Shaqir Fetai, instalacioni politik më brutal i pushtetit aktual maqedonas, i ekspozuar në krye të BFI-së, pa dyshim që shquhet edhe për paturpësinë e tij për të vjedhur suksese, për të vjedhur gëzime, por edhe për të vjedhur vdekje e dhembje dhe, për t ‘i paraqitur ato si aktivitete të veta

Nga Faik Shahinbejlliu

A e keni parë Shaqir Fetain, këtë kallëpin e komplotit dhe të tradhëtisë kombëtare e fetare, se si pa fije turpi mundohet që të vjedhë punë të bereqetshme dhe suksesshme të huaja e t’i prezantojë si “reforma të reisit të ri” dhe si suksese personale e të BFI-së së tij?! Punën e mundimshme të teologëve që nxjerrin hafiza të rinjë, e paraqet si suskes personal, ndërsa jo të gjitha vdekjet e myslimanëve, por vetëm ato të familjarëve të personaliteteve të njohura, i paraqet si aktivitete të BFI-së për përcjellje në botën tjetër! Këtë veprim do ta bënte vetëm ai që e ka fytyrën një hektar, vetëm një diletant, një hiprokit i llojit të Shaqir Fetait.
Vjedhje e tillë ishte edhe paraqitja e tij sot në një xhami të Tetovës, imami i të cilës kishte pikasur një fëmijë gjeni i cili do të bënte punë vetëmohuese për ta nxënë përmendësh Kuranin e Madherishëm! Cila tani këtu është merita e Shaqir Fetait që ua çau b… të pranishmëve me një fjalor të denjë vetëm për një mëkatar dhe një snob? Shaqir Fetai, pasi e keqpërdori mundin e djaloshit, pasi ia keqpërdori vendin dhe eventit për t’i përshëndetur dr. e mr. idiotësh që i kishte marrur me vete, për të treguar se çfarë ekipi “të maaath” ka me vete, ai do të flasë gjëra që më së paku duhet të dalin nga goja e tij prej të cilës kanë dalur llafe spiunazhi që kanë mbushur qindra e mijëra faqe dosjesh të hapura nga UDB-ja serbe; foli me të njëjtin dikcion si “moderatori” para fëmijëve të vegjël, ngjashëm si Branko Brankice në “Kock-kocka-kockice”!
Shaqir Fetai, veç të tjerash tha: 1.Ne mesin tonë është doajeni i leximit të Kuranit nga Ferizai; 2.Promovimi i një hafëzi të ri është një ngjarje e madhe; 3. Të jeshë hafiz do të thotë të jeshë ushtar dhe të qëndroshë para Zotit e t’i thuash, ja, qëndroj me mendje e me trup në mbrojtje të islamit; 4.Ju jeni ata që me kënaqësi të madhe po na jepni përkrahje; 5. Të lexoshë Kuranin do të thotë drejtë për drejtë të flasësh me Allahun xh.sh.; 6.Ky djalosh këtu mund të jetë 16 vjeçar por mua më duket 11 vjeçar; 7.Unë t’ju them drejt u dogja të nxjerr një hafiz por s’un e bona!

1.

Në mesin tonë është doajeni i leximit të Kuranit nga Ferizai! – Shaqir Fetai edhe më herët e ka përdorur fjalën “doajen”! Kjo fjalë u dedikohet personave që kanë një përvojë të gjatë në një aktivitet kulturor, arsimor, shkencor, të cilët janë në prag të fundit të tyre! Hafëz Egzon Ibrahim, ky fenomeni i këndimit bukur të Kuranit, nuk mund të jetë doajen. Shaqir Fetai tallet me këtë “nocion” me hafëz Egzonin, e përçmon, e ironizon! Ata që nuk e njohin Shaqir Fetain duhet të dinë që e folura e tij është kryekëput cinike dhe plotë sarkazëm. Në atë mexhlis doajen ishte vetëm ish-myftiu i Tetovës. Nëse para hoxhë Alifikri Esadit na del, sipas Shaqir Fetait, doajen hafëz Egzoni, atëherë i bie që, për Shaqir Fetain më i vjetri aty ishte Egzoni, ndërsa të vjetërit e tjerë ishin “hije të vdekurish”!

