Kur njeriut i plasë cipa, ai gënjen fare lehtë, nuk i skuqet fytyra, madje për asnjë veprim të turpshëm nuk gajlohet! Nuk ka më trishtim se ky i pacipi ta konsidertojë veten “hoxhë”, madje, edhe palo “hafiz”! Edhe i pacipë edhe hoxhë? Edhe spiun e tradhëtar edhe “hafiz”? Edhe rrenc deri në qykë edhe “teolog”! Të pacipin është mëkat ta dëgjoshë e lëre më ta prezantoshë si “të sukseshëm”! Cili mysliman në Maqedoninë e Veriut mund t’i numërojë vetëm dy suksese autoriale të Shaqir Fetait, fuksit që një jetë të tërë e kaloi nën pseudonimin policor “ORAO”
Nga Faik Shahinbejlliu

Është një praktikë gazetareske që në fundvit të rekapitulohet puna e një viti të plotë, duke vënë theksin kryesisht mbi sukseset që janë arritur përgjatë vitit që po ik! Kësisoj, Shaqir Fetai paska kurdisur një intervistë në “Tv Ikre”, “gjirizi” i vetëm i tij prej nga mundohet të derdhë fëlliqësirën e vet të “luluar” me gënjeshtra nga më banalet! I thotë vetes “kryetar” i Institucionit fetar kurse të kripë me gënjeshtra, ndërsa buzë e fyt i ngjiten nga rrenat e thata që tashmë i janë bërë “refren” i përditshmërisë së vet.
Le t’i analizojmë veç e veç të gjitha përgjigjet e Shaqir Fetait që i hedh si lopa bajgën, duke menduar se truri i myslimanëve të Maqedonisë së Veriut është i thatë dhe nuk regjistron asgjë, prandaj dhe, mund të genjejë sa t’i dojë b… atij! Pa fije respekti, pa fije turpi, pa fije ndërgjegje, duke i shtrembëruar buzët e duke u munduar të nxjerrë fjalë “të mëdha”, nuk shpreh më të voglën droje se, mund të ofendohen fëmijët e vet, nipërit, mbesat, familja e gjërë, miqësia, ata që e instaluan si mumie të gjallë, mbarë shoqëria myslimane, nga gatishmëria e tij për të gënjyer dhe për ta kamufluar të vërtetën. Megjithatë, gjatë fjalëve boshe të Shaqir Fetait, fluturojnë disa kode që ai mendon se janë të pakodifikueshme për vegjëlinë e thjeshtë ndërsa janë “selame” që ia nisë shërbimeve intelegjente që kurrë nuk ua kanë dashur të mirën as shqiptarëve dhe as myslimanëve në përgjithësi. Shaqir Fetai tha:

