Askush nuk mund të parashohë se si o të na zhvillohet situata edhe pas hapjes së kufijve dhe nëse do të mbetet kështu apo sërish do të jemi të detyruar të vendosim masa restriktive. Të gjitha ato janë çështje të cilat varen vetëm nga sjellja jonë. Rol kyç është respektimi i masave dhe sa të gjithë do të kontribuojmë që të mos rritet numri i të infektuarve, tha kryeministri Oliver Spasovski, i pyetur nëse lehtësimi i masave mund ta rrisë numrin e të infektuarve.

Kryetari i Komisionit për sëmundje infektive, dr. Zharko Karaxhovski nuk pret rritje të numrit të ë infektuarve, edhe pse, tha, mund të ketë raste incidente, siç ishin në ditët e kaluara nga solemnitete të ndryshme në të cilat nuk u respektuan ndalesat për tubime, lëvizje dhe për kontakt të afërt respirator.

“Personalisht nuk pres numër të rritur deri atje që ne të mund ta mbajmë nën kontroll”, tha Karaxhovski duke shtuar se edhe kur pati njëqind raste në ditë, e kanë mbajtur gjendjen nën kontroll sepse në rezervë kanë qenë të përgatitur një mijë krevate dhe spitali montues.

Për momentin ka, tha ai, vetëm 59 të hospitalizuar në Klinikën infektive, 22 në SPQ “8 Shtatori” dhe rreth 20 pacientë në repartet infektive në spitalet e vendit.

Kumtoi se pesë qytete në të cilat ka klasterë të njohur të virusit po mbahen nën kontroll dhe se dihen personat të cilët janë në izolim dhe dihen kontaktet e tyre të drejtpërdrejta gjatë 15 ditëve të kaluara.

“Askund në botë sot nuk mund t’ju thotë dikush se çka do të ndodhë për një, dy apo tre muaj. Megjithatë, e tërë bota thotë se fuqia apo virulenca e virusit KOVID-19 po dobësohet. Sipas të dhënave nga vendet e BE-së, ku po ulet numri i të sëmurëve, për disa qindra për qind është ulur mundësia për infektim”, shtoi dr. Karaxhovski.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

“Mosparaqitja e Ahmetit dhe Grubit si dëshmitarë, vulosi dënimet e përjetshme për herë të dytë”

Gjykata e Apelit në Shkup sot ka konfirmuar vendimin e Gjykatës Themelore…

Bugajski: Nëse rishikohen territoret në Kosovë, shqiptarët e Maqedonisë mund të kërkojnë bashkim me Shqipërinë

Ndërsa pandemia e koronavirusit shqetëson Uashingtonin, administrata e Trump pa dashje po…

Kurti i publikon me emra e foto: Vrasja e Aganit u urdhërua nga këta dy persona

Faton Kurti, kryetar i Republikanëve të Kosovës, ka thënë se vrasja e…

Hallaçi: Kërkoj zbardhjen e rastit të Kumanovës

Ju bejë Apel te gjithë Shqiptarve mbarë kombëtarë për hirë se vertetës…

Avokatja e Grupit të Kumanovës: Qeveria e Albin Kurtit do t’i lirojë djemtë tanë!

Kërkesa për hetim ndërkombëtar të rastit të Lagjes së Trimave të Kumanovës…