Bartja e menjëhershme e të dënuarve të mitur nga burgu i Ohrit në Entin edukues-përmirësues Tetovë, përshpejtimi i ndërtimit të repartit të paraburgimit në ENP Idrizovë, përmirësimi i risocializimit, 24 orë shërbim mjekësor për të burgosurit, janë një pjesë e propozimeve nga debati në Komisionin anketues për mbrojtjen e lirive dhe të drejtave të njeriut.

Kreu i Komisionit, Fadil Zendeli tha se në këto konkludime është thekuar rritja e financave për Entet ndëshkimore-përmirësuese, që të mundësojnë kushte më të mira për të burgosurit si dhe të rritet mundësia e kontaktit dhe komunikimit mes të burgosurit dhe familjes, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Është e nevojshme që të të burgosurve t’u mundësohet punë dhe aktivitete tjera përmes Ministrisë së Punës dhe Politikës Sociale. Të hetohet dhe dënohet kë korrupsioni nëpër burgje, si dhe të hetohet nënçmimi ndaj të burgosruve”, tha deputeti Fadil Zendeli.

Në konkluzion është theksuar se ky komision do të vazhdojë të ndjek gjendjen e burgjeve. Anëtarët e komisionit nuk kishin vërejtje por shtesa.

Deputeti nga radhët e OBRM-PDUKM-së, Goran Manojllovski tha se bartja e personave të mitur në Entin edukues përmirësues duhet të bëhet menjëherë, për shkak se siç tha ai, objekti tashmë disa vite është i gatshëm.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

Muhamedi: Bombat, me rëndësi për rastin “Monstra”, “Lagja e Trimave” dhe “Harun Aliu”

Analisiti Nijazi Muhamedi në një deklaratë për Alsat, tha se bisedat e…

Grupi i Kumanovës ngre në këmbë MPB-në e Maqedonisë së Veriut

Pjesëtarët e “Grupit të Kumanovës” të cilët janë të dënuar për ngjarjet…

Ekskluzive: Paraqiten rezultatet e hetimeve ndërkombëtare për rastin te Liqeni i Smilkovës

Momente të reja janë paraqitur në hetimet e pavarura ku janë kyçur…

Nëna e El Chekës: Më therrën me thikë dhe grisën foton e Almirit (VIDEO)

Para fillimit te protestave kunder BDI-se ne Shkup, ka ndodhur disa incidente…

Afrim Gashi: Do të angazhohemi për rroga më të larta në arsim dhe pushim pranveror për nxënësit

Kryetari i AlternAtivA-s, Afrim Gashi, fushatën parazgjedhore për zgjedhjet e 15 korrikut…