Shtetet e Bashkimit Europian nga grupi i Vishegradit dhe Austria, kanë kërkuar që edhe vendet e rajonit të Ballkanit Perëndimor të përfshihen në Konferencën për të ardhmen e Europës.

Në një non-paper të përgatitur nga Hungaria, Polonia, Çekia, Sllovakia dhe Austria, është thënë se “pasi e ardhmja e Europës është e përbashkët me të ardhmen e partnerëve tanë nga Ballkani Perëndimor, pjesëmarrja e tyre në Konferencën për të ardhmen e Europës është thelbësore”.

Konferenca për të ardhmen e Europës nisi punimet më 9 maj, pikërisht në Ditën e Europës.

Ajo është një nismë e përbashkët e tri institucioneve kryesore të BE-së dhe shteteve anëtare.

Konferenca kryesohet nga Parlamenti Europian, Komisioni Europian dhe Këshilli, që veprojnë si pjesëmarrës të barabartë në të.

Qëllimi i kësaj konference – që do të zgjasë rreth një vit e gjysmë – është që përmes konsultimeve publike, ku do të përfshihen edhe qytetarët, shoqëria civile dhe shumë aktorë tjerë, të shpërfaqen ide se si shihet e ardhmja e Bashkimit Europian.

Vendet që kanë mbështetur këtë non-paper shprehen se inkurajojnë një përfshirje të duhur dhe kreative të partnerëve nga Ballkani Perëndimor në kornizën e konferencës për të ardhmen e Europës.

“Duke respektuar në tërësi rregullat e procedurës, ne besojmë se përfshirja e palëve të interesuara nga Ballkani Perëndimor është e rëndësishme në të gjitha gjashtë fushat e caktuara në qëndrimet e Këshillit rreth Konferencës për të ardhmen e Europës, sidomos për ato që kanë ndikim të drejtpërdrejtë për gjeneratat e reja” thuhet në këtë dokument.

Këto shtete kanë përsëritur po ashtu se është në interes strategjik të Bashkimit Europian që vendet e rajonit të Ballkanit Perëndimor të përfshihen në të gjitha projektet e së ardhmes, nga ato për zhvillim të infrastrukturës, lidhjeve më të mira e deri tek interesi strategjik për një siguri më të madhe në Europë.

Prandaj këto vende përsërisin se qëllimi i integrimit të këtyre vendeve në BE është në interes të vetë BE-së./REL

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

“Mosparaqitja e Ahmetit dhe Grubit si dëshmitarë, vulosi dënimet e përjetshme për herë të dytë”

Gjykata e Apelit në Shkup sot ka konfirmuar vendimin e Gjykatës Themelore…

Bugajski: Nëse rishikohen territoret në Kosovë, shqiptarët e Maqedonisë mund të kërkojnë bashkim me Shqipërinë

Ndërsa pandemia e koronavirusit shqetëson Uashingtonin, administrata e Trump pa dashje po…

Kurti i publikon me emra e foto: Vrasja e Aganit u urdhërua nga këta dy persona

Faton Kurti, kryetar i Republikanëve të Kosovës, ka thënë se vrasja e…

Hallaçi: Kërkoj zbardhjen e rastit të Kumanovës

Ju bejë Apel te gjithë Shqiptarve mbarë kombëtarë për hirë se vertetës…

Avokatja e Grupit të Kumanovës: Qeveria e Albin Kurtit do t’i lirojë djemtë tanë!

Kërkesa për hetim ndërkombëtar të rastit të Lagjes së Trimave të Kumanovës…