Shaqir Fetai, vazhdon avazin e vjetër: fare pa u skuqur mburret me punët e huaja, jo se ka të keqe këtu, por, ka hile! Ai mburret me punët e huaja duke i përvetësuar dhe duke i personalizuar. A nuk është dëshmi më se e qartë se ai e ka ves vjedhjen, vjedhjen e gjithçkafit që do ta zbukuronte atë shëmti të neveritshme

Nga Faik Shahinbejlliu

Shaqir Fetai, nganjëherë, ja që e merr mundin për të hedhur hi syve, sa për ta mjegulluar tërë atë të vërtetë që publikohet për të dhe që e nxjerr lakuriq në breg të diellit. Mundohet me do filozofira të thata të na tregojë diçka por, ja që, gjithnjë del injorant, del snob, del si vetë shejtani! Seç mundohet ta paraqesë vetëm si njeri të përvuajtur, i cili, nga dhimbjet e thella shpirtërore mund të posedojë edhe sifate të një evliaje, duke thënë gjëra që më së paku janë të shpirtit të tij, sepse një shpirt i zi futë nuk mund të nxjerrë mesazhe por veçse katran.

  1. (I pasinqerti e ka haram ta përdorë fjalë “sinqeritet”)

Të ilustruar me një foto-portret të vetin, me pamjen e “pastërtisë” së “Shën Marisë së Virgjër”, Shaqir Fetai na e publikon një “pusullë” ku mundohet të na flasë për SINQERITETIN! Na porosit që të jemi të sinqertë, sepse i sinqerti qenka i devotshëm! Dhe, kush e thotë një konstatim të tillë që nuk e luan as topi? Shaqir Fetai? Më i pasinqerti nga më të pasinqertët!
A i ka hije Shaqir Fetait të flasë për sinqeritetin! Po ku di Shaqir Fetai se çka është sinqeriteti! Kush ka qenë më i sinqertë me të se sa vetë ish-reisul ulema, H. Sulejman ef. Rexhepi, i cili, kishte filluar të flasë edhe jerëm duke e mburrur Shaqir Fetain. Ndonëse myslimanët e vendit e dinin që Shaqir Fetai nuk është për mburrje, se është gacë e mbuluar, se është dykëmbësh me veti shejtani, megjithatë, ish-reisi e mburrte, madje aq shumë ishte i sinqertë me të sa, nuk i bëhej vonë edhe nëse e prezantonte si krah i djathtë i tij! H. Sulejman ef. Rexhepi ishte hidhëruar me shumë personalitete që ia shanin Shaqir Fetain, jo njëherë ishte fjalosur me shumë hidhërime me intelektualë, me hoxhallarë të vjetër, me drejtues organesh, me këshilltarë, e politikanë e me mnistra që i thonin që mos t’ua mburrë Shaqir Shejtanin, që ia shanin e përqeshnin ORAO-n, megjithatë, ish-reisi nuk rreshti deri në momentin e fundit duke e mburrur. Por, si ia ktheu Shaqir Fetai këtë dashuri të sinqert H. Sulejman ef. Rexhepit? E tradhëtoi, ia nguli thikën pas shpine, e eliminoi me synim që t’ia nxijë tërë karrierën e bujshme që e la pas, i ushtroi komplot e puç klasik, duke e hedhur “në hendek”!
Tani, me tërë këtë hipotekë djallëzore, me tërë këtë bagazh të pistë që ia ka ngarkuar vetes Shaqir Fetai – ky të na flasë për sinqeritetin, madje edhe të na lusë që të jemi të sinqertë, sepse të sinqertit po i dashkëka i Madhi Zot!
Po të pasinqertin e qindpërqindtë, Shaqir Fetain, a mund ta dojë i Madhi Zot? Absolutisht jo, prandaj, çdo pështyme e hedhur mbi të, çdo e sharë, çdo mallkim i hedhur mbi të, do të konvertohet në sevap, pa asnjëfarë dyshim!
Nuk ka mysliman në botë që nuk të pranonte se, atë që Shaqir Fetai ia bëri ish-eprorit të vet, është mossinqeritet absolut, kurse vetë Shaqir Fetai është prototipi origjinal i të pasinqerit! Prandaj, Shaqir Fetai, edhe kur ta thotë shehadetin nuk i bie hija e mjerimit që e ka kapluar, duke e shpërfytyruar në qenie skajshmërisht të urryer!

