Eurokomisari për zgjerim Oliver Varheji rreth mesditës do ta prezantojë raportin e metodologjisë së reviduar për negociatat para gazetarëve dhe para eurodeputetëve.

MIA ka ardhur deri te draft- raporti ku duhet që KE ta miratojë dhe publikojë sot me të cilin vendeve anëtare të PE-së u ofrohet metodologji e reviduar në procesin negociues për zgjerim.

KE insiston në atë se nuk bëhet fjalë për ndryshim të procesit, por për revidimin e saj me qëllim të bëhet më dinamik dhe më efikas. Rishikimi i fundit i këtij procesi daton nga viti 2003.
Dokumenti përmban katër shtylla: kredibilitet, menaxhim politik, dinamizëm dhe parashikim ose kushtëzim.

Ky propozim duhet të pranohet nga shtetet anëtare të BE-së, më herët në fund të këtij muaji, ndërsa KE në dy javët do t’i publikojë edhe raportet për progresin reformues në Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë.

Nëse shtetet anëtare pajtohen me metodologjinë e re dhe vlerësojnë se reformat janë përmbushur atëherë ka gjasa për dritë të gjelbër për negociatat në mars në Bruksel.
Mbetet të shihet se si do të reagojnë shtete anëtare, veçmas Franca dhe Danimarka të cilët bllokuan në tetor. Sekretarja franceze e shtetit për çështje evropiane, Ameli de Monshalen të hënën ka shprehur sigurinë se Komisioni do të jep propozim të kënaqshëm. /MIA/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

“Mosparaqitja e Ahmetit dhe Grubit si dëshmitarë, vulosi dënimet e përjetshme për herë të dytë”

Gjykata e Apelit në Shkup sot ka konfirmuar vendimin e Gjykatës Themelore…

Bugajski: Nëse rishikohen territoret në Kosovë, shqiptarët e Maqedonisë mund të kërkojnë bashkim me Shqipërinë

Ndërsa pandemia e koronavirusit shqetëson Uashingtonin, administrata e Trump pa dashje po…

Kurti i publikon me emra e foto: Vrasja e Aganit u urdhërua nga këta dy persona

Faton Kurti, kryetar i Republikanëve të Kosovës, ka thënë se vrasja e…

Hallaçi: Kërkoj zbardhjen e rastit të Kumanovës

Ju bejë Apel te gjithë Shqiptarve mbarë kombëtarë për hirë se vertetës…

Avokatja e Grupit të Kumanovës: Qeveria e Albin Kurtit do t’i lirojë djemtë tanë!

Kërkesa për hetim ndërkombëtar të rastit të Lagjes së Trimave të Kumanovës…