2.

Promovimi i një hafëzi të ri është një ngjarje e madhe! – Ja pra, për Shaqir Fetain promovimi është ngjarje dhe jo nijeti, jo procesi dyvjeçar apo tri, deri sa hafëzi e ka nxënë përmendësh Kuranin. Promovimi është aktivitet i organizuar i një personi, i një organizate, i një “korporate” dhe, nëse ky është aktivitet më i rëndësishëm se sa tërë ajo punë nga e cila del një Mbrojtës i Kuranit, atëherë ja pra edhe një dëshmi se Shaqir Fetai është një qese bërllogu përplotë me cinizëm dhe me injorim!

3.
Të jeshë hafiz do të thotë të jeshë ushtar dhe të qëndroshë para Zotit e t’i thuash, ja, qëndroj me mendje e me trup në mbrojtje të islamit! – Po një “hafiz” i cili ka shkja nga kjo rrugë dhe një jetë të tërë qëndron para Stanko Dragoviqit, oficerit të UDB-së, duke u paraqitur si mbrojtës i ideologjisë komuniste! Shaqir Fetait, këtij nxënësi të oficerit të UDB-së, Stanko Dragoviqit, rreptësisht i ndalohet të manipulojë në emër të islamit, sepse nuk i ka hije një komunisti që, nën petkun e “myslimanit të devotshëm” të flasë për islam e për Kuran! Shaqir Fetai nuk qëndroi kurrë para Zoti, nuk u dridh para Tij, por, së fundmi dëshmoi edhe praktiksht se gjithnjë ka qëndruar dhe është dridhur para pushteteve antiislame. Ndryshe, assesi nuk do të mund ta pranonte porosinë dhe angazhimin për ta kryer një komplot dhe një tradhëti që u ndërmor për ta rrënuar Bashkësinë Fetare Islame! Një rojtar i Kuranit do të vdiste e nuk do të pranonte që t’i luste myslimanët me përçmim e ofendim “nëse keni Allah, votoni për…” – për turlifarë antimyslimani e për turlifarë përfaqësuesi ideologjikë si pasardhës të komunistëve sllavë!

4.
Ju jeni ata që me kënaqësi të madhe po na jepni përkrahje! – Kësaj i thonë manipulim publik! Shaqir Fetai e shfrytëzon rastin dhe i kap “mat” të pranishmit, duke u thënë: ju na jepni përkrahje! Nuk ka musliman në Maqedoni që nuk e di se, t’i japësh përkrahje Shaqir Fetait është mëkat prej mëkteve të mëdha, sepse, edhe mysliman edhe të jeshë në bisht të spiunit, komplotistit e tradhëtarit, nuk shkon! Shaqir Fetait mund t’i japin përkrahje gjysma e familjes së vet (jo e tëra, sepse ka famijarë të tij që flasin zi e më zi për të), mbase edhe një 0.0001% e myslimanëve të vendit. Mbase Shaqir Fetai mund të shpresojë në përkrahje të të palindurve akoma, spse këta që kanë vetëm një gram logjikë e dinë shumë mirë se kiç-instalacioni i pushtetit antiislam nuk mund të përkrahet por të mallkohet e të përçmohet me loçkë të zemrës.

5.

Të lexoshë Kuranin do të thotë drejtë për drejtë të flasësh me Allahun xh.sh. – Le të na thotë Shaqir Fetai, ky farë “hafizi” që kurrë në jetën e vet nuk nxori një hafiz, ndërsa nxori plotë spiunë, pra, le të na thotë se, a ka folur më shumë me Allahun xh.sh. apo me oficerin e UDB-së, Stanko Dragoviqin? Shaqir Fetai sot duhet t’i përdorë këto evente të madhërishme për t’i lutur hafizlerët e rinj që kurrë të mos joshen (siç u joshë vetë ai) nga kurrfarë shërbimi intelegjent dhe nga asnjë forcë e lëvizje që nuk ia do të mirën islamit dhe myslimanëve të vendit. Në këtë shteg ka marshuar gjatë kohë Shaqir Fetai, ndaj dhe, nëse është penduar në momentin e instalimit të tij në krye të BFI-së, atëherë, le t’i përdorë këto momente për apele të përshpirtshme që mos të lejojnë të futen nëpër kallëpe të spiunazhit!

