Sa herë që flet Shaqir Fetai e dëshmon papjekurinë e vet, injorancën e vet dhe dëshmon se është i parealizueshëm përgjatë këtyre viteve, si në familje ashtu edhe në karrierë. Se si ka qen si nxënës i oficerit të UDB-së, Stanko Draoviqit, i përmbushur apo “i zbrazët”, kjo po hulumtohet dhe shumë shpejt do të tronditet opinioni nga të bëmat e Shaqir Fetait nën siglën “hafëz” e me pseudnim policor “ORAO”

Nga Faik Shahinbejlliu

1.

Shaqir Fetai, instalacioni i pushtetit maqedonas në krye të BFI-së, paska qenë këto ditë në Kroaci, i shoqëruar me tërë “administratën” e tij prej servilëve të pushtetit. Siç na foli dhe na tregoi Shaqir Fetai “Ndër synimet kryesore të vizitës së delegacionit të BFI e RMV ishte vizita Ambasadës së RMV dhe Ambasadorit të ri Prof. Dr. Milaim Fetahut…”

Shaqir Fetai, keqprdorë financat e BFI-së, tallet me fitrin dhe zeqatin, duke pasur si ndër qëllimet kryesore vizitën e Ambasadës së Maqedonisë së Veriut në Kroaci! Se çka i hy në xhep e çka i sjell kjo vizitë BFI-së, për ç’gjë edhe ia “vlenë” të shpenzohen e të keqpërdoren fitri e zeqati, këtë e di vetëm Shaqir zeza!
Ambasadori Fetahu është kushëri i afërt me Shaqir Fetain dhe, për këtë periudhë që kur u instalua nga pushteti maqedonas në krye të BFI-së, janë takuar “zyrtarisht” nja 3-4 herë! Dhe, sa herë që takohen, Shaqir Fetai e dekoron, i jep mirënjohje, e lavdëron, e miklon ambasadorin duke e ngritur në qiell, thuase kanë vdekur të gjthë ata që e njohin, që nga banka shkollore e deri në “doktoraturë”!
Paramendoni, sikur një kushëri i Stevo Pendarovskit ta takojë atë dhe, pastaj të publikojë një fotografi e të lavdërohet se e paska pritur Presidenti i Maqedonisë së Veriut! Kjo nuk i bën vaki as debillit më të madh në vend, me përjashtim Shaqir Fetait! Vizitat ndërfamiljare, shkuarja te njëri-tjetri, darkat dhe ndejat e përbashkëta, zhvillohen, pa dyshim, edhe në mes të funksionarëve e personliteteve të larta shtetërore. Por, në asnjë rast, për më të madhin kijamet nuk keqpërdoren ato, nuk shënohen, nuk publikohen, sepse janë çështje private, familjare, emocionale! Shaqir Fetai, sa herë që dëshiron që të fryhet pak si gjeldet, sakaq, ose e pret ose i shkon për vizitë ambasadorit kushëri. Madje kemi raste kur ka “informuar” se, “sonte mysafir në shtëpi e pata ambasadorin, përndryshe familjarin tim, Milaim Fetahun!
Sa i përket “dekorimeve” dhe mirënjohjeve të cilat Shaqir Fetai i ndanë sikur të ishin llokuma të tepruara pas varrimit, ky farë “reisi” i S. Dragoviqi duhet të dijë se ato kushtojnë, se shpenzimet nuk janë të papërfillshme! Shaqir Fetai duhet të dijë se BFI nuk ka kurrfarë rregulore që parasheh kritere të qarta se kush mund të dekorohet, kush mund të falënderohet me ndonjë mirënjohje, kush e jep, kur jepet, dhe cilat janë motivacionet e këtyre gjesteve njerëzore! Prandaj, ndryshmet që do të bëhen në BFI, struktura e re që do të vie pas këtyre banditëve, punën e parë gjatë reformave që duhet të bëhen, duhet të jetë shpallja “nult” e këtyre dekoratave e mirënjohjeve dhe tërheqja e të gjitha atyreve që u janë dhuruar turlifarë njeriu dhe pa kurrfarë kriteri, përfshirë këtu dhe Milaim Fetahut, sepse, kontrbuti i tij për BFI-në është ZERO, siç është zero edhe “kotributi” i Shaqir Fetait pas tradhëtisë dhe komplotit që e zhvilloi në BFI.

2.

Shaqir Fetai, ky kiç-instalacion nga pushteti maqedonas në krye të BFI-së, thotë: “Sot është 28 Shtatori Dita ndërkombëtare e kombit boshnjak. Uroj përzemërsisht këtë ditë të madhe duke uruar ngritje në të gjitha sferat për një ardhmëri më të ndritshme dhe më të lumtur. Zoti i bekoft!” Shumë mirë! Çka ka këtu Shaqir Fetai të përcjellë mesazhe politike! Kur i ka uruar Boshnjakët me rastin e ndonjë feste fetare, siç i ka hije një “reisi”!
Nga ana tjetër, Shaqir Fetai a mund të na e gjejë një urim të kryetarëve të tyre apo të myftilerëve boshnjakë që ua kanë uruar Shqiptarëve festat e tyre kombëtare!
Çka ka Shaqir Fetai që përjarget kaq shumë? Jo bre, nuk është dosja e tij si bashkëpunëtor i UDB-së sa ka studiuar në fakultetin boshnjak, në duart e boshnjakëve por, le ta kërkojë në arkivin e ish-Jugosllavisë, si dhe në arkivin slloven!
Shaqir Fetai, meqë e ka shumë të qartë, meqë e beson (!) si Zotin një se, ka probleme me identitetin e vet kombëtar, gjenë mënyra për t’u paraqitur, të paktën, si multikulturalist! Ai që ka problem me të qenurit kombëtar, ai vetëmsa mund të jetë i asimiluar, i arratisur nga identiteti i vet për të cilin duhet të përkujdeset natë e ditë, madje secili shqiptar (përjashto këtu udbashët!)

