Shaqir Fetai është duke themeluar nga e para “Bashkësi Fetare Islame”! Me të fillon gjithçka, madje edhe pajisja e kabinetit të tij me orendi të reja. Shaqir Fetai ka publikuar foto ku shihet se si e ka renovuar sallën e “rijasetit”! Shaqir Fetain me e hyp dhe në Hënë ai megjthatë ngelë fuks dhe injorant nën petkun e hipokritit

Nga Faik Shahinbejlliu

Shaqir Fetai vazhdon duke u shpërfaqur ditë e më shumë në hambar gjigant të turpit! Po i turpëron gjithë myslimanët e vendit me injorancë, me snobizëm dhe me hipokrizi. Është ithtarë i vetëfërkimit, i fërkimit në mes vete me myhybtë e vet, sepse, për Shaqir Fetain e rëndësishme është që në mes të anëtarëve të “rijasetit” të konsumohen bolet për bubrekë duke i lavdëruar kënaqshëm se hëngrën diçka të lezetshme.
Shaqir Fetai nuk mund të kalojë javë pa ndonjë lëvizje hipokrite që, nga një vlerësim normal (pa egzaminimin psiko-psikiatrike) del se ai aq sa është naiv po aq është edhe lolo.

1.

Shaqir Fetai paska organizuar një “sesion shkencor kushtuar mësimbesimit në mektebe dhe sfidat bashkëkohore”! A mos ishte më mirë që një sesion i tillë t’i kushtohej (mos)mësimbesimit nëpër shkolla shtetëror? Apo, Shaqir Fetai tashmë ka lidhur paqe me shtetin sa edhe gishtin në bythë me ia futë ai nuk do të reagojë!
Shikojeni Shaqir zezën se çfarë bën! I mbledh myhybët e vet, si ata të ylbertët kur mblidhen në një odë-harem dhe “diskutojnë” në mes vete! Në mesin e atyre myhybëve pjesëmarrës, të paktën nja 10 persona ishin që nuk kanë lidhje me teologji, rrjedhimisht as me mundësinë për të qenë mualimë-mësues mektebi! Çka është me rëndësi që me këtë temë të njohtohen në mes vete myftinjtë të cilët, dorën në zjarr, as që e dinë se sa mektebe kanë dhe as që i vizitojnë ndonjëherë! Po si nuk i shkoi në mend Shaqir Fetait që t’i mbledhë të gjithë mualimët e vendit dhe t’ju tregojë se tash e tutje, pas “reformave” që i bëra, në mekteb mësimbesimi fetar do të zhvillohet sipas kësaj metodike, sipas këtij koncepti dhe me këto mjete bshkëkohore (kompjutorë, laptopë, prozhektorë etj.)! Jo, sepse, Shaqir Fetai ka pasur dy qëllime: ta promovojë sallën e “rijasetit” i cili ka qenë mjaft i mirë por, për Shaqir zezën ka qenë i ish-reisit të cilit i komplotoi duke ia ngulur thikat e tradhëtisë pas shpine dhe, ja që ka pasur frikë nëse do t’i përgjigjeshin nja dhjetë-pesëmbëdhjetë mualimë e mësues mektebesh, sepse as që ka çarë kokë ndonjëherë për ta, madje as nuk ua ka nivelizuar rrogat e as që i ka futur në sistem pensiono-invalidor!
