Në intervistën e fundit të porositur, Shaqir Fetait, pasi kishte festuar Kërshëndellat dhe pak para se të niset për në “umre”, veç tjerash kishte folur për “stabilitet financiar”, si sukses epokal të BFI-së! Natyrisht, edhe kjo ishte marrëveshje para se t’i qasej puçit dhe komplotit të pashembullt në historinë e BFI-së që e ndërmori Shaqir Fetai me shërbimet e nëntokës që vetëm e mira e islamit dhe shqiptarëve nuk mund të jenë
Nga Faik Shahinbejlliu

Shaqir Fetai na e paska “stabilizuar financiarisht” BFI-në! Ku i mori paratë? Kush ia dha paratë? Pse ia dhanë paratë për ta arritur kët “stabilizim financiar”? Të gjitha analizat, të gjitha faktet, të gjitha raportet flasin për një iritim të popullatës myslimanë të vendit dhe për një ndërgjegjësim të tyre se, pa një reformë rrënjësore dhe përmbajtësore në BFI nuk do të ketë as fitra, as zeqat, as kontribute vullnetare! Këto obligime financiare islame kanë pësuar një rënie rapide, sidomos që kur u instalua politikisht në krye të BFI-së Shaqir Fetai. Nuk ka as ndihma humanitare, sepse, askush nuk po dëshiron që t’i japë jetë bastardit të instaluar nga pushteti politik i cili kurrë nuk ia ka dashur të mirën as isamit dhe as shqiptarëve të vendit.
Atëherë, ku i mori paratë Shaqir Fetai për këtë “stabilitet financiar” të BFI-së? Shaqir Fetai, duke dashur që ta lavdërojë pushtetin aktual, duke dashur që të tregojë “se sa nikoqir që është”, duke dashur që në mënyrë falce të paraqesë një “gatishmëri të pushtetit” për të bashkëpunuar dhe bashkëjetuar me BFI-në, në fakt e nxjerr në sipërfaqe një hajni të tmerrshme, një krim të pafalshëm që është duke e bërë.
Shaqir Feta ka marrur letra në vlerë në shumë prej mbi 4 milion euro, prej të cilave mbi një milion ia ka dhënë Myftinisë së Skupit, e cila është në prag të një shit-blerje nga më kriminalet që mund të ekzistojë. (Jemi duke i përcjellë tratativat e “hajnave islamikë” të cilët kurrë nuk do t’i harrojë bota myslimane e vendit, më sa e kanë harruar “Zhëngër babën”!
Shaqir Fetai ka pranuar letra në vlerë nga pronat që dikur ishin vakëf e që tani janë vlerësuar si e mirë e përgjithshme shoqërore. Islamikisht – me këto letra do të duhej që të blehet vakëf tjetër dhe të shtohet pasuria vakufore me qëllim që jeta islame në Maqedoninë e Veriut asnjëherë të mos pësonte krizë financiare, ashtu siç kanë dëshiruar dhe ëndërruar të gjithë ata që pasurinë e tyre e kanë lënë vakëf!
Me këto letra Shqir Fetai i rritë rrogat e nëpunësve të BFI-së, i siguron rrogat e nëpunësve, honoraret dhe mëditjet si dhe e blenë rehatinë dhe lojalitetin e atyreve të cilët, meqë kanë tradhëtuar një herë mund të tradhëtojnë tërë jetën! Shaqir Fetai duhet të dijë se po bën krim financiar dhe jo “stabilitet financiar”! Një ditë, edhe në varr do t’i kërkohet përgjegjësia për këtë vjedhje dhe për këtë shkatërrim të vakëfit! Askush nuk i ka lënë vakëf Shaqir Fetait që ai të ketë mundësi të shkojë në Umre. Shaqir Fetai për këtë vepër penale do të përgjigjet. Vallai do të paditet, pa mëdyshje!

