Sekretari gjeneral i Organizatës së Kombeve të Bashkuara, këto ditë kishte pritur delegacione nga Italia, nga Gjermania, nga Shtetet Skandinave, nga Zvicra… Edhe, çka pastaj! Delegacione nga Italia, Gjermania, Zvicra, nga DAP-i i Gostivarit, ka pritur edhe Shaqir Fetai! Aty janë, në një rang, me një diferencë të vogël: Shaqir Fetai është edhe “reis” i përzgjedhur nga pushteti maqedonas me preferenca të UDB-së

Nga Faik Shahinbejlliu

1.

Shaqir Fetai, instalacioni i pushtetit aktual maqedonas, në krye të BFI-së, paska pritur një delegacion nga Itala! Si dikur, në nëntor të motit 2012, kur Ismail Qemal bej Vlora, tre ditë para një akti historik dhe të shenjtë për shqiptarët, po priste delegacione nga Lushnja, nga Berati, Elbasani, Shkodra e tan Kosova. Atëherë këta delegacione shkonin tufë-tufë për t’i shprehur përkrahje vetëmohuese Njeriut më të madh të Kombit në rrugën e tij për ta shpllur Shqipërinë të Mëvetësishme. Kurse, sot, Shaqir Fetait i shkojnë për ta pirë një çaj, natyrisht, me ftesë të “reisit”, sepse, këtij i duhet: një, përkrahje sa më populiste me qëllim për ta “zvetënuar” epitetin spiun e udbash dhe, dy, për t’i hedhur krip syve të opinionit dhe për t’i thënë “ja, ja, sa më duan”! Vetëm Shaqir Fetai ka nevojë që ta duan, të gjithë të tjerët, në pozita të vjedhura si të Shaqir Fetait, do të kërkonin respekt e mirënjohje, të cilat, fatmirësisht, ky nuk i ka dhe nuk do t’i ketë kurrë.
Shaqir Fetai, vizitat e këtilla i porositë me djallëzi! BFI-ja nuk mbahet me vizita, posti i reisit nuk është post për pritje e përcjell fare të parëndësishme; BFI-ja nuk është çajtore-pronë e Shaqir Fetait.
Shaqir Fetain nëse e kanë instaluar aty vetëm sa për të marrë një rrogë si çajxhi, është mirë që t’ia kujtojmë se, çajin dhe sheqerin duhet ta sjellë prej shtëpie dhe jo me fitra e zeqate të blejë “përkrahje populiste”!
Shaqir Fetai paska pritur delegacion prej Italie! Çfarë manjaku! Sa i jep peshë “rasteve të kurdisura” me qëllim që të shkaktojë “një iluzion”! Paskan biseduar tema si të “G7”! Ja, shiheni se çka pallamudë Shaqir Fetai: “Biseduam gjërë e gjatë për organizimin e bashkatdhetarëve tanë në Itali”! Shaqir Fetai na del këtu si lider mbarëshqiptar dhe angazhohet që t’i organizojë bashkatdhetarët, ndonëse nuk specifikon se në çka do t’i organizojë: në luftë, në terrorizëm, në hajni, në spiunim, në tradhëti… Pastaj, po ashtu, Shaqir Fetai, për t’i dhënë vetes peshën që nuk mund ta durojë as gomari, thotë: “Biseduam për marrëdhëniet e ngushta me Bashkësinë Fetare Islame të RMV në vendlindje. “! Të kujt ato marëdhënie? Të pushtetit antiislam? Të qarqeve antikombëtare? Të UDB-së serbe? Kush ka marëdhënie të ngushta me BFI-në? Apo, Itaia, a! Dhe e përmbyllë Shaqir gungshi: “Zoti i bekoft për punën e madhe që bëjnë në Itali dhe më gjërë.”! Mbase mendon për shqiptarët! Po ja që në mesin e tyre ka shqiptarë, madje myslimanë, që merren me prostitucion, me drogë, me krime, me vjedhje! Shaqir Fetai lutet edhe për bekimin e tyre, sepse, ku i dihet, Zoti sprovon, një Zot e di se në cilën nga këta grupe mund të përfundojë nesër Shaqir Fetai. Prandaj ky i bekon që të gjithë, me qëllim që të bëjë vend për vete, të pozicionohet, sepse, natyrisht që gjithnjë instalacion nuk do të rrijë! Instalacionet edhe si kryevepra, më së shumti në krye të vitit, demolohen, tërhiqen dhe, futen nëpr magazet e pluhurit e të harresës.

