Shaqir Fetai nuk di çka është reforma, nuk di se si ta ngrisë një subjekt në të tjera nivele, si ta organizojë atë, si të jetë sa më larg politikave dhe partive, ai nuk di si t’ua kthejë dinjitetin hoxhallarëve, si të prodhojë hoxhallarë me integritet! Shaqir Fetai di të bëjë vetëm “një reformë”: të caktojë stafin e vet me “personalitete” të diskutueshëm, me diploma e tituj të blerë, di të nënshkruaj vendime për abolimin e vendimeve paraprakë të nëpunësve të punësuar qysh në kohën e H. Sulejman ef. Rexhepit.

Nga Faik Shahinbejlliu

1.
A ju kujtohet kur në një pseudointervistë të kurdisur fill pas tradhëtisë dhe komplotit epik, Shaqir Fetai pat thënë: “Bashkësia Fetare Islame qanka e maaathe”! Njëzet vite myfti, në krye të një organi të BFI-së, nuk e paska ditur se sa e madhe është BFI-ja! Po pra, është oqean kurse brenda saj Shaqir Fetai është si një kokërr limontozi! Në oqean nuk vlejnë truqet e hipokritit, as të spiunt, as të mynafikut, as të tradhëtarit, as të “devotshmit”, sepse, aty si kokërr limontozi tretesh fare, humbesh, nuk të vlen as noti, nuk të vlenë as barka, sepse për anije e “kroçere” duhet të jeshë super-kapiten!
Prandaj Shaqir Fetai duket i përhumbur, duket sharlatan, duket snob, kokrrra e injorantit, mashë në duart e veshura me doreza, alet i ndryshkur që mund të këputet e të prishet në intervenimin e parë! Shaqir Fetai në BFI u instalua me mision antiislam, ai vetë është antiislamist, sepse, po të ishte i sinqertë me vetëveten dhe të pranonte se është hipokrit e diletant i pashembullt, nuk do të pranonte të kryente shërbim antislamist përmes tradhëtisë dhe komplotit që i priu si i marrë. Shaqir Fetai pranoi instalimin nga segmentet e pushtetit që kurrë nuk ia kanë dashur të mirën BFI-së, për të vetmin qëllim që të arrijë e ta bëjë praktikë që në BFI kur t’i çohet hurit e konopit, të realizojë tradhëti dhe komplot. Shaqir Fetai nuk erdhi në krye të BFI-së si rrjedhojë e ndonjë transferimi të “pushtetit”, sipas të gjitha parimeve dhe rregullave bazuar në islam, në Kuran, në Hadith, në Kushtetutën e BFI-së si dhe në tërë rregullativën e saj, por, ai erdhi si pasojë e një tradhëtie dhe komploti të cilës i priu vetë ai, nën direktivat e segmenteve të caktuara të pushtetit aktual.
Shaqir Fetai nuk di çka është reforma, nuk di se si ta ngrisë një institucion në të tjera nivele, si ta organizojë atë, si të jetë sa më larg politikave dhe partive, ai nuk di si t’ua kthejë dinjitetin hoxhallarëve, si të prodhojë hoxhallarë me integritet! Shaqir Fetai di të bëjë vetëm “një reformë”: të caktojë stafin e vet me “personalitete” të diskutueshëm, me diploma e tituj të blerë, di të nënshkruaj vendime për abolimin e vendimeve paraprakë të nëpunësve të punësuar qysh në kohën e H. Sulejman ef. Rexhepit. Shaqir Fetai nuk dëshiron të ketë nëpunës që kanë në arkiv vendime të nënshkruar nga H. Sulejman ef. Rexhepi, prandaj i ndërron vendimet me vendime të reja sa për t’u thënë se, ju jeni kuadri im, jeni të punësuar nga unë, ndonëse në të njëjtat vendpune të caktuar vite më parë.
Shaqir Fetai është në hipotekë, por, është edhe barrë shumë e rëndë, madje edhe me rrezik eksplodimi në duart e atyreve që po e mbajnë!
Me shaqir Fetain as nuk garantohet fitorja, as nuk fitohet pushteti, por as nuk sigurohet kontrolli nga jashtë brenda BFI-së! Shaqir Fetai 30 vite ka nusëruar në BFI dhe kush nuk ia ka dëgjuar zërin.
Shaqir Fetai është ekspert i rrenës, i vjedhjes, i tradhëtisë, dhe i pajisur me të gjitha cilësimet e një dhelpre plakë!
E mori më qafë, desh e nguli dhe e degradoi shumë keq një prej politikanëve më të spikatur shqipar, Kryetarin e Parlamentit të RMV-së, Talat Xhaferin, duke ia çuar në takim, mikun e ngushtë të Putinit, pro-rusin që paraqitet rrejshëm si kryetar i myslimanëve të Evropës, ngjashëm si udbashi, i mendermethënshmi Shaqir Fetai, që fort ia ka qejfi të prezantohet si “kryetar i myslimanëve të Maqedonisë që lufton për iman e për vatan”!!!
Si reformë dhe sukses e prezanton “krthimin e pronës së nacionalizuar”! Ka shumë fakte që flasin se Shaqiir Fetai shumë prona ka tjetërsuar, shumë bono në vlerë, në vend të vakëfit, i ka shterruar duke i përdorur për rroga, për mëditje, për honorare, për “mirënjohje e dekorata” si dhe për skena koncertesh të organizuar në xhami! Pronat eventuale nuk janë kthyer për ndonjë meritë të Shaqir Fetait, por, thjesht, sepse kështu parasheh ligji i miratuar në Parlamentin e RMV-së. Kur është miratuar ky ligj Shaqir Fetai as që ka ditur se çka shtë vakëfi! Nuk i ka interesuar, sepse ka qenë krimb në grrepin e Stanko Dragoviqit, oficerit të UDB-së serbe! Shaqir Fetai dhe të tjerët pa dyshim që do të përgjigjen penalisht nëse një ditë do të zbulohet se ai ka dhënë përqindje për kthimin e vakëfit, se e ka tjetërsuar vakëfin, se e ka falur vakëfin, se ka hequr dorë prej vakëfit (çka po ndodhë me vakëfin në truallin e ish-Komunalecit ku po ngritet kompleks pallatesh)!

