Gjykata Penale caktoi një dënim prej 4 vite e 11 muaj burg për tre të akuzuar në rastin Zinxhir, të cilët e pranuar fajin në seancën e kaluar, ndërsa njëri prej të akuzuarve është dënuar me kusht dhe nuk do të hyjë në burg, nëse brenda pesë viteve të ardhshme nuk kryen vepër të re penale. Katër kompanitë e përfshira në rastin Zinxhir duhet të paguajnë dy milionë denar e gjysmë, përveç kësaj gjykata ka konfiskuar vreshta dhe ara. Sipas aktgjykimit që u dha sot në mëngjes në Gjykatën Themelore Penale, dënimin më të lartë e ka marrë i akuzuari Jove Gjeorgjevski, i cili ka pranuar se është menaxher i një kompanie edhe pse gjatë gjithë jetës së tij ka punuar si shofer taksie, është dënuar me dy vjet burg dhe do të duhet të tkhej një mijë euro. 75 vjeçarja Ljubica Jovanova është dënuar me dy vjet me kusht, dhe duhet t’i kthej 800 euro dhe do t’i konfiskohet toka bujqësore. Në rastin“ Zinxhiri”, qw u hap në fund të tetorit të vitit të kaluar, në hetim janë përfshirë 26 persona, pronarë dhe drejtues të 28 kompanive, të dyshuar se kanë krijuar një skemë evazioni fiskal, përmes së cilës duke lëshuar fatura me TVSH për blerjet e pretenduara, të cilat nuk ekzistonin, e kanë dëmtuar buxhetin e shtetit me rreth tetë milionë euro.