Shaqir Fetai do të pranonte që t’i vënë çfarëdo nofke vetëm e vetëm që ta shlyente disi vulën e UDB-së që e ka myhyr në ballë. Prandaj ai sillet si virusolog, si bakterolog, si biolog, si epidemiolog, si njohës i mirë i Koronavirusit Kovid 19. Ai pranon që ta mbajë edhe nofkën “gjinekolog”, vetëm që të çlirohet prej epiteteve të merituar “tradhëtar”, “komplotist”, “hipokrit”, “munafik”…

Nga Faik Shahinbejlliu

1.

Shaqir Fetai na e paska takuar një hoxhë të sapo punësuar në një nga xhamitë e Gostivarit. E paska udhëzuar si të veprojë, si ta ruajë famën e xhamisë (për hirë të Pejgamberit a.s.) dhe se, për këtë nuk paska kurrfarë dilemash, meqë hoxha në fjalë na qenka kuadër nga Medina!
A i ka hije Shaqir Fetait të flasë për xhaminë, si institucion fetar? Shaqir Fetai xhamitë i koncepton si zyre të mundshme dhe mjaftë funksionale të filialeve të UDB-së!
Cili është kontibuti i Shaqir Fetait për xhamitë? Për kontributin e tij në UDB të paktën ekziston dhe qarkullon një faqe dokumenti! Po kontributi i tij i devotshëm në një xhami me çka do të dëshmohej? Sa herë që flet ai para një hoxhe, para një teologu për rolin dhe rëndësinë e xhamisë, në fakt ai vetëm sa shpërfaqet në një hipokrit të pashembullt, sepse, angazhimi i tij parësor ka qenë, është dhe do të jetë shërbimi për UDB-në serbe. Për këtë fakt dëshmojnë shumë momente, mbi të gjitha, dëshmon akti i tij më plastik në shkatërrimin e BFI-së duke e mbjellë praktikën e tradhëtisë, komplotimit dhe të puçit klasik!
Se Shhaqir Fetai ka pasur ndonjëherë raporte thjesht fetare me një hoxhë apo me teologët – kjo kurrë nuk mund të dëshmohet, sepse, ai të gjitha takimet, bisedat, raportet miqësore me hoxhallarët e teolgët i ka pasur në funksion të mirëinformimit të UDB-së! Shaqir Fetai edhe në këtë shërbim ka mësyer grada oficeri! Mbase i duhet t’ia përkujtojmë me emër dhe mbiemër njeriun të cilit i është lutur që që ta avansojnë me ndonjë shkallë a titull si bashkëpunëtorë i mirë dhe të lirohet nga nofka e thjeshtë “fuks”!

2.

Shaqir Fetai paska pasur në “zyren” e tij të uzurpuar një takim politik me një funksionar të BDI-së, partisë që ia fali spiunimin dhe e avancoi në “reis”! Dhe me të paskan folur se si ta mundin Kovid 19, paskan folur mbi angazhimet përkatëse në zbutjen dhe eliminimin e koronavirusit.
Çka e llogaritë veten Shaqir Fetai? Partner i Ministrisë së Shëndetësisë? Komision sivëlla i Komisionit shtetëror për kriza dhe emergjencë nga pandemitë?
Po si rrenë aq shumë për BFI-në dhe për vete se si angazhohen “profesionalisht” në tejkalimin e kësaj pandemie?
Po pse rrenë për masat që po i zbatuaka BFI-ja dhe, personalisht ai! A falet Shaqir Fetai në ndonjë xhami, për shembull, a e falë namazin e xhumasë? Jo brenda xhamisë, por, a është falur ndonjëherë Shaqir Fetai jashtë xhamive. Nëse po, atëherë sakaq do ta kapte veten në rrenë sa herë që të flasë për “angazhimin serioz” të BFI-së së tij në tejkalimin e kësaj situate përmes “respektimit të masave antikovid”.
Respektimi i masave të vëna dhe të kërkuara nga organet gjegjëse shtetërore nuk do të thotë se me automatizëm je partner i këtyre organeve! Je vetëm një zbatues i rëndomtë, si të gjithë të tjerët, ndryshe, ta fusin gjobën që t’i hallakasin trutë!
Kontributi i BFI-së së Shaqir Fetait në tejkalimin e kësaj pandemie është zero! Angazhimi i saj është zero! Prandaj, Shaqir Fetai të mos rrejë dhe të mos vetëlavdërohet edhe më tej.
Punën e Shaqir Fetait si dhe të BFI-së së tij në tejkalimin e kësaj pandemie e kryejnë të gjithë qytetarët në Maqedoninë e Veriut, pa përjashtim! Sepse kjo është kërkesë e një seksioni profesional, me kompetenca dhe e ngritur nga vetë Qeveria e vendit, kërkesë kjo që, kushdo që e refuzon mund të përgjigjet penalisht. Të gjithë ata që e zbatojnë, në fakt vetëm sa e kryejnë detyrën qytetare të caktuar nga një instancë shtetërore dhe, kaq! Nuk ka as partneritet por as vetëlavdërim për ndonjëfarë kontributi, ka vetëm zbatim të detyrave dhe urdhërave!
Shaqir Fetai nuk ka se çka frikësohet dhe t’i fshehë angazhimet e veta politike me “perden e humanitetit”, sepse, tashmë nuk ka subjekt, nuk ka njeri, nuk ka foshnje e djepit që nuk e di se Shaqir Fetai është prodhim i dështuar politik, i panevojshëm dhe i mirë për skrap!

