Shefi i kabinetit të presidentes Vjosa Osmani, Blerim Vela, ka reaguar pas deklaratave të shefit të Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq, i cili tha se Serbia “do të shqyrtojë dërgimin e 1.000 forcave të saj të sigurisë” në Kosovë.

Vela në një reagim në Twitter ka thënë se regjimi i Serbisë po kalon nga veprimet e fshehta të dhunshme të strukturave të saj ilegale në Kosovë në kërcënim të hapur për të përdorur forcat policore e ushtarake për të kryer agresion kundër Kosovës.

Ai tutje tha se ky është një kërcënim flagrant për të rrezikuar paqen dhe stabilitetin në Kosovë dhe më gjerë në rajon.

Petkoviq i bëri komentet të enjten në mbrëmje, pak orë pasi Policia e Kosovës njoftoi se ka rritur praninë e saj në veri të Kosovës.
Petkoviq tha se “300 deri në 350 policë të Kosovës – përfshirë pjesëtarë të forcave speciale ROSU – kanë okupuar dhe bllokuar Mitrovicën e Veriut”.Paraprakisht, edhe disa media serbe raportuan ngjashëm, por Qeveria e Kosovës i hodhi poshtë pretendimet e tilla.Zëdhënësi Përparim Kryeziu tha për Radion Evropa e Lirë se institucionet e sigurisë kanë rritur praninë në veri të Kosovës, duke dërguar “vetëm policë të rendit”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

Më 12 maj do të dihet nëse Finlanda aplikon për anëtarësim në NATO

Presidenti i Finlandës, Sauli Niinisto, njoftoi se do të shpallë vendimin e…

Nesër protesta kundër vendimit të gjykatës për rastin “Monstra”

Shqiptarët nesër do të ngrihen në protestë, përshkak të dënimeve të shqiptuara…

Vota është arma më e mirë e sovranit për të “vrarë” hajnat dhe kriminelët që shkatërrojnë shtetin

“Një gjë duhet ditur se këtu nuk i ka fajet vetëm ky…

Kurti uron Ramën: Kosova nuk mundet pa Shqipërinë, e Shqipëria nuk mundet pa Kosovën

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka uruar kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama…

Vërshimet në Kosovë, IHK thotë se situata e vështirësuar hidrometeorologjike pritet që të vazhdojë

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës bën të ditur se si pasojë e reshjeve…