Në faqen hipokrite të FB-ut të vet Shaqir Fetai, pa fije turpi, pa një gram modestie, do të shkruaj një fjali përmes të cilës ai dëfton se i injoron dhe i tallë të gjithë akademikët dhe intelektualët që sado pak e dinë se çka është sesioni dhe si, pse dhe për kë përgatiten sesionet. Shaqir Fetai thotë: “me sukses u realizua Sesioni shkencor në nivel të Rijasetit të BFI e RMV”! Ja, unë, autori i këtij shkrimi, jam njëri prej intelektalëve (miliona herë më i fuqishëm se Shaqir zeza) që ia kontestoj suksesin e një cirkuziade të tillë. Kush ia verifikoi suksesin Shaqir Fetait! Ai vetë lanë e vetë shpëlanë. Thjesht, në këtë kontekst, edhe ky sesion mund të jetë i suksesshëm vetëm në shpëlarje të parave, në shpenzim kot e kot të parave, keqpërdorim flagrant i fitrave dhe zeqatit të myslimanëve të ngrat të këtij nënqielli! Për t’i dhënë peshë “akademike” tërë kësaj cirkuziade, Shaqir Fetai do të thotë: “Nivel i lartë i ligjëruesëve Prof.Dr. Qani ef. Nesimi, Dr. Qenan Ismaili dhe Prof.Dr. Naser Ramadani”!!! Të gjithë me “tituj” ndërkohë që nuk kanë më të voglën njohuri nga shkenca e Pedagogjisë, nga Metodika dhe nga Informatika si shkencë, për të dhënë kontribut në një sesion me një temë të tillë pretencioze! Por, nejse, hajde t’i shesim mend njëri tjetrit! Ka para të fitrave Shaqir Fetai, mund t’i lejojë vetes që t’i shpërdorë edhe për një vetëkënaqësi të tillë!
Në fjalën e vet të qelbosur Shaqir duduki paska thënë “pa edukim të mirëfilltë dhe të shëndoshë nuk mund të mendojmë në një ardhmëri të shëndoshë për Islamin dhe muslimanët në përgjithësi, andaj mësimbesimi islam në mekteb është baza e edukimit tonë të përgjithshëm dhe se duhet t’i kushtojmë rëndësi të jashtzakonshme”. Ky është një konstatim i hershëm rilindas! Nuk është në gjendje dhe nuk është i thirrur Shaqir Fetai të konstatojë por të veprojë! Çka ka bërë, çka ka ndërmarrur Shaqir Fetai si hap të jashtëzakonshëm në drejtim të një edukimi të mirëfilltë dhe të shëndoshë? As këtë nuk është në gjendje ta bëjë Shaqir Fetai, sepse, edhe nuk di por edhe nuk i lejohet nga mësuesit e tij me zyre në UDB! Një udbash me plotë udbashçiçë të vet të na flasë për mësimbesimin në mektebe?!
Paskan sjellë konkluzione në fund të sesionit, ndonëse nuk i publikojnë, sepse nxjerrin në shesh amatorizmin, sharlantantizmin dhe hipokrizinë e tyre! A kanë konstatuar këta të “rijasetit” të Shaqir Fetait se sa mësimdhënës dinë t’i përdorin mjetet bashkëkohore të ligjërimit?! Sa kanë njohuri elementare mbi informatikën! A duhet të themelohet një drejtori e veçantë, me një “tog” ekspertësh, prej njohës të pedagogjisë, metodikës e deri te IT e mirëmbajtës të rrjetit kompjutorik, sepse, a medon Shaqir diletanti se koha është që mektebet të ndërlidhen mes vete dhe të kenë një program të unifikuar! Ku i merr vesh këto gjëra Shaqir Fetai, e aq më pak “niveli i lartë i ligjërusit”, Qenan Ismaili, i cili, në mbledhjen e myftinisë që e ka shndërruar në filiale të FRI-së, raporton se, është shumë i lumtur me suksesin që ka arritur në a) shtimin e lexuesve të fb të myftinisë, b) në shtimin e “like”-ve për 1000 si dhe c) në shtimin e “followers”-ave për 327 të rinj! Me të tillë “të sukesshëm” Shaqir Fetai mendon të mbërrijë suksese?! I dështuar është vetë ai ashtu siç i ka të dështuar dhe “ekspertët” e vet!