1.
Jemi në fund të vitit 2021! Cilat kanë qenë përjetimet tuaja gjatë këtij viti?, ishte pyetja që iu shtrua mynafiikut! Shaqir Fetai e fillon me një rrenë të madhe! Thotë që, viti që po e lëmë, për të paska qenë me aktivitete të jashtëzakonshme, të duarnduarta! A nuk është ekspert i gënjeshtrës, i trillimit, i shpifjes madje pa ju skuqur asnjë sekond fytyra! Njeri tipik i pacipë! Po cili, aman cili aktivitet i tij ishte i jashtëzakonshëm! A e kupton Shaqir Feta fjalën “i jashtëzakonshëm”! Përveç veprimeve të tij imorale asgjë të jashtëzakonshme nuk ka pasur gjatë këtij viti! Thjesht, Shaqir Fetai është i jashtëzakonshëm në veprimet e tij parësore, ndonëse “hafiz”, ai tradhëton, spiunon, rrenë dhe lavdërohet si putanja kur mbronë “ndershmërinë” e vet! Paska zhvilluar “aktivitete të jashtëzakonshme”, sepse edhe viti paska qene “me një dinamizëm të ngjarjeve të ndryshme, qoshin ato të mira, apo jo të këndshme”! Ja pra abdalli, të gjitha aktivitetet, të gjitha ngjarjet, të gjitha skenat e mira apo të pakëndshme që kanë ndodhur përgjithësisht në Maqedoninë e Veriut, ai i llogaritë si aktivitete të veta për të cilat ka pasur përjetime të veçanta (afinitet ky ekskluziv i spiunëve)!
Ajo që e kënaq Shaqir Fetain në këtë vit është fakti që myslimanët e vendit i paskan tejkaluar me shumë sukes të gjitha sfidat e këtij viti dhe në të njëjtën kohë të dalin më të sigurt, më stabil dhe, me një komoditet të lehtë të kalojnë dhe të jenë më të përgatitur për vitin I CILI NA VJEN NË TË ARDHMEN!!! Hahaha, ec e mos bëj “mëkat” dhe mos qesh me budallain që veten e llogarit si “reis”! Viti që vjen në të ardhmen!!!
Myslimanët i paskan kaluar të gjitha sfidat me sukses, i paskan tejkaluar të gjitha dhembjet dhe trishtimet me sukses! Sukses për Shaqir Fetain është edhe humbja e më të dashurve në rastin e djegies së spitalit modular në Tetovë! Sukses paska qenë edhe tragjedia e tmerrshme kombëtare me rastin e djegies së autobusit ku humbën jetën plotë 45 myslimanë, ku u shuan familje të tëra! Këto janë sfida o duduk!) Kësisoj, familjarët e tyre që humbën më të dashurit e vet u përgatitën që me sukses të futen në vitin i cili do të vie në të ardhmen – ky është mesazhi i Shaqir Fetait, këtij farë duduki që me pacipësinë e vet po na e nxinë fytyrën tonë!
Çështja kryesore që po e gëzuaka Shaqir Fetain na qenka fakti që ia paskan arritur të krijojnë “stabilizim financiar”! Pse a nuk paska pasur “stabilizim” në të kaluarën a? Po Shaqir Fetai, si pjesëtarë i strukturës së Rijasetit kurrë nuk e ka shprehur më të voglin shqetësim për ndonjë “destabilizim financiar”! Kurrë nuk e ka shënjestruar asnjë organ për keqpërdorim financiar! Ka kontribuar Shaqir Fetai në destabilizim financar? Pa dyshim që po, sepse, për shkak të lakmisë së tij për ta zhvilluar korrupsionin bëri që investitor gjigant nga bota islame të largohet nga projekti që parashihte investim me dhjetra milionë dollarë në qendër të Gostivarit, projekt ky që do ta shtonte si askush më shumë stabilitetin financiar të BFI-së, duke fituar një vakëf stabil, shumë përfitues dhe me efikasitet financiar si asnjë objekt tjetër valkëf i BFI-së! Shaqir Fetai, tashmë është dëshmuar katërcipërisht se ka vjedhur, se i ka heshtur keqpërdorimet eventuale financiare, sepse nuk e ka thënë asnjëherë qoftë vetëm një fjalë, dhe që, as pas puçit dhe tradhëtisë që e zhvilloi, nuk nxorri asnjë “tezë” të tij nga b… se u detyrua në këtë hap për shkak të keqpërdorimeve fnanciare. Nuk e ka thënë sepse, ose nuk ka pasur, ose ka qenë thellësisht i zhytur në vjedhje e në korrupsion! Tani, kjo farë “melaqe” ia paska arritur të krijojë “stabilitet financiar”! Prej nga? Prej parave të xhematit, të cilat ky i keqpërdorë duke i shëtitur b… nëpër ambasadat maqedonase që janë “seli” të partisë që e konrabandoi duke e instaluar në krye të BFI-së!
