Policia e Kosovës ka identifikuar dy persona të dyshuar për raste të mashtrimit gjatë muajve prill, maj e qershor.

Sipas komunikatës për medie, mashtrimet kanë ndodhur në vazhdimësi për një periudhë kohore.

“Prishtinë, 24 shtator 2021 – Referuar disa rasteve të mashtrimit të raportuara gjatë këtij viti (prill, maj, qershor), Drejtoria Rajonale e Policisë së Prishtinës, respektivisht Njësia e hetimeve të Përgjithshme, kanë ndërmarrë të gjitha masat policore në drejtim të hetimit, identifikimit, marrjes e përpunimit të informacioneve të rëndësishme që lidhen me rastet në fjalë: Veprimet e lartcekura policore kanë rezultuar me identifikimin e të dyshuarve: Mexhid Krasniqi, 35 vjeç, mashkull, shtetas i Republikës së Kosovës dhe Muhamet Gashi, 22 vjeç, mashkull, shtetas i Republikës së Kosovës”, thuhet në komunikatë.

Dyshohet se këta persona përmes llogarive bankare kanë përfituar shuma parash duke përdorur rrjetet sociale dhe portalet, duke paraqitur dokumente që dyshohet të jenë të falsifikuara.

Të dyshuarit, Mexhid Krasniqi, 35 vjeç dhe Muhamet Gashi, 22 vjeç ndodhen në arrati dhe janë shpallë në kërkim nga PK-ja.

“Mbështetur në rezultatet e deritanishme të hetimit, policia ka ngritur dyshimin e bazuar se mashtrimet mund të kenë ndodhur në vazhdimësi për një periudhë të gjatë kohore. Personat e dyshuar përmes llogarive bankare, kanë përfituar shuma parash duke përdorur rrjetet sociale në internet dhe portalet, (me dokumente që dyshohet të jenë të falsifikuara), për të kërkuar ndihmë për shërim jashtë vendit,  për persona të ndryshëm”, thuhet në komunikatë.

Tutje thuhet se, “Personat e dyshuar aktualisht ndodhen në arrati dhe janë shpallë në kërkim nga ana e policisë. Andaj inkurajojmë të gjithë ata që kanë informacione lidhur me vendndodhjen e tyre, apo çfarë do lloj informacioni tjetër që do t’i kontribuonte arrestimit të tyre, t’ ia kalojnë ato policisë përmes linjës 192, apo në çfarëdo forme tjetër”.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

You May Also Like

ShBA, mbi 2,400 të vdekur e mbi 26,000 të infektuar për një ditë

Numri ditor i viktimave të koronavirusit në Shtetet e Bashkuara ka arritur…

Ju them troç !

KUALICIONIMI parazgjedhor i ALEANCËS me BESË DHE TË TJERAT (parti e shoqëri…

Mickoski kërkon zgjedhje të parakohshme parlamentare

Lideri I VMRO-DPMNE-së Hristijan Mickoski sot ka kërkuar formimin e një qeverie…

Kohë për lutje e bamirësi

“…Ai e di se disa prej jush do të jenë të sëmurë,…

Tiranë: SPAK u kërkon gazetarëve të Lapsi.al burimin për lajmet mbi databazën e të dhënave personale të qytetarëve

Në Tiranë, oficerë të policisë gjyqësore shkuan sot në zyrat e gazetarëve…