Shaqir Fetai është “mjeshtër i madh” i cinizmit dhe i komunikimit me alegori! Është “gjuhë” dhe afinitet i komunikimit të shërbimeve që janë përplotë me kode e simbole të njohura vetëm për oficerin dhe për bashkëpunëtorin

Nga Faik Shahinbejlliu

1.
Sa herë që flet Shaqir Fetai, sidomos kur shpreh “mirënjohje e lavdërata”, duhet kuptuar të kundërtën e asaj që e flet! Shaqir Fetai është frikacak i llojit të vet, ai nuk guxon të flasë për të mëdhenjtë e kombit (bie fjala për ish-reisin që e tradhëtoi dhe të cilit i ra thikë pas shpine)! Shaqir Fetai alegorinë, temsilet dhe cinizmin e përdorë kur gjendet përballë me sojin e vet!
E keni dëgjuar se si thotë “sot qëndroi në kabinetin tim”! Kabineti në BFI është i reisul ulemasë dhe nuk është i Shaqir Fetait. Ai mund të ketë kabinet vetëm në shtëpinë e vet, apo diku, në ndonjë objekt, që mund ta ketë si donacion nga ndonjë firmë e diskutueshme! Por, ky ka nevojë t’i japë peshë vetes, sepse, askush nuk po ia futë qepën!

2.
Shaqir Fetai sa herë që takohet me skutha thotë se u takua me një “personalitet kombëtar e fetar”, ndonëse i ka të gjitha informacionet se është ulur me një tradhëtarë, me një udbash, me një spiun, me një hajn! Meqë është i vetëdishëm se është vizituar nga një i poshtër, meqë ka nevojë të vizitohet, të “përshëndetet dhe të urohet”, madje edhe nga llumi i shoqërisë, ai, sakaq do ta aktivizojë cinizmin e vet dhe do ta paraqesë vizitën si të një “personaliteti fetar e kombëtar”!
Pas njëzet viteve qenka takuar me “një mik” (!!!) të vetin nga Likova, z. Ejup Dautin, për të cilin e lutë Zotin që ta bekojë! Ky zotëri mbase edhe më parë e ka vizituar BFI-në por, kurrë “vizita” e tij nuk është bërë publike, sepse, ose është ndonjë zotori që nuk çon kurrfarë peshe, ose është ndonjë qytetar i thjshtë për të cilin nuk ia vlenë as të diskutohet!
Nga një koment brenda informacionit të postuar nga Shaqir Fetai, merret vesh se qenka babai i Mustafa Dautit, njeriu më kontravers dhe më i poshtër që e ka BFI-ja! A po do spiun, po! A po do hajn, po! A po do vjedhës i ndihmave humanitare, po! A po do hipokrit, po ! A po do injorant deri në pikën e fundit, po! A po do manpulatorë që është në gjendje ta manipulojë edhe babain e vet, po!
Dhe babai i këtij personi kontravers të jetë “si një kontribues i madh i jetës fetare kombëtare” (siç shpehet me cinizëm Shaqir Fetai)?! Ky që nuk ka dhënë kurrfarë kontributi në gdhendjen e birit të vet? Është problem i tij famljar, por ama, Shaqir Fetait i ndalohet rreptësisht që personat si vetja e tij të na i shesë për “vlera”! Sepse një vlerë e mirëfilltë kurrë nuk do të pranonte që të fëlliqej duke vizituar persona si “Shaqir Fetai”!
Vlera fetare e kombëtare do të pranonte që të takohet sy më sy me Shqir Fetain vetëm sa për ta pështyrë në fytyrë, ashu siç pështyhen spiunët, kmplotistët dhe tradhëtarët!

3.
Tani, me gjasë, në BFI do të defillojnë të vijnë të gjithë prindërit, vëllezërit, familjarët e nëpunësve të Shaqir Fetait, të cilët duhet të vijnë e ta vizitojnë këtë farë “bereqeti”, ta përkrahin dhe t’i urojnë suksese “në rrugëtimin e tij në përballje me sfidat e kohës”! Vërtet, cilat janë ato sfida të kohës që përbëjnë problem për Shaqir Fetain?!
Ku di Shaqir Fetai se çka ësht sfidë! Sfidë për Shaqir Fetain do të jetë përjetë vetëm problemi se si të çlirohet prej faktit se ka qenë bashkëpunëtorë i oficerit të UDB-së serbe, prej nga edhe e katapultuan në krye të BFI-së!

4.

Dhe, e fundit, e cila, si konstatim i pamohueshëm dhe i faktuar me qindra argumenta, do të përmbyllë çdo shkrim të kësaj natyre dhe të kësaj rubrike! Kështu foli Shaqir Fetai! Vërtet, çka tha Shaqir Fetai? Kush e injoron ka sevape të mëdha! Sepse ai nuk përfaqëson unitetin e myslimanëve të nënqiellit tonë, sepse ai nuk erdhi me propozim dhe me dëshirë të ulemasë sonë, sepse ai paraprakisht kreu tradhëti e komplot, sepse ai është instalacion i ardhur nga nëntoka e shërbimeve që nuk ia duan të mirën as shqiptarëve dhe as myslimanëve të vendit tonë!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

Ku jeni “komandanta” të 2001-shit, pse po heshtni për komandant Sokolin!

Nuzemedin Imeri / Vëllezër e Motra, Të dashur bashkëkombës, të flasësh për…

“Grupi i Kumanovës” ri-dënohet me aminin e Ali Ahmetit

“Rasti i Kumanovës” në fakt është varri moral i BDI-së dhe oqeani…

Ç’thonë për teologët dokumentat sekrete të arkivit jugosllav në Beograd

Janë të shumta dokumentat sekrete që flasin për aktivitetet dhe metedologjinë e…

Xhaferi: Nesër në xhami do vinë politikanët kriminelë, dhe hoxhallarët që heshtin para të keqes

Arianit Xhaferi Mendojeni pak o njerëz të mirë, Nesër do vinë në…

“Klani Zajazit” sulmohet nga BDI-ja (FOTO)

Pas sabotimit masiv të bisedave të përgjuara për kreun e BDI-së nëpër…