Emigrantë nga Kongoja, Kameruni dhe Afganistani janë kapur në autostradën Gjevgjeli – Shkup, ndërsa shoferi është arratisur.

Sipas njoftimeve të MPB-së, në rrugën afër Smokvicës, zyrtarët policorë i kanë dhënë shenjë ndalimi kamionit “Citroen Jumper” me targa të Kumanovës, ndërsa shoferi është arratisur.

Gjatë kontrollit në automjet janë gjetur 20 emigrantë (18 persona nga Kongo, 1 person nga Kameruni dhe 1 person nga Afganistani).

Emigrantët janë vendosur në një qendër pranimi-transitor për procedim të mëtejshëm dhe për ngjarjen është njoftuar prokurori publik.

Pas zbardhjes dhe dokumentimit të plotë të rastit do të ngrihet kallëzim përkatës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

Ç’thonë për teologët dokumentat sekrete të arkivit jugosllav në Beograd

Janë të shumta dokumentat sekrete që flasin për aktivitetet dhe metedologjinë e…

Sllavi Trifonov e kthen mandatin për formimin e qeverisë në Bullgari

Lideri i forcës së dytë më të madhe politike në Bullgari pas…

Pfizer pranon të lejojë kompanitë e tjera të prodhojnë pilulën e saj kundër COVID-19

Prodhuesi i barnave Pfizer Inc. ka nënshkruar një marrëveshje me një grup…

Reagimet, shkarkimet e procedura disiplinore – gjithçka që dihet deri tani pas publikimit të audio-incizimeve

Ditë më parë në media kanë filluar të publikohen audio-incizime që kanë…

Balla: Nesër heqja e një balte të pamerituar të hedhur kundër Luftës Çlirimtare të Kosovës

Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla  ka thënë se…