Dhembje të tmerrshme do të ndjejë macja kur i zihet bishti me derë! Përpëlitet tmerrshëm, hidhet sa anash sa përpjetë, lëshon një mjaullimë të trishtueshme dhe, sapo të hapet dera ik vrapthi dhe futet në një skutë prej nga nuk del derisa t’i zbutet dhembja. Situatë e trishtë kjo ë?! Pyeteni macen

Nga: Mr. Abaz Islami

Kjo alegori zakonisht përdoret kur flitet për një karrierist të ngelur me dy këmbë në baltë! Pyeteni se si ndjehet Shaqir Fetai, i cili, nuk lë “magji” pa përdorur vetëm e vetëm që situatën e vet ta paraqesë “parajsë”! “Parajsë” me baltë dhe brenda baltës së pistë Shaqir Fetai i zhytur me dy këmbë!
Shaqir Fetai, ky instalacion i pushtetit maqedonas në krye të Bashkësisë Ftetare Islame në RMV, po e ndjenë se po i ikë situata prej duarve, sepse, po mbarojnë gënjshtrat, po mbaron durimi, po zvetënohen premtimet boshe nga repertoari i djallit! Shaqir Fetai është shumë i vetëdishëm se nuk është më ai zell i mëparshëm i punës, nuk është ai seriozitet dhe ai përkushtim në punë, nuk është ai respekt e ajo devotshmëri në punë (qoftë edhe prej frikës nga i pari)! Sot, “të parit” të BFI-së nuk ia çokë askush, nuk e bën hesap më…
Shaqir Fetai erdhi e u instalua nga qarqet antiislame duke premtuar se do ta bëj “fet”, se do t’i vërë gjërat në binare të duhur! Sot për sot, vetëm shkatërrimi, degradimi, deinstitucionalizimi dhe defetarizmi i këtij Institucioni janë vënë në binare, edhe atë sipas projeksionit të Shaqir Fetait, ndihmuar nga qarqet tashmë të ditura antikombëtare e antifetare në vend dhe më gjërë.
Shaqir Fetai ishte vetëm një vegël e thjeshë në duart e një shërbimi sa për ta degjeneruar frymën kombëtare dhe fetare që e kishte BFI-ja nën drejtimin e ish-Reisit! Rrezik për planet e “të tjerëve” paraqiste vetëm efendi Rexhepi dhe jo stafi i tij që, deri në ditën e tradhëtisë, ishin lojalë të pakompromisë të kësaj “viktime” të djallëzive të Shaqir Fetait.
Kurrë nuk do të mund të pulsojë BFI sipas frymës “Shaqiriste” siç pulsonte me frymën e “sulizmit”! Shaqir Fetai kurrë nuk do të mund ta arrijë atë peshë, atë rëndësi dhe atë rol që e pati efendi Rexhepi dhe, BFI-ja kurrë nuk do të mund ta ketë atë filozofi veprimi, atë mentalitet e atë logjikë përkushtimi siç e pati në kohën e efendi Rexhepit.

