Kancelari i Gjermanisë, Olaf Scholz, ka thënë se vendeve të Ballkanit Perëndimor duhet t’iu jepet një përgjigje definitive sa i përket integrimit në Bashkimin Evropian.

Scholz, në një intervistë në televizionin gjerman ZDF, tha se BE-ja është një bashkësi që u takon vendeve demokratike dhe se kjo perspektivë duhet t’iu jepet të paktën atyre shteteve që punojnë seriozisht në reforma.

“Është koha që vendeve të Ballkanit Perëndimor që kanë interes për t’iu bashkuar BE-së t’iu japim përgjigje definitive për perspektivën, për të cilën bisedohet për një kohë të gjatë. Këtë perspektivë e meritojnë së paku ato vende që punojnë seriozisht në reforma”, ka thënë ai për ZDF.

Duke folur për sitautën në Ukrainë dhe agresionin rus atje, kancelari gjerman tha se lufta duhet ndalur në mënyrë që të shmanget vdekja e miliona njerëzve.

Ai theksoi se është e rëndësishme që të mos lejohet që situata në Ukrainë të eskalojë edhe më tutje.

Sipas tij, duhet të ndalet lufta dhe të mos eskalojë tutje, të shmanget vdekja e miliona njerëzve.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

You May Also Like

Varheji: BE dhe vendet e Ballkanit Perëndimor bashkë kundër koronavirusit

Të gjashtë partnerët e BE-së nga Ballkani Perëndimor – Maqedonia e Veriut,…

Rritje e çmimeve të naftës për shkak të trazirave në Kazakistan

Çmimet e naftës u rritën në 83 dollarë në tregjet ndërkombëtare Rritja…

Çfarë thonë sondazhet e fundit para zgjedhjeve të së dielës në Francë?

Emmanuel Macron ka hequr një pengesë të madhe për t’u rizgjedhur president…

Tërmeti 6.3 ballë ‘shkund’ SHBA-në

Një tërmet me magnitutë 6.3 ballë të shkallës rihter, u rregjistrua mëngjesin…

VMRO-ja nuk mbështet regjistrimin e popullsisë

VMRO-DPMNE-ja nuk do ta mbështes dhe respektojë regjistrimin e popullsisë. Sipas opozitës…