Qysh ia kanë nisë partitë politike(shqiptare)në Maqedoninë e Veriut (Kasem Billali,partia e tespive ,,Besa,,)e kanë zor që të dalin në krye çështjes së (pa)zgjidhur shqiptare në hapësirën etnike në këtë shtet multietnik dhe me ligjet unitare të garantuara me Kushtetutë.Nuk ka dyshim se Kasam  Billali dhe partia e tij e tespive ,,Besa,, e ka gjenezën në Stamboll dhe kumbar i kësaj pune është presidenti Rexhep Erdogan.Tash sa kohë në hapësirën etnike shqiptare,është rreshtuar ky subjekt (p)olitik me ,,platformë dhe pragram,,fund e krye të tespive dhe me motive të qarta antishqiptare,ndonëse këtu ka veçse interesa të grupeve jo fornmale dhe,natyrisht nga Stambolli kanë ardhur me bollëk para të ,,Babës Mbret,,(sic!)që të shemb krejt çfarë është shqiptare në këto hapësira etnike  për njëfarë ,,politike shqiptare myslimane,,që nesër nuk dihet se ku do t`i dalë tymi(!).Kasem Billali në emër të partisë së tespive ,,Besa,,erdhi në Washington që të takoj zyrtarët e shtetit amerikanë,krejt kjo gjoja për ,,shpetimin e Maqedonisë së Veriut,,duke u marrë me figurën pro-evropiane të Zoran Zaevit,qysh tash kjo parti e ka bërë gati kartën politike për koalicion me LSDM  dhe për të marrë ndonjë vend pune në qeverinë e ardhshme në selinë e saj në Shkup.Krejt kjo është ,,agjenda,, e tij në relacionet (politike)Shkup-Washington që të takoj me një përkushtim kongresistin dhe mikun e shqiptarëve Eliot Engel për të njohtuar për një pikë të vetme:,,Zoran Zaevi është pro-përendimor dhe këtë shtet sa më parë të marrë vizën për në BE dhe NATO,,.Në këtë takim Kasem Billali në Washington nuk e tha asnjë fjalë për çështjen e (pa)zgjidhur shqiptare,ndonëse që nga zhbërja e ish-Jugosllavisë dhe pavarësia e këtij vendi,shqiptarët kanë mbetur pa status të zgjidhur ,,as pakicë kombëtare e as popull,,(!).Përkitazi me këtë asnjë fjalë të vetme,por piksynim i tij ishte fije për fije,projekti i tij përsonal që në zgjedhjet e 12 prillit 2020,të hyjë brenda në korridorin e qeverisë së re pa ndonjë rëndësi dhe rol të veçantë,ndonëse me ligjet kushtetuese pushteti i takon shumicës(maqedonase)dhe jo shqiptarëve(!).Atëherë pse Kasam Billali për këtë nuk e keni informuar mikun tonë Eliot Engel në Washington,por këtë vizitë e keni realizuar që të bëni fushatë për figurën e ish-kryeministrit Zoran Zaqev(LSDM)dhe për çështjet tuaja përsonale dhe të grupeve të interesit për të marrë ndonjë ,,strehë të pushtetit,,në Shkup,që,shikuar realisht nuk ka dhe as që ka pasur ndonjëherë ndonjë rol të veçantë karshi çështjes së (pa)zgjidhur shqiptare në hapësirën etnike në Maqedoninë e Veriut.Sot e gjithditën,aktuale mbetët programi dhe projekti i partisë së tespive të Kasem Billalit se ku e ka burimin,qëllimin dhe financimi i saj nga ,,dora vëllazërore,,e Rexhep Erdoganit  në Stamboll(!).Çfarë kërkove atje të ,,Baba Mbret,,Kasem Billali dhe me emërtimin e partisë politike minore,,Besa,,nuk e kemi të qartë se ku jeni nisur dhe kah po shkoni…?Duhet që mos të merreni me problemet e Rexhep Erdoganit dhe të Turqisë,ndonëse partia ,,Besa,,me tespihë dhe e dyshimt për hapësirën etnike shqiptare nuk është tjetër veçse një ogurzezë për të ardhmën kombëtare dhe një (kthesë)e shembjes së vlerave të popullit shqiptar./VOAL.CH/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

“Mosparaqitja e Ahmetit dhe Grubit si dëshmitarë, vulosi dënimet e përjetshme për herë të dytë”

Gjykata e Apelit në Shkup sot ka konfirmuar vendimin e Gjykatës Themelore…

Bugajski: Nëse rishikohen territoret në Kosovë, shqiptarët e Maqedonisë mund të kërkojnë bashkim me Shqipërinë

Ndërsa pandemia e koronavirusit shqetëson Uashingtonin, administrata e Trump pa dashje po…

Ku jeni “komandanta” të 2001-shit, pse po heshtni për komandant Sokolin!

Nuzemedin Imeri / Vëllezër e Motra, Të dashur bashkëkombës, të flasësh për…

Kurti i publikon me emra e foto: Vrasja e Aganit u urdhërua nga këta dy persona

Faton Kurti, kryetar i Republikanëve të Kosovës, ka thënë se vrasja e…

Hallaçi: Kërkoj zbardhjen e rastit të Kumanovës

Ju bejë Apel te gjithë Shqiptarve mbarë kombëtarë për hirë se vertetës…