  1. (Çerekhoxhallarët e Shaqir Fetait)

Shaqir Fetai, thellësisht brenda vetes po ndjenë një zbrazëti shpirtërore, një mjerim intelektual, siç po e ndjenë edhe një kafshë të ligë që po ia gërryen shpirtin duke ia mbushur me intriga djallëzore. E gjithë kjo situatë shëndetësoro-psikike po e afron buzë greminës ku do të fundoset përjetësisht. Përveç kësaj, këtë situatë shpirtërore, po e ndjenë si peng që do t’i rrijë varur qafës për tërë jetën e tij! Nuk ka shpëtim nga ky mjerim! Për ta kamufluar tërë këtë gjendje të rëndë, ai ka filluar t’i shëtisë bythët e t’ua kthejë do farë “personaliteteve universitare”, të vizitojë universitete e të takojë “intelektualë të kalibrit kombëtar”! Se pse ka nevojë për një “lagështi akademike” të tillë, këtë e di vetëm Shaqir Fetai dhe, të gjithë mysimanët e devotshëm!
Shaqir Fetai paska takuar edhe rektorin e sapo emëruar të Universitetit “Nëna Tereze”, i cili, veç të tjerash, i paska thënë se, kot e lutë për t’ia regjistruar nxënësit nga Mereseja, sepse, ligjet aktuale nuk ia lejojnë këtë veprim akademik!
E Shaqir Fetai, duke “këmbëngulur” në regjistrimin e medresantëve, e nxjerr një fakt spiunesk nga goja! Shaqir Fetai thotë:
“Për dallim nga Fakulteti i Shkencave Islame që është i akredituar (dhe nuk thotë që e akriditoi Sulejman ef. Rexhepi), medreseja nuk ka akreditim, dhe është në një ‘status quo’ edhe pse plotëson kriteret në bazë të ligjit, ku kërkohet 65 për qind e lëndëve të jenë shkencore dhe 35 për qind të karakterit fetar.”
Pra, Shaqir Fetai po na u angazhuaka vetëm për “hoxhallarë” me çerek hoxhallëk! Do me na nxjerrë hoxhallarë me dije të nxënë 35 për qind fetarë dhe 65 për qind me dije shkencore të cilat po i kërkuaka ligji! Po pse mos t’i imponohet ligjit me qind për qind dituri islame, qoftë nga besimi qoftë nga shkenca që e kompleton një hoxhë me dituri islame!
Shaqir Fetai u ça duke kërkuar (për t’i vjedhur) fitra, zeqat, haxh, kurbanë, plus participim prej nxënësve, për mirëmbajtjen e Medresesë e cila, tash e tutje, për hirë të akreditimit, do të na nxjerrë çerek hoxhallarësh, persona me 35 për qind hoxhallëk!
Kjo politikë, pas përfundimit të Luftës Ballkanike dhe pas tërheqjes së Perandrisë Osmane nisi të zhvillohet nga Rusia Cariste nëpër shumë vendbanime shqiptare! Tani, këtë politikë ruse do të na e ringjallë Shaqir Fetai! Ja pse, në një të kaluar jo shumë të largët, ish-reisul ulema thoshte se “një mik amerikan më ka këshilluar që mos ta zhvilloj jetën islame me para të shtetit”! Sepse, të detyron të nxjerrësh “hoxhallarë” invalidë, mu të atillë çfarë i duhen Shaqir Fetait!

  1. (Hallalëku më i përkryer do të ishte sikur Fjalorin Prof. Mahir Hasanit t’ia botonte vetë BFI-ja)

