fetai! Vërtet, çka tha Shaqir Fetai? Kush e injoron ka sevape të mëdha! Sepse ai nuk përfaqëson unitetin e myslimanëve të nënqiellit tonë, sepse ai nuk erdhi me propozim dhe me dëshirë të ulemasë sonë, sepse ai paraprakisht kreu tradhëti e komplot, sepse ai është instalacion i ardhur nga nëntoka e shërbimeve që nuk ia duan të mirën as shqiptarëve dhe as myslimanëve të vendit tonë!