Kanadaja renditet ndër të parat vende në botë për cilësinë e jetës nga shume raporte ndërkombëtare. Stabiliteti politik, cilësia e arsimit publik, siguria, stabiliteti ekonomik apo kujdesi shëndetësor në Kanada, vlerësohen shumë pozitivisht në raportin e vitit 2019, dhe e rendisin këtë vend të parin në botë.

Popullata e Kanadasë arriti në 37 milionë e 300 mijë në janar të vitit 2019 dhe statistikat tregojnë se emigrantët janë faktori kryesor në rritjen e popullatës. Në vitin 2018 qeveria kanadeze prezantoi një plan shumëvjeçar për emigracionin, që premton të mirëpresë mbi një milion emigrantë të rinj në vend deri në vitin 2021. Kanadaja ka si qëllim të tërheqë punonjës të kualifikuar dhe talente përtej oqeanit, për të mbushur boshllëqet në tregun e punës në mbarë vendin veçanërisht në provincat e saj.

Nuk janë të paktë qytetarët shqiptarë të cilët duan të shkojnë në Kanada për emigracion dhe jo vetëm, por të gjithë zgjedhin të marrin shërbime të ndryshme pranë qendrës së aplikimit për vizë kanadezë në Tiranë.

Qytetarët që kanë qoftë edhe një përvojë të vetme në qendrën e aplikimit për viza kanadeze, tregojnë se ndryshe nga ambasadat e tjera të huaja në vend, në këtë qendër trajtohen me shumë respekt, iu ofrohet një shërbim i standardeve shumë të larta, pavarësisht llojit të vizës për të cilën ata aplikojnë. Madje për disa shërbime, si regjistrimi i shenjave të gishtërinjve apo dorëzimi i pasaportës, aplikuesit nuk kanë nevojë të lenë takim paraprak.

Duket se gjithmonë e më shumë shqiptarët po i kthejnë sytë nga Kanadaja, për disa arsye.

Qendra e aplikimit për viza kanadeze në Tiranë, çdo ditë pret të interesuar për të udhëtuar drejt Kanadasë dhe shërben me cilësi e shpejtësi, duke e bërë të pandjeshme mungesën e ambasadës, e cila për shqiptarët operon në Romë.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

You May Also Like

Zaharieva: Minoritet maqedonas nuk ka, por në Maqedoni ka bullgarë

Bllokimi i fillimit të bisedimeve të Maqedonisë me BE nga ana e…

Boki 13 pohon se nuk ka ndikuar ndaj Janevës dhe nuk ka ditur për “Perandorinë”, e akuzoi Ruskovskën

Se ekziston lënda “Perandoria” morra vesh ditën kur në televizionin tim jehoi…

Tre ambasadorë do të shkojnë në Elbasan, ja me kë do të takohen

Ambasadori i BE-së Luigi Soreca, së bashku me ambasadoren franceze Elisabeth Barsacq…

‘Është receta e përsosur për luftë të hapur’, dokumenti i bujshëm “non-paper” që po qarkullon në rrjet, prestigjiozja ‘Financial Times’ tregon çfarë po luhet me kufijtë në Ballkan

Ballkani Perëndimor ka shumë nevojë për një pjesëmarrje më të fortë të…

Ja përse Ukraina nuk e sulmon autokolonën 64 km të Rusisë, pak kilometra larg Kievit dhe prej orësh pa lëvizur

Këto pamje janë një arsye për t’u frikësuar për më të keqen:…