Pak nga injoranca, pak nga frika se do t’i hidhërojë punëdhënësit e vet dhe, shumëfish më tepër nga halitia, sa herë që flet Shaqir Fetai, del karakteri i tij prej naivi analfabet

Nga Faik Shahinbejlliu

1.
Shaqir Fetai ishte munduar që shqiptarëve t’ua urojë Ditën e Flamurit! Kurrë në jetë nuk ua ka uruar, ndonëse ka qenë në pozitë udhëheqëse të një territori të madh të Myftinisë së Gostivarit! Në urimin e sivjemë ka një hile, e cila më shumë flet për frikën prej oficerëve të UDB-së se sa që flet për ndonjë harresë të tij. Nga ana tjetër, edhe nëse është harresë duhet kuptuar njeriun i cili sillet si me qenë sklerotip!
Shaqir Fetai tha: “Andaj, kjo ditë e madhe – Dita e flamurit dhe e Pavarësisë…”, “Në këtē ditë të madhe të Flamurit dhe Pavarësisë shfrytëzoj rastin…” Për cilën Pavarësi e ka fjalën Shaqir Fetai? Pse frikohet të thotë “Pavarësia e Shqipërisë”?! Kush ia ka ngushtuar lakun në fyt dhe e ka trishtuar aq shumë sa mos të guxojë ta përmendë se është Pavarësia e Shqipërisë? Pse frikësohet të thotë atdheu ynë, mëmëdheu yn, por, thotë “vatani ynë”! “Vatani” i duket fjalë më universale, për të cilën nuk kanë çarë fort kokën udbashët, por ama, për fjalën “atdhe” e “mëmëdhe” janë dënuar me nga 10-15 vjet burgë nga UDB-a e Serbisë, ku ka shërbyer edhe vetë Shaqir Fetai nën pseudonimin ORAO!

2.
Shaqir Fetai u ndikua nga një shkrim paraprak, kur u sugjerua që gjatë këtyre ditëve me tërë “rijasetin” e tij të shkojë për ngushëllime nëpër familje shqiptare që i humbën më të dashurit e tyre në ngjarjen tragjike në Bullgari ku u dogjën 45 persona në autobusin e BESA TURSIT në të kthyer nga Stambolli në Shkup.
Shaqir Fetai me myhybët e vet paska shkuar në një familje të cilën e paska zgjedhur për një ngushëllim formal dhe për pozim të pederaftë! Si nuk i ka ardhur turp që të publikojë rreth 30 fotografi nga kjo vaki në të cilat Shaqir Fetai pozon duke bërë grimasa “dhembshurie” në fytyrë! Nga eventet e ndryshme edhe mund të publikohen më shumë foto, por ama, të publikohen kaq shumë fotografi nga një ngushëllim, kjo flet për skizofreninë e Shaqir Fetait! Familjarët duhet të kërkojnë që urgjentisht Shaqir Fetai t’i heqë ato fotografi nga atmosfera e zymtë dhe përplotë dhembje e trishtim në shtëpinë e tyre. Nuk ka nevojë që Shaqir Fetai të luajë rolin e manikinit në dhembjen e tyre!

3.
Shaqir Fetai është më se i vetëdishëm se është i padëshirueshëm kudo që futet. Tai nuk është në traditën e shqiptarit që ta dëbojë nga konaku madje edhe një shkja! Shaqir Fetai e keqpërdorë këtë traditë dhe nganjëherë edhe “mburret”! Thotë se, ja, shqiptarët po më duan dhe po më mirëpresin! Shaqir Fetai nuk shkon me raste të tjera por, vetëm kur familja do të jetë me dhembje e pikëllim, kur, në çaste varrimi dhe ngushëllimi pranon edhe ujqër e çakaj!
Shaqir Fetai tha: “Na pritën shumë mirë”! Ky farë pisi mendon se ka shkuar me ndonjë rast gëzimi, për ç’gjë familjarët janë përkujdesur që ta presin sa më mirë! Po kush e shpreh një konstatim të tillë! Vetëm ai që e ndjenë se është i padëshirueshëm, vetëm ai që e ndjenë se është instalacion i huaj në komunitet, vetëm ai që e ndjenë se është “caktuar” përkundër vullnetit dhe dëshirës së komunitetit të gjërë! Një i tillë, në një vizitë familjare, do të thoshte “Na pritën shumë mirë”!
Në rastin konkret, familjarët nuk e kanë pasur hallin ta presin “shumë mirë” Shaqir Fetain, ndërsa ky e ka pasur test për vete! Të shikojë nëse do ta presin mirë apo keq! Ky nuk e kupton dhembshurinë e tjetrit, ky nuk e kupton hallin e tjetrit, Shaqir Fetai nuk e ka dert trishtimin e tjetrit. Ai hall ka nëse është i dëshirueshëm apo jo tek shqiptarët. Në rastin konkret paska marrur pak fllad b…! “E paskan pritur shumë mirë”!

4.

Dhe, e fundit, e cila, si konstatim i pamohueshëm dhe i faktuar me qindra argumenta, do të përmbyllë çdo shkrim të kësaj natyre dhe të kësaj rubrike!
Kështu foli Shaqir Fetai! Vërtet, çka tha Shaqir Fetai? Kush e injoron ka sevape të mëdha! Sepse ai nuk përfaqëson unitetin e myslimanëve të nënqiellit tonë, sepse ai nuk erdhi me propozim dhe me dëshirë të ulemasë sonë, sepse ai paraprakisht kreu tradhëti e komplot, sepse ai është instalacion i ardhur nga nëntoka e shërbimeve që nuk ia duan të mirën as shqiptarëve dhe as myslimanëve të vendit tonë!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

Ku jeni “komandanta” të 2001-shit, pse po heshtni për komandant Sokolin!

Nuzemedin Imeri / Vëllezër e Motra, Të dashur bashkëkombës, të flasësh për…

“Grupi i Kumanovës” ri-dënohet me aminin e Ali Ahmetit

“Rasti i Kumanovës” në fakt është varri moral i BDI-së dhe oqeani…

Ç’thonë për teologët dokumentat sekrete të arkivit jugosllav në Beograd

Janë të shumta dokumentat sekrete që flasin për aktivitetet dhe metedologjinë e…

Efendi Rexhepi: Me komplot e tradhëti nuk përmirësohen “situatat e vështira”

R E A G I M Mbi Raportin e Komisionit Evropian për…

“Klani Zajazit” sulmohet nga BDI-ja (FOTO)

Pas sabotimit masiv të bisedave të përgjuara për kreun e BDI-së nëpër…