6.
Ky djalosh këtu mund të jetë 16 vjeçar por mua më duket 11 vjeçar! – Shaqir Fetai merr pjesë në një “promovim” ndërsa nuk e njeh veprën, nuk di asgjë për veprën, madje as që e ka lexuar. A ka më diletantizëm se kjo; a ka më sharllatantizëm se kjo, a ka më hipokrizi se kjo! Ky “sinqeritet” cinik e injorant mund të rrjedhë vetëm prej sojit të Shaqir Fetait! Ja sa i ka interesuar Shaqir Fetait, procesi nëpër të cilën ka kaluar djali, ja sa ka interesuar që ta motivojë si institucion, ja sa e ka përcjellë punën e një rojtari të Kuranit dhe, fare në fund, ja sa ka njohur i mbi hafëzlerët e rinj ky farë “reisi”! Turp! Cinik deri në thithej të tërë urrejtjes njerëzore! Vetëm Shaqir Fetai që i lejon vetes t’i keqpërdorë eventet e tilla për t’u shpërfytyruar në kamer e në “TV të BFI” si “mësuesi i kombit”, si “patriot i kombit dhe vatanit” (edhe pse në ceremoni vetëm një herë tha Tetova e Madhe, ndërsa Ballkanin e përmendi dhjetra herë, madje edhe në Meke e paskan pyetur për Ballkanin!!!) si “hoxhë”, dhe përmes kësaj intrige të mundohet ta zbusë të qenurit i përkryer në komplot e tradhëti!

7.
Unë t’ju them drejt u dogja të nxjerr një hafiz por s’un e bona! – Thotë Shaqir Fetai! U dogj për ta nxjerrë jë hafiz por nuk ia arriti! A mos e ka pasur ndonjëherë qëllim kryesor nxjerrjen e hëfëzit! Jo, kurrë! Sepse ka qenë i angazhua në spiunim, në bërje të karrierës së dobët, në ushtrim të pamerituar të postit “myfti” (sa për ta djegur e degraduar këtë organ!!!), qëllim ka pasur si të lidhet me struktura të pushtetit që do ta ndihmojnë në komplot e tradhëti që do t’ia vinte kazmat e shkatërrimit të të vetmit Institucion fetar islam në RMV – BFI-së!

8.
Dhe, e fundit, e cila, si konstatim i pamohueshëm dhe i faktuar me qindra argumenta, do të përmbyllë çdo shkrim të kësaj natyre dhe të kësaj rubrike!
Kështu foli Shaqir Fetai! Vërtet, çka tha Shaqir Fetai? Kush e injoron ka sevape të mëdha! Sepse ai nuk përfaqëson unitetin e myslimanëve të nënqiellit tonë, sepse ai nuk erdhi me propozim dhe me dëshirë të ulemasë sonë, sepse ai paraprakisht kreu tradhëti e komplot, sepse ai është instalacion i ardhur nga nëntoka e shërbimeve që nuk ia duan të mirën as shqiptarëve dhe as myslimanëve të vendit tonë!

Leave a Reply

Your email address will not be published.

You May Also Like

Udhëheqësit politikë duhet të sigurojnë që vaksinat COVID-19 nuk janë rezerva e të pasurve

Nëse ata që kanë mundësi të ndajnë trajtime dhe pajisje, dhe nuk…

Gjerdani i tragjedive kombëtare

Artan Grubi paska thënë se, nuk do të lëmë gurë pa rrokollisur…

Iku një vit plot me komplote e tradhëti

“Lufto në rrugën e Allahut! Ti je përgjegjës vetëm për veten tënde.…

Sulejman Rushiti është aset kombëtar

(Rreth taktizimeve djallëzore të “dy aktorëve” të Teatrit të posa formuar të…