Kqyrne Shaqir Fetain, tamam si duduk i shqyer që nxjerr “perla” që bijnë coft përdhe! Qenka realizuar edhe projekti i katër në bashkëpunim me Institutin e Trashigimisë të Sharikas së EBA! Falë angazhimit të ambasadorit maqedonas, Abdulkadër Mehmetit, do të realizohet edhe prjekti i katër! Për tre projektet e para as që ka dëgjuar njeri deri më sot, ndërsa, sakaq shpërtheu projekti i katërt!
Shaqir Fetai tha: “Shprehim mirënjohje Kryetarit të Institutit të trashigimisë në Sharika për këtë vendim, si dhe angazhimin e madhë të Ambasadorit të RMV në Ebu Dhabi të EBA Z. Abdulkadër Mehmedit. Allahu t’i shpërblejë me shpërblimet e Tij të pakufishme. Botimi i kësaj vepre voluminoze është nderë për BFI e RMV…”
Të gjithë paskan pasur merita, madje sukses i madh na qenka ky edhe i Bashkësisë Fetare Islame! Të gjithë paskan merita dhe, ja që merita paska edhe profesori i nderuar Mahir Hasani, i cili, më se tridhjetë vite ka derdhur mund e djersë për ta hartuar një Fjalor Arabsht-Shqip të cilin do ta botojë Instituti arab në fjalë!
Në vend se t’i bëhet një “himn” profesorit të nderuar, në vend se t’i thurret elozhe për tërë atë punë kolosale, për atë djersë epike që ka derdhur rreth një projekti personal të tij, në vend se të respektohet vendimi i Institutit arab si vendim akademik për të respektuar punën gjigante të profesorit të Medresesë, Mahir Hasanit, duke ia çmuar punën përmes botimit të veprës së tij Fjalori Arabnisht-Shqip, Shaqir Fetai e nxjerr si sukses të BFI-së, apo si sukses të vetin, sepse, ai po lëvizë nëpër dynjallëk dhe lëvizjet e tij (dmth shëtitja e bythve të tij si të vejushkave) po na sillka rezultate. A ka pra njeri më të poshtër se ky farë abdalli! Punën e tjetër kujt e paraqet si rezultat i “angazhimeve” të veta “bilaterale”!
Vepra e Mahir ef. Hasanit meriton të jetë botim i BFI-së, e jo turlifarë pseudo-libri nga pseuo-dudukët që hala nuk e kanë mësuar alfabetin shqip e mundohen të shkruajnë libra me të cilët Shaqir Fetai i darovitë madje edhe akademikët shqiptarë (mbase edhe janë të denjë për pseudo-libra të tillë)!
Pra, falë punës tridhjetëvjeçare të profesor Mahir Hasanit si dhe falë financimit nga Instituti për Trashëgimi të Sharikas, do të dalë në dritë Fjalori me mbi 170.000 fjalë Arabisht-Shqip! Thua të jetë katër herë më voluminoz për nga fondi i fjalëve se sa fjalori shqip-shqip i cili më i madhi ka 42.000 fjalë! Shumë respekte për profesor Mahirin dhe dhembje të thellë se pse Institucioni ku la eshtra e mish nuk ia përfilli këtë punë akademike mëse 30 vjeçare!

  1. (Shaqir Fetai me çfarë të drejte flet në emër të Ali Ahmetit?)

Pak çaste para se të niset për t’i shetitur medreset Shaqir Fetai, në një ”log burrash” paska thënë diçka shumë kërcënuese! “Tani do të shohin ata që po donë të dalin nga vallja të cilin e udhëheq unë! E kam përkrahjen e Partisë! Digji, më ka thënë vetë Ali Ahmeti”!
Kështu pra është kërcënuar Shaqir Fetai! Kështu ka nisur të manipulojë edhe në emër të Ali Ahmetit, ndërsa shumica e atyreve që i kërcënon Shaqir Fetai janë elektorat i respektueshëm i BDI-së! A mos ka ndonjë mision për t’ia futur edhe BDI-së ky farë budalle, sepse, ky është si ai sendi, sa ta lëmoshë aq më shumë çohet.

  1. (Vërtet, çka tha Shaqir Fetai? Asgjë, veçse budallallëqe!)

Dhe, e fundit, e cila, si konstatim i pamohueshëm dhe i faktuar me qindra argumenta, do të përmbyllë çdo shkrim të kësaj natyre dhe të kësaj rubrike!
Kështu foli Shaqir Fetai! Vërtet, çka tha Shaqir Fetai? Kush e injoron ka sevape të mëdha! Sepse ai nuk përfaqëson unitetin e myslimanëve të nënqiellit tonë, sepse ai nuk erdhi me propozim dhe me dëshirë të ulemasë sonë, sepse ai paraprakisht kreu tradhëti e komplot, sepse ai është instalacion i ardhur nga nëntoka e shërbimeve që nuk ia duan të mirën as shqiptarëve dhe as myslimanëve të vendit tonë!

Leave a Reply

Your email address will not be published.

You May Also Like

Nishani: Humbësi i 4 zgjedhjeve po mban peng PD-në

Nga Bujar Nishani/ Të dashur miq, rezultati i zgjedhjeve ishte zhgënjim dhe…

Pak për ateizmin në BFI-në e Shaqir Fetait

Kujdes! Nuk bëhet fjalë për BFI-në ateiste por, për ateizmin që ka…

Hutbe: Tërë jetën ta kemi Ramazan të Bekuar

“Thuaj: “Me dhuntinë e Allahut dhe mëshirën e Tij, le të gëzohen.”…