3.

Vështirë se kjo gjeneratë e filloristëve dhe, përgjithësisht e nxënësve, do të kenë një fillim të mbarë të vitit shkollor, sepse, janë të uruar nga njeriu më i mallkuar në Maqedoninë e Veriut, nga njeriu që më së paku ka të drejtë të flasë për dituri, për mësim, për shkollë. Sepse, vjen nga një shkollë (e UDB-së) që nuk i bën nder asnjë shqiptari, madje as një jeriu normal!
Një njeri, si Shaqir Fetai, që vatrën arsimore (Fakultetin në Sarajevë) e ka përdorur si mundësi për t’i kodoshuar miqtë?! Një Shaqir Fetai që vatrat mësimore si dhe diturinë e ka pasur të “bekuar” nga djajtë e zinj?
Një snob që diturinë dhe vatrat e arsimimit i ka pasur vetëm si kamuflazh të “shkathtësisë” së tij për të hyrë në “makineri” suxhuk e për të dalur spiun, tradhëtar, komplotist?!
A nuk konsideron vetë ai se, të bekohen filloristët nga një i poshtër, nga një i pist në karakter, nga një tradhëtar e komplotist, është vetëm një nënqeshje satirike e djallit!
Shaqir Fetai kurrë më parë nuk ka pasur postime të tilla, si teolog e si hoxhë! Sepse, thellë në ndërdijen e vet e ka pasur të qartë se, ai vetë, (pas kthimit nga Sarajeva!) nuk është as hoxhë e as teolog. Tani kur u lakuriqësua si i poshtër e i padenjë për epitetin njeri, ai mundohet që me urime, pritje e përcjellje, të “vishet” e të duket “normal”! Djalli nën xhybe e çallmë??? Kurrë!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

Ku jeni “komandanta” të 2001-shit, pse po heshtni për komandant Sokolin!

Nuzemedin Imeri / Vëllezër e Motra, Të dashur bashkëkombës, të flasësh për…

“Grupi i Kumanovës” ri-dënohet me aminin e Ali Ahmetit

“Rasti i Kumanovës” në fakt është varri moral i BDI-së dhe oqeani…

Ç’thonë për teologët dokumentat sekrete të arkivit jugosllav në Beograd

Janë të shumta dokumentat sekrete që flasin për aktivitetet dhe metedologjinë e…

Xhaferi: Nesër në xhami do vinë politikanët kriminelë, dhe hoxhallarët që heshtin para të keqes

Arianit Xhaferi Mendojeni pak o njerëz të mirë, Nesër do vinë në…

“Klani Zajazit” sulmohet nga BDI-ja (FOTO)

Pas sabotimit masiv të bisedave të përgjuara për kreun e BDI-së nëpër…