Shaqir Fetai është tallësi më i madh që njohin myslimanët e vendit. Ai tallet me gjithçka dhe në llogari të gjithkujtë! Edhe në vazin e tij në “Xhaminë Kërçova” në Bazel, xhemati e ka hetuar se si tallet! Ka pasur prej atyreve që kanë dashur të ngriten në këmbë e t’ia tëkërlisin shallin përdhe! Ndërsa, prandaj imami i xhamisë, i shkruan duke e falënderuar për ligjeratën e tij “përplotë urtësi”! Ligjeratat e udbashit mund t’i vlerësojë “urtësi” vetëm personi tjetër që është kandidat për udbashçiq

Nga Faik Shahinbejlliu

1.
Shaqir Fetai paska shënuar 3 Dhjetorin, Ditën e personave me aftësi të veçantë, apo, të kufizuar! Shaqir Fetai u thotë “me aftësi të posaçme”! A e di kuptimin e fjalës “posaçëm”? Apo, i duket fjalë e re dhe “shumëkuptimplote”! Po ja që këta persona nuk janë me “aftësi të posaçme” por” me aftësi të kufizuar”! Madje, që nga java e kaluar, organizata gjegjëse botërore ka sjellë vendim që kjo kategori tash e tutje mos të quhet si “person me aftësi të kufizuar” por, “person me një aftësi të kufizuar”!
Shaqir Fetai edhe me këtë kategori njerëzish tallet! Thërret ndonjë nga këta persona, të cilët, në karrocë, me përpjekjet maksimale të forcës së tyre të brishtë, afrohen deri te Shaqir Fetai dhe, ky mahluk, “trak” shkrep aparatin për fotografi dhe, e publikon foton duke na treguar se është me “një djalosh me emrin Labinot, një djalosh i buzëqeshur, i çiltër, i bukur, i sinqert, i dashur, i pastër në ndjenja dhe në zemër, dhe mbi të gjitha besimtarë i devotshëm, me besim e shpresë të paluhatshme për jetën i falënderon Zotit duke u falur dhe besuar fuqishëm në lidhjen e tij me Zotin”!
A e kupton Shaqir Fetai që kjo Ditë nuk është ditë për lajka, nuk është ditë për ta kamufluar të zinë e shpirtit katran me një tist të bardhë e të tejdukshëm, nuk është ditë që Shaqir Fetai të shesë pordha, por, është ditë kur institucionet e ndryshme humanitare e fetare, ua zgjasin dorën individëve apo enteve e asociacioneve që trajtojnë individë me aftësi të kufizuar! U dhurojnë karroca, televizorë, video-lojra, lodra, mjete nga teknika smart etj. Shaqir Fetai nuk e bën këtë gjest human, sepse ai është antihumani më i madh në fytyrë të tokës që ka nevojë të fotografohet me persona të dashur e me aftësi të veçantë sa për t’u shitur fytyrëzezi si “person i dashur”! Ai mund të shitet por kush është në zor për ta dashur atë majanë e uthllës! Vërtet, pse këtij djaloshi me nevoja të veçanta Shqir Fetai nuk ia ndau një “dekoratë” në shenjë respekti për devotshmërinë e tij! Natyrisht, sepse prej tij nuk ka shansë t’i hyjë asgjë në xhep Shaqir Fetait. Edhe një gjë: pse Shaqir Fetai nuk e shfrytëzoi këtë Ditë për të mbajtur një “ligjeratë” e për ta kritikuar qeverinë aktuale që nuk ka bërë asgjë për personat me nevojë të veçantë?! Shaqir Fetai është i kënaqur e i stërlumtur që qeveria aktuale, të paktën, kanë bërë mjaftueshëm për Shaqir Fetain, për këtë bastard me nevoja të veçantë në shpirt!

