(Neviana Shehi, DETI I NATËS, poezi, botoi Sh.B. “Konica”, Shkup, 2021)

Neviana Shehi është një ndër poetet më produktive viteve të fundit. Çdo poezi e saj e botuar jo vetëm nëpër rrjetet sociale, por edhe nëpër gazetat e revistat e shumta, zgjon kureshtjen e lexuesve, të cilët me komentet e tyre na bëjnë me dije se vërtet kemi të bëjmë me një personalitet tashmë të profiluar në botën artistike shqiptare.
“Deti i natës” është një vepër mjaft interesante, një vepër midis poezisë haiku dhe poezisë standarde, por e mbështjellë me shumë elemente filozofike, që herë- herë, thjeshtë të lënë pa frymë. Deti si lajtmotiv i këtij libri është në funksionin e metaforës, është në funksion të dhimbjes, sepse edhe vetë autorja e ka kapërcyer, por gjithnjë kokën e ka mbajtur prapa, duke e shikuar bregun e vendlindjes, që në fakt do të shndërrohet në bregun e dhimbjes.
“Deti i natës” ofron një lexim shpirtëror, një lexim që lë mbresa të thella, sepse pikërisht heshtja e detit të natës në fakt është zëri që kumbon dhe që dëgjohet thellë në subkoshiencën tonë. Edhe më kumbues bëhen vargjet e Nevianes që i këndojnë edhe detit të saj që s’shter asnjëherë në kujtimet plot dhimbje e dashuri. (F.N.)

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

Mbi origjinën ilire të gjuhës shqipe

Kumtesa e mbajtur në vitin 1982 në Beograd nga dr. Idriz Ajeti,…

Shqiptari Fetah Efendiu sipas dokumenteve të UDB-ës jugosllave

Pas vdekjes së Ataullah Hoxhës (dhjetor të vitit 1946), për udhëheqës të…

Mohamed Salmawy: Një film për mbretin shqiptar të Egjiptit, Mohamed Ali

Më shumë se 3 shekuj më parë, një familje nga Zëmblaku i…

Biografi për të famshmin Ali Pashë Tepelena

Nga Aurenc Bebja/ “La Quotidienne” ka botuar, të shtunën e 29 nëntorit…

Përshkrimi i udhëtimit të udhëpërshkruesit të njohur gjerman: Johann Georg von Hahn gjatë vitit 1858, nëpër trevat shqiptare të Leskocit

Serbët e shkruajnë se Hahn, kishte shprehur shumë interesim për ti vizituar…