VMRO-DPMNE akuzon Qeverinë dhe ministrin Oliver Spasovski për paaftësi me menaxhimin e alarmeve për bomba.

”Pas tre muajsh raportime për bomba në shkolla, institucione, ndërtesa banimi, qendra tregtare dhe tani në aeroport, hotele dhe ambiente sportive, vetëm tani menduan të kërkonin ndihmë ndërkombëtare nga partnerët tanë. Pse kanë pritur kaq gjatë Spasovski dhe Kovaçevski? Pse nuk i shfrytëzuan me kohë të gjitha kapacitetet e brendshme dhe ndërkombëtare për t’u përballur me një kërcënim të tillë të sigurisë që përhap tension dhe frikë te qytetarët?

Paaftësia e Oliver Spasovskit bëhet problem sigurie për Maqedoninë. Ai tashmë është në postin e ministrit të Punëve të Brendshme për të tetin vit. Rezultati është një rënie e profesionalizmit dhe autoritetit të policisë. Për shkak të punësimit të kuadrove partiake dhe personave me të kaluar, policia nuk ka mundur t’u përgjigjet kërcënimeve ndaj rendit dhe qetësisë në Maqedoni.
Prandaj është e nevojshme që Spasovski të japë dorëheqjen dhe qeveria e udhëhequr nga Kovaçevski ta njohë sa më parë paaftësinë e tij dhe të kërkojë ndihmën e ekspertëve vendas dhe të huaj për të gjurmuar dhe sanksionuar denoncuesit e tillë të bombave” – thuhet në kumtesën e VMRO-DPMNE-së.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

Sipas ushtarakut amerikan , mesatarja e mbijetesës së një ushtari në luftimet në lindje të Ukrainës është katër orë

Jetëgjatësia mesatare e një ushtari në vijën e frontit në lindje të…

Aktakuzë kundër ish drejtorit të Regjistrit Qendror

Prokuroria Themelore Publike nga Shkupi ngriti aktakuzë kundër ish drejtorit të Regjistrit…

Prej sot hyjnë në fuqi masat e reja kufizuese në Maqedoni

Në Maqedoninë e Veriut prej sot hyjnë në fuqi masat anti-COVID-19 të…

Tërmet afër Buffalo-s, New York – më i fuqishmi i regjistruar në zonë në 40 vjet

Një tërmet me magnitudë 3.8 ndodhi mëngjesin e së hënës pranë Buffalo,…

Në Gjermani kanë frikë se kush mund ta zëvendësojë presidentin aktual rus – përmenden tre emra që janë ‘më të këqij’ se Putini

Një anëtar i parlamentit federal të Gjermanisë ka thënë të mërkurën se…