Shaqir Fetai përveç që ka shumë qejf të vizitohet e të pritet nëpër ndeja të kota, ia ka ënda shumë që të jetë prezent edhe nëpër xhami ku ka fëmijë! Përmes vizitave dhe ftesave për ndeja të kota ai mendon se mund të dëshmojë se sa shumë duhet, përkundër faktit që është fuks e tradhëtarë dhe, në rastin e dytë, vetëm nga fëmijët mund të gëzojë ndonjë “respekt” sepse vetëm ata nuk e dinë që Shaqir Fetai është fuks e tradhëtarë
Nga Faik Shahinbejlliu

A ia keni parë statuset Shaqir Fetait në fb?! Tipike si raportet policore, raportet spiuneske që kishin format të caktuar se si duhet të raportohet! Nuk e përfundon “informacionin policor” pa treguar se me kë po shoqërohej dertisa e dëgjoi apo i tha “mysafirit”! Është “deformim profesional” ky por, mund të jetë edhe detyrë bashkëkohore: duke qenë korrekt me informacionin, duhet të ofrohet raport sa më “gjithëpërfshirës”! Ujku qimen e nërron por zanatin jo!

1.
Shaqir Fetai e paska pritur në vizitë Drejtorin e Fondacionit turk “Maarif” në RMV, z. Mehmet Baran, prej të cilit në hollësi qenka njohtuar rreth Fondacionit dhe mbi synimet e tij, “sidomos në sferën e arsimit”, na njofton “radio-Shaqiri” (pandam i radio-Milevës së dikurshme)!
Edhe Shaqir Fetai, ky instalacion politik i qarqeve antiislame e antishqiptare në krye të BFI-së, e paska njohtuar mysafirin me “synimet e BFI në RMV”! Po cilat na qenkan ato synime?! Synimet e “subjektit juridik” janë po ato që ngërthehen në programin e të parit! Në rastin konkret, BFI-ja është pa kurrfarë synimi, sepse “drejtohet” nga një diletant e snob i cili as që di se çka është dhe si duket programi!
Nëse ia lë “subjektit juridik” që të drejtojë synime, atëherë, çka nëse synim i BFI në RMV të jetë çlirimi sa më i shpejtë nga zgjedhat e linçuesve, puçistëve dhe komplotistëve pa kurrfarë dinjiteti! Dhe, pa dyshim, si Zoti që është Një, synim parësor i BFI-së, si Institucion fetar, është që sa më parë ta dëbojë qenien e pistë që e ka uzurpuar, duke ia vënë dyzgjinat që çojnë vetëm në drejtimin e tij të paracaktuar që përfundon në kompremetim, në degradim dhe shkatërrim total të këtj Institucioni të planifikuar guzhinave të huaja, “synim” ky që është zotuar Shaqir Fetai se do ta zatojë me “përpikmëri”!

2.

Pasi Shaqir Fetai e paska marrur edhe dozën e tretë të vaksinës (ndërsa nuk tregon nëse i ka shkuar fena zhag), na thotë se me drejtorin e spitalit të Gostivarit paska biseduar mbi shumë çështje të rrjedhave aktuale!
Le të na i numërojë Shaqir Fetai vetëm tri rrjedha aktuale! Ku di Shaqir Fetai se kush janë rrjedhat aktuale, cilat rrjedha janë më aktuale! Pra, ky farë duduki nuk i di rrjedhat aktuale e lëre më të dijë se cilat janë çështjet e rrjedhave aktuale për të cilat duhet të bisedojë ai! Sot, në BFI, nuk ka rrjedhë më aktuale se sa degradimi i këtij Institucioni deri në çerdhe spiunësh, tradhëtarësh e komplotistësh! A e di këtë fakt Shaqir Fetai? Rrjedhë tjetër është angazhimi i disa strukturave për ta spostuar sa më shpejt në breg të plehut, aty ku e ka vendin! Rrjedhë tjetër aktuale në kuadër të BFI-së është procesi i vehabizimit dhe turqizimit të BFI-së, me qëllim për ta zvenitur dhe varrosur tërë atë të kaluar fetare e kombëtare të BFI-së post-komuniste!
Shaqir Fetai nuk i llogarit për rrjedha këto fakte, ai mendon se “rrjedha” janë vetëm tundimet politike të partive që e instaluan dhunshëm në krye të BFI-së.