Dhe, ky farë duduku “sukses finaciar” e quan faktin që ia paska dalur pa ndodnjë problem t’i plotësojë “të gjitha kërksat e Rijasetit”, dhe jo edhe kërkesat e myslimanëve që e mbajnë këtë “rijaset”! I paska mbuluar shpenzimet e Medresesë (dhe jo medreseve!!!) me paralelet e saj të shpërndara nëpër dia qendra të vendit; i paska përmbushur nevojat financiare të Fakultetit, por dhe të sektoreve të ndryshëm. Po në të kaluarë a nuk mbuloheshin suksesshëm të gjitha këto shpenzime të këtyre organeve, institucioneve e sektoreve? Çka flet palidhje, pse vetëlavdërohet abdalli kur krejt bota e di se këto vatra arsimore, këto organe e sektore u krijuan falë nikoqirllëkut të ish-reisul ulemasë H. Sulejman ef. Rexhepit, i cili i themeloi, i hapi dhe i mbajti pa asnjë proble. I vetmi problem i tij ishte që u mbështet në persona të dyshimtë, duke u besuar spiunëve e tradhëtarëve, të cilët e patën dert që ta njollosin, ta ofendojnë, ta degjenerojnë me qëllim që tradhëtinë e tyre të mëvonshme ta konsiderojnë si “veprim të detyrueshëm”, për ta shpëtuar financiarisht BFI-në!
Dhe, Shaqir Fetai na qenka befasur nga reagimi i myslimanëve duke i dhënë këntriibutet e tyre! Natyrisht që do të ndjehet këndshëm i befasuar, sepse ai ka qenë i bindur se tradhëtarit dhe spiunit nuk do t’i përgjigjet askush! Në fakt, këtu edhe është i gjithë problemi! Shaqir Fetai vazhdon që ta keqpërdorë mirësinë dhe devotshmërinë e besimtarëve dhe, thotë se myslimanët po e përkrahin veprimtarinë e tij prej tradhëtari dhe spiuni dhe jo se myslimanët kanë një besatim të përjetshëm me BFI-në për ta mbajtur financiarisht deri në ditën e Kijametit! Shaqir Fetai dëshiron që përmes “filozofisë” së tij prej spiuni, ta iritojë masën, ta rrebelojë dhe ta detyrojë që mos të japin asnjë cent dhe, me këtë, t’ia arrijë qëllimit të marrur nga UDB-ja – rrënimi total i BFI-së!
Abdalli pastaj shpërfytyrohet në hajvan amorf sidomos kur mburret se me sukses ia paska dalur në zbutjen e Kovid 19! BFI-ja paska dhënë një kontribut të jashtëzakonshëm në zbutjen e kësaj epidemije dhe, tërë kjo na rgjistrohet si “Aktivitet i BFI-së në vitin 2021”! Shaqir Fetai është shumë koshient se kjo epidemi “fatkeqësisht mori një numër të madh të qyetarëve”! Tani, ku është këtu aktiviteti i BFI-së? Shpëtoi shumë jetë apo mori shumë jetë! Zbatimin e urdhërit të trupave të veçantë shtetërorë që formohen në raste krizash, Shaqir Fetai e konsideron aktivitet të vetin personal! “Kontributi jonë, kam bindjen, ka luajtur një rol të jashtëzakonshëm në zbutjen e epidemisë Kovid 19”, thotë turulumi, Shaqir Fetai! Ku është këtu aktiviteti? Kontributi i Shaqir Fetait ka qenë zbatim i kërkesës për të mos falur namaze në xhami, për të mos organizuar lutje të përbashkëta me xhemate, masa këto të kërkuara dhe të miratuara nga trupa gjegjëse prej ekspertëve të vendit të formuar me rastin e shpalljes së gjendjes së jashtëzakonshme! Shaqir Fetai e llogarit si kontribut dhe si aktivitet të vitit 2021 mosfaljen e namazeve të përbashkëta në xhami! Nuk e llogarit këtë dhembje shpirtërore, nuk e llogarit trishtim, nuk e llogaritë si kufizim të detyrueshëm që për herë të parë në kët dy-tre shekuj të mos falen namazet me xhemat në xhami, por e llogarit si “aktivitet të vitit 2021”!
Krejt në fund të kësaj përgjigje, Shaqir Fetai, ky “hafiz” i pacipë thotë se paska pasur akktivitete të duarnuarta por që në mungesë të kohës nuk do t’i theksojë të gjitha veç e veç! Po mirë bre, le t’i thotë nja dy-tri aktivitete që janë interes i përgjithshëm i myslimanëve të vendit. Jo nga ato aktivitete që i ka bërë sa për të shitur “intelektualitet”, ndonëse është hipokrit e snob i dëshmuar katërcpërisht si dhe mjeshtër i vargëzimit të snobëve dhe hipokritëve të tjerë që i ka bërë gjerdan për qafe, si ata priftërinjtë “me gjerdanin” e vet të shenjtë! Shaqir Fetai aktivitet i llogariitë edhe pierjen e çajit me ata që rastësisht i zatesin në zyrë si dhe dhënien e “dekoracioneve” që i ka si fara të lulediellit e që, megjithatë, kushtojnë, kërkojnë buxhet. Tmerri edhe më i madh është sepse Shaqir Fetai tashmë e ka devalvuar “dekorimin” e BFI-së deri në nivel të “lojës me tashakë”!

(vazhdon)

Leave a Reply

Your email address will not be published.

You May Also Like

Hajredini: Grubi po i përsërit premtimet e rrejshme të Musa Xhaferit të vjetra më shumë se 10 vite

Albert Hajredini / Vendosja e një figure antipatike për elektoratin shqiptar në…

Kështu foli Shaqir Fetai (2)

Rreth çapitjeve amatoreske të Shaqir Fetait për të ndërtuar një tekst mbi…

Burrat e shtetit dhe politikanët

NGA: Haki LATIFI  Nuk është thënë kot se, gjersa politikanët mendojnë për zgjedhjet…

Letër nga Shkupi / NJË PËRÇMIM INSTITUCIONAL NDAJ LIBRIT

(Si kaloi dita e parë e një nisme institucionale – “Panairi studentor…