Katër anije të tjera që transportonin grurë dhe vaj luledielli janë larguar nga portet e Ukrainës nëpërmjet një korridori të sigurt detar.

Miliona tonë grurë kanë ngecur në Ukrainë për shkak të bllokadave ruse, duke çuar në mungesa dhe çmime më të larta të ushqimeve në vende të tjera.

Por javën e kaluar anija e parë u largua nga portet e Ukrainës që nga muaji shkurt, shkruan BBC.

Anijet e fundit që do të lundrojnë janë të destinuara për në Turqi, ku do të inspektohen si pjesë e një marrëveshjeje të arritur me Rusinë dhe Kombet e Bashkuara.

Ato u nisën të dielën nga portet e Odesas dhe Chornomorsk dhe të gjitha do të udhëtojnë përmes ngushticës së Bosforit.

Pas inspektimeve, dy anijet janë planifikuar të ankorohen në Turqi, ndërsa të tjerat do të nisen drejt Italisë dhe Kinës.

Një tjetër anije bosh është autorizuar të udhëtojë në Ukrainë për t’u ngarkuar.

Zyrtarët ukrainas thonë se këto janë shenja të qarta se eksportet e grurit janë të sigurta dhe u kanë kërkuar kompanive të transportit që të kthehen në vend.

Në fjalimin e tij të zakonshëm të natës të shtunën, Presidenti Zelensky përshëndeti rifillimin e eksporteve, por tha se rreziqet e sigurisë mbeten.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

Të shtëna në selinë e CIA-s, agjentët e FBI-së hapën zjarr mbi sulmuesin e armatosur (VIDEO)

Në selinë e Agjencisë Qendrore të Inteligjencës ndryshe e njohur si CIA…

Ambasadori gjerman reagon për sulmet ndaj gazetarëve: Mediat duhet të lejohen të punojnë lirshëm

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde ka reaguar pas sulmeve ndaj…

Shqipëria dhe Bullgaria vendet me numrin më të ulët të humbjeve njerëzore

Treguesit më të rëndësishëm të gjendjes së pandemisë, kontrollit dhe përballimit të…

Alarm për bomba në 18 shkolla fillore dhe të mesme të Shkupit

Ministria për Punë të Brendshme njofton se gjatë ditës së sotme alarme…

Bullgaria tërheq ambasadorin e saj nga Shkupi

Ambasadori bullgar në Maqedoni, Angel Angelov, do të qëndrojë jashtë vendit derisa…