2.

“Shaqir Fetai takon delegacionin nga Gjermania”! Kështu fillon lajmi, ndonëse ky titull do të ishte korrekt vetëm nëse do të bëhej fjalë për delegacion që përfaqëson shtetin e Gjermanisë! Në momentin kur përmendet emri i shtetit, do me thënë që kemi të bëjmë me zyrtare të atij shteti, me të deleguar nga institucionet shtetërore të atij shteti! Ndërsa krejt tjetër është nëse thuhet se u takua me një delegacion shqiptarësh që punojë dhe veprojnë në Gjermani! Por, në këtë rast, Shaqir Fetai e di që nuk është ai i autorizuar që duhet të takojë delegacione shqiptare, prandaj, e ka më lehtë të sajojë, të manipulojë, të rrejë e të falcifikojë, sepse, mendon ai, kush i hy t’i analizojë të gjitha këto gjëra!
Uh, çfarë informacioni shumë i rëndësishëm!!! Kjo vizitë qenka shumë e rëndësishmë sepse po i përforcuaka marëdhëniet me Diasporën! Gafa të tilla mund të bëjnë vetëm diletantët, injorantët, sharlatanët, analfabetet, dylberët e llojit të Shaqir Fetait!
Megalomania e Shaqir Fetait është sa krejt universi! Prandaj ai nuk ka as turp, as frikë nga Zoti e as nuk i ikë mëkateve. Shaqir Fetai çdo ditë të lume e shfrytëzon për të hedhur edhe një hap shkallëve tatëpjetës së tmerrshme, sepse, realisht dhe shpirtërisht, ai e di se ku e ka vendin.
Shaqir Fetai e ka një ves: nuk mundet që të rrijë gjatë nën “mbretërinë e sekreteve”! Iu bë shumë gjatë nën peudonimin ORAO, prandaj dhe vendosi që bashkëpunimin me strukturat antishqiptare dhe antiislame ta bëjë transparent që më 27 maj të vitit 2020!
Pa dyshim, edhe instalimin e vet në krye të BFI-së shumë shpejt do ta vetëzbërthejë: kush e instaloi, pse, si, cili ishte plani, sa dhe me çfarë u pagua për ta ndihmuar demontimin e një strukture gjigante fetare e kombëtare të ngritur decenie e decenie, siç ishte BFI-ja para se ta dhjezë punën Shaqir Fetai!
Është edhe një veti skuthi kjo e Shaqir Fetait për t’i theksuar me emër e mbiemër personat që marrin pjesë në prritje të “delegacioneve”! Kurrë nuk thotë se “delegacionin e priti reisi me bashkëpunëtorët e vet”, porse, këta bashkëunëtorë i përmend me emër e mbiemër! A e dini pse? Sepse Shaqir Fetai gabimin, fajësinë, krimin, dështimin, dëshiron t’ua taksojë edhe personave konkret, me emër e mbiemër, me qëllim të përfshirjes së një game më të madhe në fajësi dhe, jo vetëm “reisi”! Në një aktivitet sporadik, tercial, fare të parëndësishme, nuk përmenden edhe emrat e bashkëpunëtorëve, sepse është budallallëk që të pretendosh t’ia shtoshë peshën vetes me emra të huaj! Vlerat e tyre nuk i bëjnë kurrfarë nderi Shaqir Fetait, sepse, të gjithë bashkëpunëtorët e tij janë nga po ajo tajfë prej nga vjen edhe Shaqir Fetai, tajfa e bashkëpunëtorëve të ndryshëm të lloj-lloj shërbimeve!

