Pavarësisht largimit të kreut të Wagner, zëri radikal nuk është shuar në Moskë.“Do të theksoj diçka që politikanët nuk dëshirojnë ta pranojnë: Një apokalips bërthamor jo vetëm që është i mundur, por ka edhe shumë gjasa që të ndodhë”.
Kështu shkruan në Telegram numri dy i këshillit të sigurisë të Rusisë, Dmitry Medvedev. Sipas tij, arsyet janë dy: kundërshtarët kanë vendosur që të mposhtin fuqinë më të madhe bërthamore, Rusinë, dhe arsyeja e dytë është, sipas tij, që armët nukleare janë përdorur në të kaluarën nga dikush dhe prandaj lëshimi i tyre nuk është një tabu.Ndër të tjera, Medvedev kërkon që Moska të ndërpresë raportet me Finlandën apo vendet baltike, duke pretenduar se janë shtete të krijuara nga Lenini.

Ndërkohë, shumat e mëdha të parave të përfituara në vitet e fundit kanë çmendur Yevgeny Prigozhin të grupit Wagner. Këtë e ka thënë opinionisti televiziv Dmitry Kiselev, në programin e tij javor në televizionin publik të Rusisë.“Mendonte se mund të sfidonte i vetëm Ministrin e Mbrojtjes, shtetin, madje edhe presidentin”, u shpreh ai duke shtuar se grupi Wagner ka përfituar nga shteti rus mbi 17.5 miliardë euro, përmes kontratave qeveritare dhe shërbimeve të ofruara nga kateringu Concord, në zotërim të ish kuzhinierit të Putinit.
Ndërkohë, Wagner ka pezulluar për një muaj rekrutimin e mercenarëve të rinj për shkak të zhvillimeve të fundit, përfshirë transferimin e grupit në Bjellorusi. Kjo vjen pasi Prigozhin ndërmori një rebelim të armatosur kundër lidershipit politik në qershor, për të marshuar në kërkim të mbijetesës, siç tha ai.Themeluesi i Wagner hoqi dorë nga kryengritja dhe pranoi zgjidhjen që përfshinte largimin e tij në ekzil për në Bjellorusi, ku presidenti Lukashenko e ka angazhuar të trajnojë ushtrinë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

Nënshtetësia e Onishchenkos / Drejtori i ASK-së, Dimovski: E kemi gjetur fajtorin

Në Agjencinë e Sigurisë Kombëtare është lokalizuar një person, i cili pa…

Ish-komandanti i UÇK-së: Në batalionin tim i kam pasur 250 ushtarë, tash numri ka shkuar në 600

Aziz Bici, këshilltar i kryeministrit për Kategoritë e Dala nga Lufta e…

80,000 ukrainas u kthyen në Ukrainë nga 24 shkurti, shumica për të luftuar

80,000 ukrainas janë kthyer në vend nga jashtë që kur Rusia filloi…

Scholz: Lufta mund të zgjasë shumë, ne qëndrojmë në anën e Ukrainës për aq kohë sa të jetë e nevojshme

Kancelari gjerman Olaf Scholz tha sot se Perëndimi duhet ta përshtatë politikën…

Vdekja e Mbretëreshës Elizabeth, ngrihen zërat kundër monarkisë: Charles është fyerje për demokracinë

Vdekja e Mbretëreshës Elizabeth II, pas 70 vitesh në fron, u pasua…