Kulmi i pandemisë në shkallë globale duket se është kapërcyer.  Ky grafik i infektimeve ditore tregon se ditët e para të Janarit shënuan shifrat më të larta të infektimeve me mbi 800 mijë raste në ditë. Në më shumë se një muaj vërehet rënie e konsiderueshme e shifrave ditore ku niveli më i ulët që prej Tetorit të vitit të kaluar u arrit më 15 Shkurt me rreth 260 mijë raste infektimesh.

Në rënie të dukshme janë edhe shifrat e vdekjeve ditore. Shifrat e infektimeve më të fundit ditore të Shteteve të Bashkuara janë 4.5 herë më të ulëta se pika kulmore të shënuar më 8 Janar. Ndikim duket se kanë pasur masat e ashpërsuara pas mbarimit të mandatit presidencial nga Donald Trump, periudhë kur Shtetet e Bashkuara patën shifrat më të larta në botë të pandemisë.

Masat e ashpra kanë bërë të ruhet tendenca rënëse edhe nëpër Europë. Britania e Madhe pritet të nisë një testim unik për infektim të kontrolluar me Covid të një grupi prej 90 vullnetarësh, për të kuptuar se cilat sasi të virusit shkaktojnë shkallët e ndryshme të infektimeve.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

You May Also Like

Gjermania: Tërheqja e ushtrisë amerikane dobëson NATO-n

Ministrja gjermane e Mbrojtjes Annegret Kramp-Karrenbauer vlerësoi sot se planet e presidentit…

Osmani – Karim: Aktivitet e UNOPS-it në Republikën e Maqedonis së Veriut po japin rezultat

Zëvendëskryetari i Qeverisë për Çështje Evropiane, Bujar Osmani, mbajti takim me Drejtorin…

Osmani: Ikja e kuadrit mjekësor ka shkaktuar problem serioz për Kosovën

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, në kuadër të Ditës Botërore të Shëndetit…

26 raste të reja me koronavirus, shërohen edhe tre pacientë

Ministria e Shëndetësisë njofton  prej 330 testeve të realizuara gjatë 24 orëve…

Nxori këmbën jashtë dritares në veturë zyrtare, gjobitet zyrtari i Ministrisë së Infrastrukturës

Policia e Kosovës në rajonin e Ferizajt, ka arritur të identifikojë zyrtarin…