2.
Shaqir Fetai e ka gjetur një “livadh të babës” ku po kullotë si xhoja e gjallë! Zvicrën! Do “imamë” të korruptuar, ngjashëm si Shaqir Fetai (në një shkrim do t’ju tregojmë se pse Shaqir Fetai është i korruptar!), e ftojnë në Zvicër, në rajonin e patriotëve shqiptarë, atdhetarëve e revolucionarëve të cilët natë e ditë, deri sa po punonin për Kosovë e shqiptarë të lirë, ishin në shënjestër të UDB-së! UDB-ja qenka shembur por ama, udbashçiqët hala kanë ngelu dhe si minj të frikësuar po vrapojnë arave! Të ftohet një udbash nën pseudonimin ORAO është sa turp kombëtar aq edhe mëkat! Qenka nënshkruar kontrata e blerjes së xhamisë!!! Kjo nuk i sjell asgjë në xhep Shaqir Fetait, madj as që është në dijeninë e kësaj vepre e aq më pak të ketë ndonjë gram kontributi në tërë këtë gjest madhor fetar! Shaqir Fetai duket aty pari vetëmse me porosi të UDB-së: “sillu nëpër punktet tona të vrojtimit dhe, le ta dinë shqiptarët se UDB hala është gjallë! Merr vesh diçka prej tyre! Je në kombinim me agjentët vehabistë që e çojnë ujin në mulli të UDB-së”! Kjo është porosita dhe ky është qëllimi i vizitës së Shaqir Fetait.
Shaqir Fetai ishtë i kompleksuar deri në veshë, ai vdes për pak post, për pak karrierë, ai e ka në gjen karrierën, ndërsa i vetëdishëm se atë nuk mund ta arrije me meritë, i futet komploteve dhe tradhëtive i ndihmuar nga strukturat e dyshimta antiislame. Shaqir Fetai, në “informatën” e tij tha se xhemati i këtij vendi i pasa organizuar “një pritje të nivelit të lartë…”! Kujt i organizohen pritje të tilla përveçse nikoqiri shtetëror homologut të vet! Pritje të larta janë ato pritje që organizohen nën protokollet shtetërore! Pritjet e dorës së dytë, të tretë, të katërt, pritjet private, familjare, miqësore, mund të jenë vetëm “pritje të ngrohta” dhe assesi nuk mund të thuhet se ishin “pritje të nivelit të lartë”! Mund ta ketë ëndërr Shaqir Fetai që një ditë maqedonasit si dhe tërë struktura e UDB-së ta propozojnë edhe për kryetar shteti dhe të pritet pastaj “në nivele të larta”!
Paramendoni se çfarë paraqet befasi e hatashme për Shaqir Fetain! Ai qenka mrekulluar, qenka mahnitur, qenka shkrirë meqë shqiptarët e Bazelit ia paskan organizuar: “darkën në Gjermani, faljen e akshamit në xhaminë e arabëve në teritorin e Francës, ndërsa faljen e Jacisë dhe tribunën fetare në Xhaminë e Bazelit”! Heeeej, kqyre more, Shaqir Fetai paska hëngër darkë në Gjermani dhe pastaj e paskan shëtitur si putanen nga një qosh në qoshin tjetër! A ka më ofendim për atë xhemat se sa befasi t’ua llogarisish darkën që ta kan dhënë! Pastaj, ata myslimanë të devotshëm, ata haxhi baba, jo Shaqir Fetain në cilësi të UDB-së, por, sikur t’u shkonte edhe një qen i zgjebosur ata do ta strehonin, do t’i jepnin buk e ujë dhe do t’ia dëgjonin ndonjë kuisje që mund të jetë edhe “falënderim”!