2.
“Në pika të shkurta a mund të na numroni ndonjë sukses a njiherit edhe ndonjë sfidë me të cilët jeni ballafaquar gjatë këtij viti”, ishte pyetja e dytë që i parashtrohet Shaqir Fetait në intervistën e porositur sa për t’u lavdëruar naivisht, të paktën, në “Tv Ikre”! Gazetari ia shtron këtë pyetje me qëllim që ta provokojë e të flasë injoranti, sepse, as vetë ky (gazetari) nuk di se cilat kanë qenë ato suksese e sfida gjatë vitit 2021. Sikur t’i dinte me siguri që do t’ia theksonte një nga një në pyetje dhe do ta pyeste se si ia arriti që të përballet me këto suksese e me këto sfida. Por, shihet qartë që gazetari nuk i di as sukseset dhe as sfidat, ndaj e mbështet për muri Shaqir Fetain, me qëllim që ta provokojë e ta detyrojë të heqë dorë nga vetëlavdërimi.
Shaqir Fetai, tamam si një snob e hipokrit i pashoq, do të përgjigjet duke thënë se, gjatë vitit që e lamë “në të kaluarën!!!”, dy paskan qenë prioritetet e tij (!!!): e para paska qenë angazhimi për denacionalizimin e pronës! Te kjo e para Shaqir Fetai po rrenë, pa një gram sëkuqje në fytyrë, i pacipi gënjen dhe pallamudë idiotizma. Procesi i denacionalizimit të pronës është i hershëm dhe, ky proces ka përjetuar shumë procese gjyqësore, shumë djersë të dikujt që ka përfaqësuar BFI-në në procese gjyqësore, shumë shpenzime (Shumë! Qindra mijëra euro) që sot Shaqir Fetai ta gëzojë produktin e tërë këtij angazhimi! Shaqir Fetai nuk ka dhënë asnjë kontribut, as më të voglën kokërr të djersës, as më të voglin mund që ”të përmbyllet” me sukses ky proces. Shaqir Fetai kurrë nuk u përball me pushtetin, kurrë nuk i reagoi pushtetit deri në destabilizim total të vendit, kurrë nuk u përpoq që të futen në axhendën e pushtetit kthimi i pronave të BFI-së. Shaqir Fetai u “prremtoi” sekserëve (nga rrrugaçë e deri në “ministra”) se do ta falë pa kurrfarë problemi përqindjen e denacionalizimit, vetëm të kryhet kjo e të shpallet “stabiliteti financiar i BFI-së”! Pa dyshim, ky ”stabilitet” do të jetë varri i trishtë i Shaqir Fetait.
Prioritet i dytë i Shaqir Fetait paska qenë “hapja e BFI-së” me faktorët e jashtëm! Shaqir Fetai edhe në këtë “prioritet” gënjen pa krip, gënjen si një mjeshtër i gënjeshtrës, ndonëse i thotë vetes “hoxhë” e “hafiz”! Hapja paska qenë në dy aspekte: Shaqir Fetai qenka vizituar nga lloj-lloj bashkësi fetare të Ballkanit, vizita këto që nuk kanë munguar as në të kaluarën dhe që janë ngritur në praktika të përvitshme nga ish-struktura udhëheqëse e BFI-së. Shaqir Fetai lavdërohet kot, ndërsa rrenë si një njeri i poshtër e i pacipë. Këto vizita i paska kthyer edhe Shaqir Fetai dhe i paska shfrytëzuar për shpjegimin e islamit! Ky jo vetëm që di të jetë i pacipë, por edhe shumë ofendues, prandaj, në çdo fjali meriton shuplakë e tëkërlitje të shallit nga koka e munafikut. Qenka angazhuar për menaxhimin e islamit burimor me qëllim që mos ta depërtojnë ideologji të ndryshme në emër të fesë! Po Shaqi Fetai, a nuk është ky mynafik që lejoji regjistrim të “bashkësive fetare islame” të dyshimta që do të veprojnë kinse në emër të islamit. A nuk është i njëjti person i cili e mbushi BFI-në me përfaqësues të sekteve dhe të ideologjive të ndryshme që nuk kanë të bëjnë asgjë as me islam dhe as me shqiptari! Shaqir Fetai mendon se me këtë intervist do ta kamuflojë angazhimin e tij për t’i jetësuar të gjitha parashikimet e UDB-së?! Si sukses tjetër Shaqir Fetai llogarit faktin që ia paska arritur që ta detyrojë kryetarin e Bashkësisë Islame