2.
Shaqir Fetai thotë: “Përfundoi rregullimi i Studio TV IKRE”! Kë e gënjenë Shaqi Fetai! Pse edhe më tej mundohet që mbi baza të rrenave të bëj karrierë?! Po çfarë karriere “studioja” xhanëm?! A e di Shaqir ahmaku se çka do të thotë studio televiziv! Cilët janë parametrat e një objekti për t’u quajtur studio! “Tv Ikre” është në po atë “studio” ku ka qenë, me inventar të ndryshuar, me ndërrimin e tavolinës dhe largimin e prapavijës karikaturë! Me këtë ndryshim që paska bërë, me këtë “studio” të re të vjetër, tashmë Shaqir Fetai paska “themeluar” nëj Tv Ikre që “do të jetë zë i fuqishëm i vlerave islame”! Po deri dje – çka ishte ky “tv”?

3.
Duke qenë totalisht i izoluar dhe i injoruar, Shaqir Fetai tashmë ka nisur t’i ftojë nëpunësit e BFI-së dhe prej tyre të bëjë lajm mbi vizitat që po shpeshtohen në “kabinetin e Shaqir Fetait”! Shaqir Fetai ka qenë koleg me profesor Hasan Xhilon, me një nga mendimtarët më serioz të mendimit islam në Maqedoninë e Veriut! Kurrë nuk ka shprehur admirim për të, madje gjithnjë është tallur në llogari të Hasan Xhillos! Ka qenë një prej kundërshtarëve të mëdhenj të shfrytëzimit të zyres së Bibiotekës “Isa Beu” ku Hasan Xhillo, deri sa ishte drejtor i Bibliotekës, po e përkthente Kuranin në gjuhën maqedonase! Ka qenë për ta ndëshkuar për këtë “shfrytëzim” të zyres për interesa personale! Përkthimin e Kuranit në maqedonisht Shaqir Fetai e vlerësonte “interes personal” të Xhillos! Por, kurrë, asnjëherë, për asnjë çast nuk ka pasur mendim të mirë Hasan Xhillo për Shaqir Fetain, sese e ka njohur që nga Sarajeva, si studentë, kur Shaqir Fetai bënte kërdinë mbi “shqiptarët nacionalistë e seperatistë” dhe mbi boshnjakët që po ia prisnin terezinë nacionaliste serbëve!
Mysafir e paska pasur edhe profesor Nizam Reshitin, kontaktuesin me botën turke! Po a është po ky Nizam Reshit të cilit Shaqr Fetai i ka kërkuar falje dhe hallallëk sepse është bërë shkaktar për ta dëbuar nga BFI-ja dhe për ta dektisur profesor në FSHI? Sepse Shaqir Fetai ka qenë i bindur se Profesor Nizam Reshiti është “spiun turk” brenda BFI-së që shërben për shërbimet turke që janë kundër H. Sulejman ef. Rexhepit dhe BFI-së! Nuk flet kjo për hipokrizinë e poshtër të Shaqir Fetait? Shaqir Fetai nuk ka flokë në kokë sa vetëve duhet t’u kërkojë hallallëk për atë që është bërë sebep për t‘ua nxirë jetën! Më shpirtzi se Shaqir Fetai nuk gjenë as në “shumadi”!

4.
Phaaaa, se si është “rasti mbret i botës”! Krejt rastësisht e paska vizituar edhe myftiu i Gostivarit si dhe një elektricist me të cilën paskan këmbyer përvoja dhe “mendime të begata”! Ja se si Shaqir Fetai i shpalosë “kualitetet” e veta! Na ishte futbollist e aktor, tani na doli edhe elektricist sepse, pa qenë i tillë nuk mund të këmbeshë mendime mbi fushën përkatëse! Prandaj Shaqir Fetai takohet edhe me spiunë e bashkëpunëtorë të UDB-së e të shërbimeve intelegjente të ndryshme! Ka njohuri edhe në këtë fushë dhe mund të këmbejë përvoja e mendime edhe në aspekt të spiunimit. Abdall i profesionalizuar!