3.
Shaqir Fetai është njeri i ligë, është njeri i parealizueshëm, i papërmbshur, njeri që një jetë të tërë e ka çuar nën hijen e më të mëdhenjëve, duke i shërbyer atyre, duke punuar vetëm për ata, në vepra të rënda, të këqia, të spiunazhit, të vjedhjes, të rrenës…
Shaqir Fetai edhe në fatkeqësi mundohet ta promovojë veten si “njeri i rëndësishëm”! Sepse kurrë më parë nuk ka qenë, nuk është dhe nuk do të jetë i rëndësishëm. Këtë komples e mbanë vath në vesh! Mjerisht!
Paska adhur një delegacion nga Bashkësia Islame e Kosovës me qëllim që të përcjellin ngushëllimet e këtij Institucioni deri te familja e një të ndjerit! Dhe, përmes një teksti diletantesk, idiotik, të turpshëm, Shaqir Fetai mundohet që ta vjedhe këtë respekt (jo aktivitet!!!) të delegacionit nga BIK-u, dhe ta përkthejë si aktivitet personal! Ky është kulmi i idiotizmit! Shaqir Fetai shkruan: “Në prezencën tonë (të Shaqir Fetait!), si dhe H. Sabahudin ef Zendelit – Mufti i Gostivarit, Prof Dr Musa Musaut dhe Prof Rushdi ef Shabanit, Ahmet ef Sadrija në emër të Muftiut të Kosovës Naim ef Tërnava dhe BIRK- ut i shprehën ngushllime të thella…”
Si ta kuptojmë këtë fjali?! Po të mos ishin këta “burra” prezent delegacioni nga BIK-u nuk do të shprehte ngushëllime?! Apo, delegacioni nga BIK-u i ka marrur këta “burra” si dëshmitarë që një ditë të dëshmojnë se delegacioni erdhi dhe i shprehu ngushëllimet e thëlla! Ose, këta janë aq të vetëdashuruar sa, nuk pranohet asgjë nëse nuk shprehet në prezencë të tyre!
Në prezencë të opinionit të vendit u dëshmua se çfarë tradhëtari e çfarë komplotisti është Shaqir Fetai!
Në prezencë të krejt botës Shaqir Fetai u dëshmua se është marionetë e huaj!
Në prezencë të krejt botës shqiptare u prezantua një dokument i cili vërteton se Shaqir Fetai, nën pseudonimin ORAO, i ka shërbyer oficerit serb të UDB-së, Stanko Dragoviqit!
Në prezencë të krejt botës Shaqir Fetai e ndërroi me të tjerë oficerin serb të UDB-së, i cili, mbase pikërisht për këtë fakt tradhëtie, në shenjë hakmarrje, do t’ia publikojë dokumentin kryesor dhe origjinal, sa për ta kompremetuar dhe për ta bërë të papërdorshëm! Prandaj, gjithandej, prezenca e Shaqir Fetait sot është shumë e kotë, e bajatshme, neveritëse, pështirosëse!

4.

Dhe, e fundit, e cila, si konstatim i pamohueshëm dhe i faktuar me qindra argumenta, do të përmbyllë çdo shkrim të kësaj natyre dhe të kësaj rubrike!
Kështu foli Shaqir Fetai! Vërtet, çka tha Shaqir Fetai? Kush e injoron ka sevape të mëdha! Sepse ai nuk përfaqëson unitetin e myslimanëve të nënqiellit tonë, sepse ai nuk erdhi me propozim dhe me dëshirë të ulemasë sonë, sepse ai paraprakisht kreu tradhëti e komplot, sepse ai është instalacion i ardhur nga nëntoka e shërbimeve që nuk ia duan të mirën as shqiptarëve dhe as myslimanëve të vendit tonë!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

Ku jeni “komandanta” të 2001-shit, pse po heshtni për komandant Sokolin!

Nuzemedin Imeri / Vëllezër e Motra, Të dashur bashkëkombës, të flasësh për…

“Grupi i Kumanovës” ri-dënohet me aminin e Ali Ahmetit

“Rasti i Kumanovës” në fakt është varri moral i BDI-së dhe oqeani…

Ç’thonë për teologët dokumentat sekrete të arkivit jugosllav në Beograd

Janë të shumta dokumentat sekrete që flasin për aktivitetet dhe metedologjinë e…

Xhaferi: Nesër në xhami do vinë politikanët kriminelë, dhe hoxhallarët që heshtin para të keqes

Arianit Xhaferi Mendojeni pak o njerëz të mirë, Nesër do vinë në…

“Klani Zajazit” sulmohet nga BDI-ja (FOTO)

Pas sabotimit masiv të bisedave të përgjuara për kreun e BDI-së nëpër…