3.

Këtë fundjavë, Shaqir Fetai paska prezantuar në xhami, me rastin e dua hatmeve të fëmijëve të fshatit Strimnicë dhe në xhaminë “Turi Sina” në Gostivar. Shaqir Fetai thotë se në ceremnoni të tilla ndjenë kënaqësi! Gënjenë, sepse, ai në fakt futet nëpër “programe” të tilla vetëm e vetëm sa për t’i njollosur, sa për t’ua minimizuar dhe nëpërkëmbur dinjitetin dhe personalitetin xhematit, sidomos lexuesve të Kuranit Madhështor. “Orao” në xhami, ky fuks i UDB-së sllave, është ngjashëm sikur “udbashqiqët” e viteve të fundit të mbretërisë serbe kur kërkonin konflikt të përgjakur me shqiptarët myslimanë. Çka bënin ata? Në bazë të rrëfimit të mexhlisit të xhematit dhe raportimit të Drejtorisë së Vakëfit të Prishtinës, në mesnatën e 8 dhe 9 janarit të vitit 1939, një bandë e panjohur e shumë të rinjve, duke i këputur shufrat e hekurta të dritareve, është futur brenda dhe e ka shkatëruar tërësisht xhaminë. Veç kësaj, në mihrab kanë vënë turirin e derrit të sapotherrur. Mynafiku, tradhëtari, spiuni, hipokriti, në xhami, është i po të njëjtit rang me “derrin në mihrab”!
Prandaj, Shaqir Fetai e di fare mirë se kush është ai në të vërtetë! Një “hafëz” që pranon të futet në skema nëntokësore, të spiunojë, të tradhëtojë, ta eliminojë nga skena njeriun që një jetë të tërë e mbajti në tepe të kokës, duke e ngritur lart e më lart me lavde e me pozicione të pamerituara! Tani ky njeri, me këtë “bagazh fetar” të futet në mesin e nxënësve plotë entuziazëm për ta mësuar islamin burimor? A nuk është ky nënçmim që i bëhet që në start këtyre fëmijëve?! Mynafiku e hipokriti në mesin e nxënësve që mësojnë ta lexojnë mirë e këndshëm Kuranin! Ai mbase mundohet të shfajësohet përmes këtyre fëmijëve të pastër e të çiltër, por ama, ai një gjë e ka të sigurtë: në hoistorinë kombëtare dhe të vetë Institucionit – BFI-së, do të ngelë si qenia më e pistë i cili një herë e në një kohë u mundua që ta mashtrojë Zotin dhe myslimanët e vendit me “reisllëkun e merituar” të tij! Ky është synimi i tij, ndërsa, në çdo paraqitje të tij Zoti gjithnjë e më shumë ia shpalosë shpirtin e zi duke e diskredituar rënd para të devotshmëve. Këtë nuk e heton Shaqir Fetai, sepse nuk është mision i tij që të ndjehet keq, misioni i tij është që ta “deh” xhematin me “devotshmërinë” e tij dhe ta vjelë sa të mundet. Sikur Shaqir Fetai të mbante “marëdhënie të ngushta” me Zotin, ai deri më sot do të çmendej nga vaji e trishtimi për tradhëtinë e bërë si dhe për pranimin e urdhërave që t’u shërbejë strukturave nëntokësore që e kanë pasur ëndërr atë situatë që e shkaktoi përmes tradhëtisë Shaqir Fetai në BFI, që nga 27 maji i motit 2020 e këndej!

4.

