Piero Fassino dhe Ian Liddell-Grainger, raportues për Serbinë në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës, u bënë thirrje autoriteteve serbe që të ndërmarrin veprime të qarta kundër “madhërimit të kriminelëve të dënuar të luftës dhe të largojnë, pa vonesë, një mural në Beograd kushtuar Ratko Mladiçit, i dënuar për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit”.

Në një komunikatë të përbashkët, ata u shprehën “të tronditur nga dështimi i autoriteteve – pavarësisht një vendimi të policisë komunale – për të hequr atë mural të vendosur në mënyrë të paligjshme dhe që Nisma e Rinjve për të Drejtat e Njeriut (YIHR), fituese e çmimit Václav Havel, u pengua të zhvillojë një demonstratë kundër muralit me 9 nëntor 2021, ndërsa ministria e Brendshme ju referuar ‘shkaqeve të sigurisë’”.

Me 9 nëntor, policia në Beograd arrestoi dy gra që hodhën vezë mbi një mural kushtuar të dënuarit për krime lufte dhe gjenocid, Ratko Mladiç, ndërsa më herët kishte ndaluar përpjekjet e grupeve për të drejtat e njeriut që të heqin muralin.“Këto ngjarje na kujtojnë nevojën për të luftuar pa mëdyshje kundër glorifikimit të kriminelëve të dënuar të luftës. Akte të tilla dëmtojnë bashkëpunimin rajonal dhe pengojnë procesin e integrimit evropian të cilin e synon Serbia. Një shoqëri demokratike nuk mund të jetojë duke mohuar krimet e luftës dhe në një kulturë të urrejtjes dhe mosndëshkimit”, thuhet në komunikatën e raportuesve duke u bërë thirrje autoriteteve serbe të heqin pa vonesë muralet që lavdërojnë kriminelët e luftës.

Përplasjet dhe debatet rreth muralit, nxitën reagime të zyrtarëve amerikanë dhe evropianë.

Ambasada amerikane në Serbi: Ratko Mladiç nuk duhet të jetë fytyra e Beogradit
Në qershor të këtij viti, Gjykatësit e Kombeve të Bashkuara vendosën të lënë në fuqi dënimin me burgim të përjetshëm për ish-komandantin ushtarak të serbëve të Bosnjës, Ratko Mladiç, për gjenocid, krime lufte dhe krime kundër njerëzimit.

PACE monitors @pierofassino and Ian Liddell-Grainger urge the Serbian authorities to remove the Ratko #Mladić mural in Belgrade and take strong measures against the “glorification of war criminals”. Full statement:https://t.co/WcJpyj614Y pic.twitter.com/3zNxrFJnWy

— PACE (@PACE_News) November 19, 2021

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

Ukraina rimerr “fshatin strategjik” nga Rusia, ngre flamurin mbi një spital

Ukraina ka rikthyer fshatin Vysokopillia në Kherson të dielën dhe ngriti flamurin…

Tërmet afër Buffalo-s, New York – më i fuqishmi i regjistruar në zonë në 40 vjet

Një tërmet me magnitudë 3.8 ndodhi mëngjesin e së hënës pranë Buffalo,…

Gjukanoviq mbështet qeverinë e pakicës, Abazoviq pritet të bëhet kryeministër i Malit të Zi

Partia Demokratike e Socialistëve të Malit të Zi ka pranuar të mbështesë…

Serbia vazhdon përpjekjet që ta pengojë rrugën e Kosovës drejt KiE-së

Ministri serb i Punëve të Jashtme, Ivica Daçiq, ka thënë se Serbia…

Dramatike në Itali: Familja nga Maqedonia e Veriut e mbajti në shtëpi për nëntë ditë gruan e vdekur nga koronavirusi

Për nëntë ditë me radhë zgjati tragjedia e një familjeje verimaqedonase që…