3.
Çka tha Shaqir Fetai në “memoarin” e vet në shenjë përmbyllëse të kësaj vizit! “Akademiku” që na paska mbajtur një “ligjeratë shkencore” ka thënë diçka! Nëse i lexohet kjo palo “memoare” do të shikohet se kemi të bëjmë me një injorant të llojit të vet, me një demagog e hipokrit, i cili, ja që ia arrinë t’i mësojë përmendësh nja 10-15 fraza dhe ta “dehë” me pseudovaz xhematin e sinqertë. Le ta analizojmë se çka tha Shaqir Fetai? Ky tha: “Mbetet e paharuar vizita Xhamisë “Besimtari” në Bazel, pritja shumë e ngrohtë dhe vëllazërore që vërtetë tregoi se kjo xhami është vatra më e vjetër e cila vazhdon të jetë në nivel të detyrës”!
Xhamia që ia paska organizuar një pritje shumë të ngroht! Prandaj, sipas Shaqir Fetait, kjo xhami qenka në krye të detyrës, fill për këtë “pritje të ngrohtë”! Jo për lutje Zotit, jo për tubim të myslimanëve për t’i drejtuar lutje Zotit Fuqiplotë, por, thjesht, kjo xhami e kryen detyrën e vet vetëm nëse do ta presë Shaqir Fetain sa më ngrohtë! Tutje, Shaqir Fetai vahdon me talljen e vet: “në krye të së cilës xhami me sukses qëndron Z. Bari Demiri dhe Imami H. Bunjamin ef Azizi bashkë me besimtarët tjerë”! A keni parë more dikund xhami që udhëhiqet nga një kryetar, nga një imam dhe nga tërë xhemati?! Kjo është fjali e një njeriu që është në varshmëri nga një strukturë e gjërë që e përkrahin, e ndihmojnë dhe e këshillojnë në punët e tij të mbrapshta! Pastaj, tallja e Shaqir Fetait nuk mer fund, por merr “vlerat” e ofendimit: “Prezenca e Kryetarit të KMSHZ H.Hfz. Mehas ef Alija dhe shumë imamë i dhanë një shije të vërtetë.” Shije?! Kujt i dha shije? Cilës gjellë? Me këtë fjali, Shaqir Fetai dëshiron të na thotë se “mercenarin” e vet, Mehas Alijën nuk e konsideron asgjë tjetër përveçse “karabiber”, vegetë, e lloj barnishtash, që i japin shije dhe që e lezetojnë gjellën!
Fare në fund, Shaqir Fetai dëshmon se nuk është normal! Atij vetja i duket lloj “profeti” me cilësitë për ta “ripërsëritur” Isranë! Shaqir Fetai tha: “shfrytëzojmë rastin që në emrin tim dhe në emrin e delegacionit të dy qendrave dhe besimtarëve tanë kudo që janë t’ju shprehi falenderimet më të sinqerta për pritjen dhe nderin që na e bënë me një organizim të lartë.”
Pra, kudo që janë myslimanët, Shaqir Fetai i falënderon për pritjn e nivelit të lartë që ia kanë organizuar! Muslimanët janë në çdo cep të botës dhe ky i falënderon të gjithë, sepse e kanë pritur, edhe pse nuk janë në gjendje të kuptojnë se Shaqir Fetai i ka vizituar që të gjithë dhe se ata i kanë organizuar “pritje të nivelit të lartë”! Ja pra pse ky farë Hamami i Hyrës (Shaqir Fetai), është karrierist i verbuar, është me afinitete të një manjaku i cili nuk i frikësohet as Zotit, pasi që ndjehet i fortë me UDB-në pas shpine!
Po pse jo? ORAO (shqiponja) fluturon gjithandej! Në cilësinë e ORAO-s Shaqir Fetai mund t’i ketë vizituar të gjithë myslimanët kudo ku janë!

4.

Dhe, e fundit, e cila, si konstatim i pamohueshëm dhe i faktuar me qindra argumenta, do të përmbyllë çdo shkrim të kësaj natyre dhe të kësaj rubrike!
Kështu foli Shaqir Fetai! Vërtet, çka tha Shaqir Fetai? Kush e injoron ka sevape të mëdha! Sepse ai nuk përfaqëson unitetin e myslimanëve të nënqiellit tonë, sepse ai nuk erdhi me propozim dhe me dëshirë të ulemasë sonë, sepse ai paraprakisht kreu tradhëti e komplot, sepse ai është instalacion i ardhur nga nëntoka e shërbimeve që nuk ia duan të mirën as shqiptarëve dhe as myslimanëve të vendit tonë!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

Ku jeni “komandanta” të 2001-shit, pse po heshtni për komandant Sokolin!

Nuzemedin Imeri / Vëllezër e Motra, Të dashur bashkëkombës, të flasësh për…

“Grupi i Kumanovës” ri-dënohet me aminin e Ali Ahmetit

“Rasti i Kumanovës” në fakt është varri moral i BDI-së dhe oqeani…

Ç’thonë për teologët dokumentat sekrete të arkivit jugosllav në Beograd

Janë të shumta dokumentat sekrete që flasin për aktivitetet dhe metedologjinë e…

Efendi Rexhepi: Me komplot e tradhëti nuk përmirësohen “situatat e vështira”

R E A G I M Mbi Raportin e Komisionit Evropian për…

“Klani Zajazit” sulmohet nga BDI-ja (FOTO)

Pas sabotimit masiv të bisedave të përgjuara për kreun e BDI-së nëpër…