Raketat Iskander u lëshuan nga Bjellorusia në Ukrainë rreth orës 17:00, ka thënë një këshilltar i ministrit të brendshëm të Ukrainës.

Një veprim i tillë vjen pasi zyra e presidentit Zelensky njoftoi sot se zyrtarët ukrainas dhe rusë do të takohen për bisedime në kufirin Bjellorusi me Ukrainën – edhe pse ata nuk kanë thënë se kur.

Anton Herashchenko postoi pamjet në Facebook.

“Iskanderët u nisën kundër Ukrainës nga afërsia e Mozyr”, ka shkruar ai. “Kjo do të thotë se ata kanë sjellë vdekjen diku… kështu që ky është lloji i armëpushimit që ne kemi?”.

Një deklaratë ukrainase më herët tha se udhëheqësi bjellorus Alexander Lukashenko kishte “marrë përgjegjësinë për të siguruar që të gjithë avionët, helikopterët dhe raketat e stacionuara në territorin bjellorus të qëndrojnë në terren gjatë udhëtimit, bisedimeve dhe kthimit të delegacionit ukrainas”.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

You May Also Like

Kurti në takimin për Vettingun: Na duhen prokurorë e gjyqtarë efikas dhe energjikë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se njëra ndër shtyllat e…

ShBA, mbi 2,400 të vdekur e mbi 26,000 të infektuar për një ditë

Numri ditor i viktimave të koronavirusit në Shtetet e Bashkuara ka arritur…

Trupat e gjetur në Gaza, shkaku i vdekjes nga gazi toksik

Autopsitë u kryen mbi trupat në spitalin Al-Shefa në qytetin e Gazës,…

BE pajtohet për sanksione të reja kundër Bjellorusisë

Ministrat e Jashtëm të Bashkimit Evropian miratuan të hënën një seri sanksionesh…