të Turqisë që të jetë mysafir i Maqedonisë së Veriut!!! Me këtë rast, për herë të parë Dijaneti i Turqisë i paska dhënë një përkrahje të jashtëzakonshme BFI-së së Shaqir Fetait? Po pse këtë përkrahje, në çfarë politika? Në çfarë suksese? Shaqir Fetai duhet të thotë se siguruam përkrahje të turqëve për politikat tradhëtuese dhe të puçit i cili nuk u krye me sukses në Turqi nga “gjylenistët”! Ky po që është sukses i Shaqir Fetait, të tjerat të gjitha janë dështime, janë brum i materies së një historie nga më të zymtat që ka kaluar populli ynë.
Ngjarje e dytë, e cila paka qenë edhe prioritet i BFI-së së Shaqir Fetait, paska qenë vizita e sekretarit gjeneral të RABITA-s! Madje, sukses i Shhaqir Fetait qenka dhe vizita e shejh Isës, i cili, si mysafi i BFI-së ia paska bërë presidentit të shtetit si dhe kryetarit të “parrllamentit” të Maqedonisë! Shaqir Fetai nuk e përmend edhe skandalin më të tmerrshëm që e ka bërë “në sferën e hapjes së BFI-së”! Ishte nikoqir i të dërguarit të Putinit të cilin, si mysafir të BFI-së, ia dërgoi edhe kryetarit të “parrllamentit” të Maqdonisë, shqetësim këtë që e ngritën edhe mediat ndërkombëtare! Shaqir Fetai thotë: ”patëm vizitë edhe nga ambasadorja e SHBA-së (nuk ia di emrin), si dhe nga ambasada e Britanisë së Madhe (nuk ua di emrin!) e kështu me radhë, thotë abdalli! Kush, kështu me radhë! Kush i shkoi! Le t’i përmend! Asnjë! Sepse kori diplomatik tashmë e ka të qartë se Shaqir Fetai është tip i rrezikshëm, i paparashikueshëm, tashmë e dinë të gjithë se si erdhi, se si është ithtar i anarkisë, ndaj, asush nuk dëshiron që ta legjitimojë me vizitat e veta, ndërsa çdo vizitë që i bëhet është në funksion të mbledhjes së informacioneve që u duhen për shërbimet e tyre sekrete, dhe jo se po vizitojnë ndonjë alamet “intelektuali” prej të cilit kanë se çfarë të dëgjojnë e të përcjellin në vendin prej nga vinë.
Shaqir Fetai, i kompleksuar nga gjesti tradhëtues që e ndërmori, nuk e lë pa theksuar: “vërtet morëm një përkrahje të madhe nga puna që po zhvillohet në BFI”! Po kjo përkrahje, madje edhe më e fuqishme, më kuptimplote dhe më përmbajtësore ka qenë edhe në të kaluarën. Kjo përkrahje, pa fije dyshimi, ka filluar të zbehet e të sillet në nivelin zero sidomos pas komplotit të zhvilluar nga Shaqir Fetai. Të gjithë e dinë se BFI-ja aktuale mund të jetë vetëm ndonjë njësi e papërfiillshme e “shërbimit intelegjent maqedonas”, ndaj, nuk kanë nevoj për vizita sepse informacionet burimore i mbarrin nga vetë shërbimi intelegjent maqedonas.
Sfidë tjetër e Shaqir Fetait na qenka edhe akreditimi i Medresesë! Shpresa të mëdha paska Shaqir Fetai se, këtë vit do të bëhet akreditimi, sepse tashmë po ekzistuaka draftdokumenti!!! Shaqir Fetai mendon se Medresja do të bëhet institucion arsimor shtetëror dhe, me këtë, shteti do të nisë të prodhjë kuadro profesionalë për nevojat e BFI-së, pra, hoxhallarë! Ishalla bëhet!

(vazhdon)

Leave a Reply

Your email address will not be published.

You May Also Like

Inteligjencia si kategori amorfe!

Midis nesh Nëse nuk mendojmë për vete, atëherë të tjerët do të…

A kanë shqiptarët komunitet artistik!?

Midis nesh Cili është kujdesi shtetëror për kulturën shqiptare? Fatkeqësisht sot në…

Hisni Shaqiri nesër provomon librin “Golgota e shqiptarëve të Maqedonisë”

Nesër do të promovohet libri “Golgota e shqiptarëve të Maqedonisë”, e autorit…

Evropa kreative që “Diskriminon”

Letër nga Shkupi Në kuadër të Ministrisë për Kulturë në RMV funksionon…