Shaqir Fetai, mu në mesin e xhematit gostivaras, tha: “xhamitë janë rruga më e mirë për zhvillimin dhe prezantimin e Islamit nga fëmijët”! A nuk është kjo fjali djallëzore përmes së cillës Zoti Fuqiplotë ia këputë boshtin kurrizor Shaqir Fetait! Islami duhet të prezantohet nga fëmijët? Jo nga hoxhallarët, jo nga teologët por nga fëmijët, të cilët duhet t’i marrin në duart të tyre xhamitë! Po pse kjo mendje e djallëzuar e Shaqir Fetait, a? Nuk i bëjnë punët me hoxhallarë e teologë a! U kërcënohet me fëmijët, me shtresën më të pafajshme në tërë atë lojë të pistë ku është zhytyr Shaqir Fetai, në atë lojë të cilën nuk dinë dhe nuk munden t’ia lexojnë vetëm fëmijët!
Shaqir Fetai, sa herë bie në trans nga turpi që po i rri si kryq mbi shpinë, nuk është në vetëdije se çfarë fletë e çfarë thotë! Sepse, realisht i dhemb tradhëtia që e ka bërë, i dhemb spiunimi që e ushtron i dhemb trishtimi në të cilin është mbërthyer.
Mes tjerash, Shaqir Fetai tha: “Islami në kohën aktuale ka nevojë për aktualitetin e kohës”! A nuk ju duket edhe kjo fjali e djallëzuar, si shenjë që ai në çdo hap, në çdo vend, në çdo veprim, bart mallkimin e Zotit! I mallkuari nuk mund të jetë i mbrojtur nga njollosja që ia bën vetëvetes! Islami në kohën aktuale paska nevojë për aktualitetin e kohës! Po cili është aktualiteti i kohës për të cilën paska nevojë islami në kohën aktuale?! Ja, po ia numërojm disa Shaqir Fetait! Aktualiteti i kohës përbëhet prej luftrave, maskarave, akteve terroriste, përpjekjeve okupuese, komploteve të rënda, prej drogës, prej prostitucionit, prej krimit, prej politikave antiislame, prej prodhimit sintetik e organik të votuseve, prej raketave shkatërruese, prej gjakimit të sumurë për gjakderdhje, për shtypje, për eksploatim, për thithje gjaku etj. etj. Për cilat nga këto dukuri aktuale të kohës ka nevoj Islami, o pis, o analfabet që qëllimisht i bënë këto “gafa”! Shaqir Fetai asgjë nuk thotë pa pasur synimin që është i projektuar nga nëntoka prej nga ka dalur ai! Prandaj thuhet dhe konkludohet se Shaqir Fetai është jashtëzakonisht njeri i ligë, se duhet të merret me rezervë çdo paraqitje e tij dhe se duhet të evitohet sa më shumë të jetë e mundur nga takimet publike! Sepse, është i xhindosur, i djallëzuar, i perfeksionuar në mynafikllëk e në hipokrizi!

5.

Dhe, e fundit, e cila, si konstatim i pamohueshëm dhe i faktuar me qindra argumenta, do të përmbyllë çdo shkrim të kësaj natyre dhe të kësaj rubrike!
Kështu foli Shaqir Fetai! Vërtet, çka tha Shaqir Fetai? Kush e injoron ka sevape të mëdha! Sepse ai nuk përfaqëson unitetin e myslimanëve të nënqiellit tonë, sepse ai nuk erdhi me propozim dhe me dëshirë të ulemasë sonë, sepse ai paraprakisht kreu tradhëti e komplot, sepse ai është instalacion i ardhur nga nëntoka e shërbimeve që nuk ia duan të mirën as shqiptarëve dhe as myslimanëve të vendit tonë!

Leave a Reply

Your email address will not be published.

You May Also Like

Letër nga Shkupi / NJË PËRÇMIM INSTITUCIONAL NDAJ LIBRIT

(Si kaloi dita e parë e një nisme institucionale – “Panairi studentor…

Aleanca pritet ti ketë 30 mijë vota më shumë se BDI-ja

Shkruan: Besnik Halimi Zgjedhjet e 12 Prillit  si duket kanë vendosur në…

Hutbe: Tërë jetën ta kemi Ramazan të Bekuar

“Thuaj: “Me dhuntinë e Allahut dhe mëshirën e Tij, le të gëzohen.”…

Mesazh me rastin e Fitër Bajramit, 2022: “Ka shpëtuar ai që është pastruar”

Fetë hyjnore kanë qenë dhe janë burim i mirësisë dhe paqes. Feja…

A po kërcënohen shqiptarët nga sektarizimi fetar

Nëse në Maqedoninë e Veriut shërbimet antiislame ndihmojnë çdo dukuri që do…