Përfaqësuesit e shqiptarëve dhe boshnjakëve në Serbi kanë nisur një iniciativë për vendosjen e simetrisë në të drejtat e pakicave ne Kosovë dhe Serbi, me qëllim qe kjo çështje të zgjidhet përmes propozimit të BE-së.

Propozimi franko-gjerman për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Serbisë dhe Kosovës duhet të jetë standard edhe për pakicat në Serbi. Kjo është iniciativa e përfaqësuesve të shqiptarëve dhe boshnjakëve në Serbi. Ata kërkojnë që të zbatohen standarde të njëjta dhe të kërkohet simetri në të drejtat e pakicave në Kosovë dhe Serbi.

Deputeti i Kuvendit të Serbisë nga komuniteti shqiptar Shaip Kamberi thotë për RTK-në se nëse Kosova dhe Serbia shkojnë në drejtim të nënshkrimit të marrëveshjes për normalizim të raporteve, atëherë edhe çështja e minoriteteve duhet të jetë pjesë e dialogut.

“Është koha që të eliminohen përmes kësaj marrëveshje të gjitha pikat të cilat në të ardhmen mund të nxisin tensione. Për ne një nga këto burime që në të ardhmen mund të nxisin tensione në raportet mes dy shteteve është edhe pozita diskriminuese e shqiptarëve të Luginës se Preshevës, prandaj edhe shohim si mundësi dialogun që po zhvillohet dhe marrëveshjen eventuale si mundësi te fugnit që çështja e shqiptarëve të Luginës të zgjidhet”, tha Kamberi.

Si vlerëson ai, pozita e shqiptarëve në Serbi është diskriminuese. Prandaj, shpjegon ai, deri më tani janë nënshkruar shumë marrëveshje mes komunitetit shqiptar dhe Beogradin zyrtar për afirmimin e të drejtave të tyre, me çka Serbia është zotuar që pozita duhet të përmirësohet.

“Nëse marrëveshjet e rregullta, në një dialog të rregullt që kemi pasur me Beogradin nuk ka sjellë suksesin deri tash, atëherë është ajo që presim ne që dialogu në Bruksel të këtë edhe një çështje tjetër dhe kjo është pozita e shqiptarëve ne Lugine të Preshevës”, thekson Kamberi.

Edhe komuniteti boshnjak pres që problemet me të cilat ballafaqohet në Serbi të trajtohen në dialogun në Bruksel.

Deputeti nga ky komunitet ne Kuvendin e Serbisë Enis Imamoviq tha për RTK-në se ata e mbështesin planin e BE-së dhe besojnë se është i rëndësishëm për integrimin evropian të Serbisë. Sipas Imamoviq, Beogradi duhet të ketë i gatshëm qe ti zbaton parimet e njëjta, atë që kërkon për serbët t’ua jap të njëjtën gjë komuniteteve tjera në Serbi.

“Është e rëndësishme që Serbia të hyjë në këto negociata me një situatë të qartë sa i përket pakicave që jetojnë në Serbi. Nëse kërkohet siguri dhe nivel të të drejtave për popullin serb, qoftë në Kosovë, në Bosnje e Hercegovine, apo në vendet e tjera të rajonit, duhet të jemi të gatshëm t’u garantojmë drejtësi dhe siguri popujve që jetojnë në Serbi”, thote Imamoviq.

Sipas tij, parimi është ajo çka kërkohet për pjesëtaret e popullit serb, duhet të jepet popujve të tjerë që jetojnë në Serbi.

“Mirëpo, ne nuk jemi për zgjidhje të bazuara në parimet etnike, por si ta afrojmë qeverisjen qytetarëve, për të reduktuar hendekun që ekziston mes qytetaret dhe pushtetin qendror”, tha Imamoviq.

Më parë Kamberi dhe Imamoviq për këtë çështje kanë biseduar me kryeministrin Albin Kurti dhe zyrtarë ndërkombëtarë. Ata janë takuar edhe me ambasadorin e SHBA-së në Serbi Kristofer Hill. Tani po kërkojnë takim edhe me presidentin e Serbisë. Një letër i është dorëzuar edhe të dërguarit special amerikan Gabriel Escobar.

“Akoma nuk ka ndonjë përgjigje konkrete. Ajo çka është thënë se zoti Escobar, si i dërguar special të Amerikës në dialogun, kur te vijë në rajon herën tjetër do të këtë takim edhe me përfaqësues shqiptar, këtë e kam një premtim. Por presim pra ne bisedime të ardhshme kjo çështje të jetë një nga temat të cilat mund të trajtohen”, tha Kamberi.

“Ne kërkuam një takim me presidentin Vuçiq dhe do të vazhdojmë të insistojmë që ai takim të bëhet, dhe t’ia përcillnim atij nevojën për të diskutuar parimet e mbrojtjes së të drejtave të pakicave kombëtare në të njëjtin nivel”, thotë Imamoviq.

Në prag të vazhdimit të dialogut, deputetet boshnjak dhe shqiptar në Serbi vlerësojnë se rregullimi i çështjes së komuniteteve në mënyrë reciproke mund të kontribuojë në paqen dhe përparimin në rrugën evropiane edhe Kosovës edhe Serbisë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

Babai nga Tetova thotë se është sulmuar fizikisht nga djali i tij

Një baba 41-vjeçar nga Tetova në orët e para të ditës së…

Severe Weather paralajmëron shtetet e Gadishullit Ballkanik

Severe Weather, agjencia meteorologjike ka paralajmëruar për një rrezik të mundshëm për…

Dita e dytë e protestës para Ministrisë së Financave! Hotelierët kërkojnë ndihmë të njëhershme financiare

Dita e dytë e protestës së Odës turistike- hotelierike para Ministrisë së…

Kuleba i përgjigjet Lavrovit: Rusët duan gjak dhe jo negociata

Ministri i Jashtëm ukrainas, Dmytro Kuleba kërkoi sot më shumë armë dhe…

Të shtëna me armë zjarri përpara selisë qendrore të PDK-së

Rreth orës 21:30 është raportuar për një gjuajtje me armë zjarri në…