Katër persona humbën jetën nga disa ortekë në veriun e largët të Norvegjisë, njoftoi policia.

Dy persona humbën jetën kur një ortek ra në një shtëpi dhe një hambar, në të cilin ndodheshin 140 dhi, në ishullin Reinoeia.

Dy turistë kanë humbur jetën në dy ortekë të tjerë dhe dyshohet se janë shtetas të huaj, kombësia e të cilëve nuk dihet ende, shkruan BBC.

Pesë anëtarë të një grupi turistësh të huaj u kapën në një ortek pranë Kavringtinden, një majë në veriun e largët të vendit, dhe “njëri prej tyre vdiq”, u tha gazetarëve Morten Petersen nga policia në Troms.

Dy u plagosën, një në gjendje kritike dhe një me “lëndime mesatare”, shtoi zëdhënësi.

Më vonë gjatë ditës, policia tha se një person i katërt kishte vdekur në një tjetër ortek pranë Storslet në zonën Nordrejs.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

RMV fillon nesër vaksinimin e gazetarëve

Qeveria, apel qytetarëve që të vaksinohen Me vaksinën Sputnik V gjatë ditës…

Aktakuzë kundër ish drejtorit të Regjistrit Qendror

Prokuroria Themelore Publike nga Shkupi ngriti aktakuzë kundër ish drejtorit të Regjistrit…

“Nuk pyet për perëndimin”, Rusia bllokon fluturimet në Krime e Detin e Zi

Rusia ka ndaluar përkohësisht fluturimet në disa pjesë të Krimesë dhe Detit…

VIDEO / Bien zogjtë nga qielli në Bogovinë të Tetovës, operatori A1 thotë se është nga përdorimi i shtuar i internetit

NË RRJETET SOCIALE DJE U SHPËRNDA NJË VIDEO KU SHIHET SE SI…

U vihet zjarri makinave të personave të afërt me LSDM-në

Pesë automjete janë shkrumbuar mëngjesin e sotëm në qytetin e Shtipit, informon REL.…