2.
Shaqir Fetai nuk e di nocionin “lidership”, madje as që ka dëgjuar për këtë titull i cili merret me organzimin, menaxhimin, i cili garanton mirëqenie, suksese, prosperim, i cili arrinë maje të paarritshme suksesesh duke qenë në krye të një institucioni, të një organizate, të një subjekti, të një pushteti, të një shteti…
Shaqir Fetai nuk di se çka është aktivitet dhe çka është detyrim kushtetutar! Prandaj, thërret njerëz, organizon ture vizitorësh në BFI, thërret imamë për çaj sa për ta shtyer monotoninë e ditës, thërret aktivistësh të ndryshëm, vëtëm sa për t’u tallur me ta! Fundja, këto takime janë detyrime dhe ato nuk shënohen në asnjë hapësirë të rrjeteve sociale, nëpër mediat e infomimit, sepse, është detyrim kushtetutar i reisit që të takohet me teologë të vendit e të diasporës, me qëllim të organizimit të jetës fetare, të bartjes së kompetencave, të shtrirjes së obligimeve. Prandaj këto “vizita” nuk janë aktivitete, madje as që guxon të trajtohen e të publikohen si vizita. Reisi i BFI-së është për politika më të larta, si unifikues i popullit, si simbol i unitetit, ai rrallë duhet të takohet, shumë pak duhet të jetë prezent në opinion, por ai, kur të dalë para opinionit, fjala e tij duhet të jetë e fundit, duhet të jetë motivuese, vendimtare, për gjithçka, fjala e tij duhet të jetë e pakthyeshme, e pathyeshme, qoftë edhe me përmbysje të sistemit! Ky është lideri fetar, e jo çajxhi që pret e përcjell turlifarë të udhi e të paudhi!
Shaqir Fetai e ka në gjakë talljen. Prandaj i ikë politikave të larta, sepse e di veten që është bilmez deri në palcë. Ai tallet me të tjerët për përfitime të veta. Ai përfitim personal e llogarit edhe nëse rrenë për ata që e vizitojnë! Për shembull:
E priti filan fistekun, “si imam dhe aktivist në disa xhami të Zvicrës…”;
“Reisul ulema takoi kontribues të njohur të organizimit të jetës fetare (njëri paska qenë kordinator i DAP-it të Gostivarit, njëri afarist në Republikën Çeke dhe njëri aktivist i shquar!!!) Në fund, “reis” vlerësoi larrtë “kontributin e gjithësecilit prej tyre në organizimin e jetës fetare”;
“Reisul Ulema priti profesorë të shquar nga Austria” (dy persona që kurrë nuk kemi dëgjuar për ta. Profesorë të shquar nëpër Univesitete të mirëfillta evropiane janë të njohur e të respektuar edhe në shtetet shqiptare. Për këta dy kurrë nuk është dëgjuar)! Madje njëri prej tyre na qenka edhe “organizator i jetës fetare në Austri”!
Shaqir Fetai na e paska takuar edhe “Nismëtarin e parë të organizimt të jetës fetar islame në Kopenhagë, jehona e të cilit u shtri edhe në Suedi, Norvegji dhe më gjërë”!
Çka dëshiron të arrijë me këto epitete e vlerësime fallce Shaqir Fetai! A është normale për një “reis” të pretendojë se ka takuar “oranizatorin e jetës fetare në Austri”, pastaj, “nismëtarin e parë të organizimit të jetës fetare në shtetet Shtetet skandinave”!
Me këto vlerësime Shaqir Fetai i ofendon mysafirët e respektuar, por, kjo nuk i interesin Shaqir Fetait, ai duhet t’i mburrë edhe me vlera që as në ëndërr nuk i kanë parë, sepse, Shaqir Fetain mund ta vizitojnë vetëm personalitete të tillë, duhet të jenë të parët në gjithçka, siç është edhe vetë Shaqir Fetai, komplotist, puçist e tradhetar i parë në BFI!
“Kësaj radhe për vizitë zyrtare e pata personalitetin e gjithëanshëm fetar dhe karizmatik, referentin e Gostivarit…”, thotë Shaqir Fetai në një diçiturë në fb-un e vet!
Personalitet të gjithanshëm fetar!!! Figurë karizmatike!!! Kurse e ka mbajtur referent-shërbëtor sa ka qenë myfti i tij! Çka nënkupton Shaqir Fetai me shprehjn “personalitet i gjithanshëm fetar”?! Pse meqë qenka kaq “madhështor” nuk e emëroi myfti të Gostivarit? Po me “karizëm” çka nënkupton Shaqir Fetai. Mbase nuk është aq abdall sa me këtë shprehje të nënkuptojë “humorist”, apo “karikaturë”! Shaqir Fetai duhet të dijë se, meqë shqiptarët e Maqedonisë e paskan një “Personalitet të gjithëanshëm fetar” ai duhet të jetë REIS dhe jo një hipokrit, një mynafik, një abdall që na shitet aq fetar i ndershëm!

