Mobilizimi i mijëra trupave nga Vladimir Putin për luftën në Ukrainë do të përshkallëzojë konfliktin, tha sot sekretari i përgjithshëm i NATO-s.

Jens Stoltenberg shtoi se kërcënimi i presidentit rus për të përdorur armë bërthamore ishte “retorikë e rrezikshme dhe e pamatur”.

Ai i tha agjencisë së lajmeve Reuters se mobilizimi i parë i Rusisë që nga Lufta e Dytë Botërore nuk ishte një surprizë, por se do të përshkallëzonte konfliktin, shkruan Sky News, përcjell Telegrafi.

Stoltenberg tha se lëvizjet e Putinit demonstruan “se lufta nuk po shkon sipas planeve të tij” dhe ishte e qartë se presidenti rus kishte bërë “një llogaritje të gabuar të madhe”.

“Ne do të sigurohemi që të mos ketë keqkuptim në Moskë se si do të reagojmë saktësisht”, tha ai. “Sigurisht që varet nga çfarë lloj situate apo çfarë lloj armësh mund të përdorin”.

“Gjëja më e rëndësishme është të parandalojmë që kjo të ndodhë dhe kjo është arsyeja pse ne kemi qenë kaq të qartë në komunikimet tona me Rusinë për pasojat e paprecedentë”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

YouTube bllokon median shtetërore ruse RT në Ukrainë – pezullon mundësinë që ajo të fitojë para globalisht

YouTube ka bllokuar median shtetërore ruse RT në Ukrainë dhe ka pezulluar…

Walker: Serbia ka investuar shumë në propagandën kundër Reçakut, Vuçiqi ishte në zinxhirin komandues të Millosheviqit

Ish-ambasadori i Misionit Verifikues të Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë…

PISA, Maqedonia e Veriut në vendin e 67

Programi për vlerësimin ndërkombëtar të nxënësve, i njohur me shkurtesën “PISA”, e…

Gjenerali i lartë amerikan: Rusia ka humbur në formë strategjike, operacionale dhe taktike

Derisa bëhen 1 vit që kur filloi lufta në Ukrainë, gjenerali i…

Hagë, vazhdon gjykimi ndaj Thaçit dhe të tjerëve

Ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi…