Kanadaja njoftoi sot se do ta ndihmojë me artileri të rëndë ushtrinë ukrainase.

Kryeministri Justin Trudeau premtoi në fillim të kësaj jave se do të dërgonte një ndihmë të tillë pas kërkesës që i bëri presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky.

Deri më tani, Kanadaja ka dorëzuar obus M777 dhe municione të përshtatshme për forcat ukrainase, raporton cnn.

Shtetet e Bashkuara, Britania e Madhe dhe Kanadaja janë zotuar të dërgojnë më shumë artileri në shtetin ukrainas për ta ndihmuar Kievin të mbrojë zonat në lindje të vendit, ku Rusia ka nisur një ofensivë të përgjithshme.

Ndërkohë, presidenti amerikan, Joe Biden u tha gazetarëve të martën, pas një bisede telefonike me kryeministrin britanik, Boris Johnson, kryeministrin kanadez, Justin Truedau dhe liderë të tjerë perëndimorë, se artileria kanadeze do të dërgohet së bashku me atë të Shteteve të Bashkuara, i cili pritet të arrijë brenda muajit në Kiev.

Ndryshe, Rusia ka vazhduar edhe sot me bombardime duke shkaktuar viktima dhe dëme materiale.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

You May Also Like

Rusia duhet të largohet nga G20

Presidenti i SHBA-së, Joe Biden tha të enjten se beson që Rusia…

Rusia e do Kosovën si Bosnja

Ministri i Jashtëm Lavrov kërkon asociacioni e komunave serbe Nga Zagrebi, shefi…

Talebanët: Afganët të qëndrojnë këtu, të jetojmë së bashku, nuk ka asnjë rrezik

Talebanët kërkojnë që afganët të mos inkurajohen për të lënë vendin. Zëdhënësi…

Komiteti i Helsinkit: Qeveria t’u jep fund përfitimeve të spitaleve private në kohë të pandemisë

Me rastin e Ditës Botërore të Shëndetit, Komiteti i Helsinkit për të…

BE kërkoi “divorcin” me gazin rus/ A mundet gazi amerikan ta zëvëndësojë? Si dhe sa kushton

BE-ja do t’i thotë lamtumirë furnizimit me gaz nga Moska brenda vitit…