3.

Shaqir Fetai sot e paska pritur Drejtorin e Komisionit për marrëdhënie me bashkësitë fetare dhe grupet religjioze, z. Darijan Sotirovski, me të cilin paska bshkëbiseduar lidhur me Ligjin për Kishën dhe bashkësit fetare si dhe për akreditimin e Medreses si dhe për “dhjetra” medresantë që po pritkan para dyerve të fakulteteve publike!
Shaqir Fetai flet me një zyrtar shtetëror lidhur me Medresenë, kurse në takim mungon drejtori i sektorit për çështje fetaro-arsimore, mungon drejtori i Medresesë, mungon përfaqësuesi i stafit arsimor si dhe përfaqësues të medresantëve nga Medresja Isa Beu!
Shaqir Fetait nuk i bëjnë punët, sepse po del që paskësh qenë gënjeshtar i paskrupullt, i cili me gënjeshtra e me mashtrime është munduar të blejë paqe ndër organet e BFI-së, ndër studentët dhe medresantët!
Pse e hedh problemin te drejtori i Komisionit për marëdhënie ndërfetare? Ç’lidhje ka ky problem me këtë drejtor? Për shtatëqind mij bajrama ky farë drejtori nuk mund ta zgjidhë problemin e Medresesë, sepse, as nuk është kompetent dhe as që i intereson ky problem!
Pse Shaqir Fetai nuk i mbledh ministrat e BDI-së që vegjetojnë në qeverinë e Zoran Zaevit, i cili prononcohet për këtë problem duke thënë se, ndonëse është shumë i vjetër, tash e pesë vite po mundohemi të gjejmë modalitete dhe ta harmonizojmë ligjin e nevojshëm me sistemin sekular të shtetit!!! Jo more, problem i madh qenka. Paskan kaluar pesë vite dhe hala nuk e paskan gjetur atë harmonizim!
Medresja nuk akreditohet pa një takim përfundimtar të Zoran Zaevit, Ali Ahmetit, ministrit të financave, ministrit të drejtëisë dhe ministrit të arsimit! Këta janë ata që do ta zbusnin zemërimin e medresantëve dhe të prindërve të tyre që po protestojnë dhe që do të protestojnë, që do ta sillnin vendimin për akreditimin e Medresesë dhe për hapjen e fakulteteve edhe për medresantët tanë! Nëse këta nxënës nuk qenkan të denjë për fakultetet publike, atëherë, pse nuk merren masat kundër manipulatorëve dhe keqpërdorusve të cilët prodhojnë “kuadro të panevojshëm”, përse nuk i mbyllin shkollat fetare! Apo, mbase u konvenon të krijohen stogje nxënësish të cilët do të duhej të shpërthenin kundër vetëvetes!
Kurrë në historikun e BFI-së nuk ka pasur protesta të nxënësve kundër BFI-së! A nuk është ky shpërthim kundër vetëvetes. Apo, Shaqir Fetai mendon se tjetër gjë është Medresja e tjetër gjë BFI-ja! Me hedhjen e problemit të Medresesë në Drejtorinë e Sotirovskit, Shaqir Fetai dëshmon se, as që ka ndërmend të ndërmarrrë diçka për tejkalimin e këtij problemi jetik për medresantët tanë. Shaqir Fetai nuk do përgjegjësi, ndërsa e do kolltukun për ta ulur bythën aty, mundësisht të përforëcuar në ndonjë kunj.

4.

Dhe, e fundit, e cila, si konstatim i pamohueshëm dhe i faktuar me qindra argumenta, do të përmbyllë çdo shkrim të kësaj natyre dhe të kësaj rubrike!
Kështu foli Shaqir Fetai! Vërtet, çka tha Shaqir Fetai? Kush e injoron ka sevape të mëdha! Sepse ai nuk përfaqëson unitetin e myslimanëve të nënqiellit tonë, sepse ai nuk erdhi me propozim dhe me dëshirë të ulemasë sonë, sepse ai paraprakisht kreu tradhëti e komplot, sepse ai është instalacion i ardhur nga nëntoka e shërbimeve që nuk ia duan të mirën as shqiptarëve dhe as myslimanëve të vendit tonë!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

Ku jeni “komandanta” të 2001-shit, pse po heshtni për komandant Sokolin!

Nuzemedin Imeri / Vëllezër e Motra, Të dashur bashkëkombës, të flasësh për…

“Grupi i Kumanovës” ri-dënohet me aminin e Ali Ahmetit

“Rasti i Kumanovës” në fakt është varri moral i BDI-së dhe oqeani…

Ç’thonë për teologët dokumentat sekrete të arkivit jugosllav në Beograd

Janë të shumta dokumentat sekrete që flasin për aktivitetet dhe metedologjinë e…

“Klani Zajazit” sulmohet nga BDI-ja (FOTO)

Pas sabotimit masiv të bisedave të përgjuara për kreun e BDI-së nëpër…

Xhaferi: Nesër në xhami do vinë politikanët kriminelë, dhe hoxhallarët që heshtin para të keqes

Arianit Xhaferi Mendojeni pak o njerëz të mirë, Nesër do vinë në…