3.

Shaqir Fetai është i pafytyrë. Ai tashmë është i përfshirë kokë e këmbë në fushatën e “partisë mëmë” – BDI-së! Sëkëndejmi, ai edhe ceremonitë e varimit, dhembjen e myslimanëve, i përdor si momente të volitshme për fushatë partiake!
Ai paska marrur pjesë në varrimin e një myslimani të devotshëm, të një filantropisti të mirë, i cili paska dhënë kontribut shumë të çmueshëm në nismën e projektit kombëtar – themelimin e Universitetit të Tetovës! Kjo më parë nuk është bërë publike! Mbase vetë merhumi nuk ka pasur dëshirë! Ia paska treguar këtë “sekret” Shaqir Fetait dhe ky, pastaj, si profesionist i rryer i thashethemeve, ia bëri publike këtë sekret, por ama pas vdekjes së Haxhi Bari Ganiut! Punë fuksi! Çdo herë do të shpalosen situata që vetëm këtij “ia paskan thënë”, vetëm këtij “ia paskan besuar”, vetëm “ky i di” por që, në fund, pas vdekjes së tyre, ky i publikon!
Nejse, po ku konsistoi fushata partiake këtu, në këtë ceremoni?! Shaqir Fetai tha se, H. Ganiu e paska ndihmuar shumë Universitetin e Tetovës, në krye të të cilit aktualisht është profesor Vullnet Ahmeti”! Pse nënvizohet ky emër? Ç’hy në punë këtu, në ceremoninë e varrimit, emri i Prof. Vullnet Ahmetit? Vetëm pse është kuadër dhe zgjedhje e BDI-së?
Shaqir Fetait përfundimisht duhet t’i gdhendet goja, t’i mësohet protokoli, t’i mësohet diplomacia, t’i mësohet teknika e shkrimit, mënyra e informimit, t’i mësohet njerzillëku dhe burrëria. Pastaj të lejohet të flasë! Kur të dalë në opinion, të gjithë të thonë “tha” dhe jo “foli” Shaqir Fetai!

Dhe, e fundit, e cila, si konstatim i pamohueshëm dhe i faktuar me qindra argumenta, do të përmbyllë çdo shkrim të kësaj natyre dhe të kësaj rubrike!
Kështu foli Shaqir Fetai! Vërtet, çka tha Shaqir Fetai? Kush e injoron ka sevape të mëdha! Sepse ai nuk përfaqëson unitetin e myslimanëve të nënqiellit tonë, sepse ai nuk erdhi me propozim dhe me dëshirë të ulemasë sonë, sepse ai paraprakisht kreu tradhëti e komplot, sepse ai është instalacion i ardhur nga nëntoka e shërbimeve që nuk ia duan të mirën as shqiptarëve dhe as myslimanëve të vendit tonë!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

Ku jeni “komandanta” të 2001-shit, pse po heshtni për komandant Sokolin!

Nuzemedin Imeri / Vëllezër e Motra, Të dashur bashkëkombës, të flasësh për…

“Grupi i Kumanovës” ri-dënohet me aminin e Ali Ahmetit

“Rasti i Kumanovës” në fakt është varri moral i BDI-së dhe oqeani…

Ç’thonë për teologët dokumentat sekrete të arkivit jugosllav në Beograd

Janë të shumta dokumentat sekrete që flasin për aktivitetet dhe metedologjinë e…

Xhaferi: Nesër në xhami do vinë politikanët kriminelë, dhe hoxhallarët që heshtin para të keqes

Arianit Xhaferi Mendojeni pak o njerëz të mirë, Nesër do vinë në…

“Klani Zajazit” sulmohet nga BDI-ja (FOTO)

Pas sabotimit masiv të bisedave të përgjuara për kreun e BDI-së nëpër…