5.
Shaqir Fetai shpreh urime për gjuhën shqipe ndërsa shpesh del edhe bastardues i kësaj gjuhe, sepse, aq ka njohuri ai, por edhe e ka porosi që të tallet me këtë gjuhë! Shaqir Fetai me ashk e bastardon fjalën, me shpirt e boshnjakëzon fjalën ndërkohë që Fjalori i gjuhës shqipe e njeh vetëm si “AMANET” pra, jo si “emanet” fjalë kjo e gjuhës boshnjake!
Shaqir Fetai, ky hilexhi e grotesk i fëlliqtë thotë “gjuha shqipe si një xhevahir ngrit lartë qenien tonë kombëtare në këtë nënqiell”! Do me thënë në nënqiellin e Maqednisë së Veriut, ku jetojnë shqiptarët! Po çfarë gjuhe flasin ata të nënqiellit të Shqipërisë, ata të nënqiellit të Kosovës, të Luginës së Preshevës, të Malit të Zi… Apo Shaqir Fetai për botë shqiptare e njeh vetëm këtë të “nënqiellit” tonë! Hej! Po sikur Shaqir Fetai ta mendojë “nënqiellin tonë” me SHQIPËRINË ETNIKE!!! Me Shqipërinë e Madhe! Thua të jetë kaq “patriot” Shaqir Fetai! Mbi të gjitha, mund të jetë ekskluzivisht provokator i UDB-së dhe asgjë tjetër!
Për Shaqir Fetain gjuha shqipe qenka “inspirim i gjallë për të tashmen dhe të ardhmen tonë të ndritshme bashkë me kombet tjera.”! Po a nuk ka qenë inspirim edhe në të kaluarën a! Apo, të kaluarën tonë nuk e njeh dhe nuk e di Shaqir Fetai, sepse ka qenë duke kaluar korridoreve të UDB-së! Gjuha shqipe dhe ne si komb paskemi ardhmëri të ndritshme bashkë me kombet e tjera? Ndryshe, nëse nuk bashkëpunojmë me serbë, me maqedonë… na paska hëngër pusi a! Shaqir zeza! I është thënë miliona herë: më mirë ësht të mos paraqitet fare se, çdo paraqitje e tij përbën skandal që e turpëron qenien kombëtare dhe fenë islame! Sepse – ku i ka hije more një udbashi të flasë për islam e për komb shqiptar!

6.

Dhe, e fundit, e cila, si konstatim i pamohueshëm dhe i faktuar me qindra argumenta, do të përmbyllë çdo shkrim të kësaj natyre dhe të kësaj rubrike!
Kështu foli Shaqir Fetai! Vërtet, çka tha Shaqir Fetai? Kush e injoron ka sevape të mëdha! Sepse ai nuk përfaqëson unitetin e myslimanëve të nënqiellit tonë, sepse ai nuk erdhi me propozim dhe me dëshirë të ulemasë sonë, sepse ai paraprakisht kreu tradhëti e komplot, sepse ai është instalacion i ardhur nga nëntoka e shërbimeve që nuk ia duan të mirën as shqiptarëve dhe as myslimanëve të vendit tonë!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

Ku jeni “komandanta” të 2001-shit, pse po heshtni për komandant Sokolin!

Nuzemedin Imeri / Vëllezër e Motra, Të dashur bashkëkombës, të flasësh për…

“Grupi i Kumanovës” ri-dënohet me aminin e Ali Ahmetit

“Rasti i Kumanovës” në fakt është varri moral i BDI-së dhe oqeani…

Ç’thonë për teologët dokumentat sekrete të arkivit jugosllav në Beograd

Janë të shumta dokumentat sekrete që flasin për aktivitetet dhe metedologjinë e…

Efendi Rexhepi: Me komplot e tradhëti nuk përmirësohen “situatat e vështira”

R E A G I M Mbi Raportin e Komisionit Evropian për…

“Klani Zajazit” sulmohet nga BDI-ja (FOTO)

Pas sabotimit masiv të bisedave të përgjuara për kreun e BDI-së nëpër…