Kjo është shumë pak e rëndësishme për Shaqir Fetain, sepse ai nuk e mëton këtë peshë, nuk e synon këtë rol, roli i tij ishte vetëm ta “vrasë” Sulejman ef. Rexhepin, dhe jo ta largoje frymën e tij nga BFI-ja, sepse, as për këtë nuk kishte këllqe dhe as që do të guxonte t’i futej kësaj aventure.
Këta, luajalistët e dikurshëm të ish-reisit, që iu bashkangjitën aventurës tradhëtuese të Shaqir Fetait, paraprakisht ishin të garantuar se nuk do të preken nga Shaqir Fetai, madje disa prej tyre edhe do të avancohen. Kushti i vetëm ishte që t’i bashkangjiteshin Shaqir Fetait i cili kishte mision dekombëtarizimin dhe defetarizimin e BFI-së në të mirë të partizimit të Institucionit.
Se ishte ky mision i vetëm i Shaqir Fetait dëshmon edhe vetë struktura përbërëse e “rijasetit” të tij! Asnjë masë ndaj bashkëpunëtorëve lojalistë të ish-Reisit, avancimi i tyre pa kurrfarë kriteri dhe shumë i turpshëm si dhe, përmes kësaj, ruajtja e “traditës tradhëtuese” brenda BFI-së!
E tërë loja ishte: le të vazhdojnë “sulistët” në BFI, e rëndësishme është që ata të jenë në “hyqmin” e Shaqir Fetait, i cili mision e ka t’i shpiejë që të gjithë atje ku ishte vetë ai – në atë “jaz” që ujtë e dërgon në mulli të huaj!
Nga ana tjetër, edhe këta “pacova” të gjirizave të huaj e dinë fort mirë se Shaqir Fetai nuk mund të marrë frymë pa këtë strukturë fotosintezë të ngritur nga efendi Rexhepi! Pra, frymëdhënës që ia zgjatin jetën Shaqir Fetait janë pikërisht këta bashkëpunëtorë të ngushtë të dikurshmë të ish-Reisit, dhe kjo ia bën tepër shumë qejfin Shaqir Fetait! Të gjithë po shërbejnë vetëm si qefbërës të Shaqir Fetait, si pilulë që ndihmon jashtëqitjen gjatë kapsllëkut! Mund të jenë të pavetëdishëm për faktin që po ia zgjasin jetën Shaqir Fetait, ndaj dhe një ditë mund të mos përgjigjen për këtë veprim të pavetëdishëm dhe të pavullnetshëm në jetëgjatësinë e katastrofës që po godet BFI-në. Por, ata që do të dëshmohen se me vetëdije kanë qenë në shërbim të Shaqir Fetait, do të jenë historikish të fajësuar si shkatërrues të rolit të BFI-së që e pati në rrafshin fetar e kombëtar!
Me frymën e Sulejman ef. Rexhepit nuk mund të bëhet “desulizmi” i BFI-së! Me Shaqir Fetain i cili një jetë të tërë e ka kaluar si parazit në b… e Sulejman ef. Rexhepit, nuk mund të “shpëtohet BFI nga Sulejman Rexhepi”! Sulejman Rexhepi ka krijuar bazat e një BFI-je të fuqishme dhe stabile, me Shaqir Fetain BFI-ja jo që po ngelë pa kulm, por po ngelë edhe pa këtë bazë!

Ky është ai moment i maces kur dera ia zë bishtin! Shaqir Fetait i është zënë bishti me derë. Nuk ka koncept profesional për ta ruajtur dhe avancar peshën e një Institucioni, sepse, vizioni i tij është mbi baza të tradhëtisë kombëtare e fetare! Ai nuk erdhi për të mirë, ai erdhi për të keq, duke kryer krimin e pafalshëm “mbi babain e tiij shpirtëror”!
Shaqir Fetai është reja e zezë dhe fatale që po rri pezull mbi kulmin e BFI-së! Dhe, kjo re me jone negative do të kërcënohet derisa të goditet nga një re tjetër me jone pozitive. Ky çast po afrohet! Kjo pamje shumë shpejt do të shihet! Horizonti i BFI-së duhet të kthejllohet, me patjetër!

Leave a Reply

Your email address will not be published.

You May Also Like

Ibrahimi: Këta që gënjyen për kryeministrin do të marin dënimin e popullit

Zeqirja Ibrahimi / Sa keq më vjen që sot shqiptarëve duhet t’u…

Paralele / Kur serbi Bregoviq motivon shqipfolësit

Edi Rama në muzikë merr vesh aq sa edhe gomari i Muratit!…

Strategjia e re për vjedhjen e fitrit dhe zeqatit

Strategjia e Shaqir Fetait për të dalë sa më i suksesshëm në…

Phillips: Asociacioni është i tepërt, serbët kanë mjaft të drejta në Kosovë

Drejtori i Programit për Paqen dhe të Drejtat në Universitetin Columbia, David…

Kaçaki: Mos na zhgënjeni

Nasuf Beqiri Kaçaki / Bashkëvendas te mi Haraçinas, keni shume kujdes se…