Përderisa Qeveria hesht dhe nuk jep detaje nëse, një nga prodhuesit amerikan më të mëdhenj të kanabisit që u takua së fundmi me kryeministrin Zaev, Big Majk, në profilin e tij në Instagram paralajmëron. Ai thotë se shteti do të bëhet një superfuqi në biznesin e marijuanës. Në një video të shkurtër në rrjetin social Instagram, ai ndan përshtypjet e një vizite të shtetit dhe mundësive të investimit.

Kryeministri Zaev i kupton mundësitë që kanabisi i ofron për vendin e tyre. Më lejoni t’ju shpjegoj, 30,000 deri 40,000 vende të reja të punës do të krijohen brenda 2-3 viteve. Mezi po pres që të kthehem dhe të forcoj partneritetin tim me këtë mundësi të re për Maqedoninë e Veriut dhe komunitetin e kanabisit- thaBig Majk, Prodhuesi i Kanabisit Mjekësor

Përveç kësaj, ai thotë se “nuk ka asnjë vend tjetër në Evropë që është aq miqësor me kanabisin” dhe se shteti ka burime të shkëlqyera ujore dhe tokë të punueshme. Big Majk vlerëson gjithashtu se njerëzit janë inteligjentë dhe punëtorë. Ai u bëri thirrje biznesmenëve që të përfshihen në këtë biznes dhe të investojnë si ai.

Pasi që mediat disa ditë më parë njoftuan për takimin Zaev – Majk, qeveria doli ne njoftim të shkurt se Kryeministri në baza ditore realizon shumë takime dhe mbledhje për çështje ekonomike. Por, nuk kishte asnjë praktikë që publiku të informohet për të gjitha takimet në Qeveri.

Një vit më parë, Kryeministri Zaev nga foltorja parlamentare tha se në shtet do të hynë të ardhura 100 milion euro nga biznesi i kanabisit. Hulumtimet e fundit në emisionin “360 Gradë”, kanë treguar që shifrat e parashikuara janë shumë më pak se sa pritej dhe që u njoftuan. Që nga licenca e parë e lëshuar deri në fund të vitit 2018, kompanitë që operojnë në biznes raportuan të ardhura totale prej vetëm 333,000 eurosh. Në të njëjtën kohë, shpenzimet e tyre janë dhjetë herë më të larta. Ata kanë shpenzuar një total prej 3.3 milion euro. Një numër i kultivuesve të kanabisit mjekësor, përmes Shoqatës “Makkanabis”, kanë kërkuar ndihmën e qeverisë në lehtësimin e eksportit të luleve të thata dhe vajit të kanabisit, për qëllime mjekësore, për çfarë është e nevojshme përputhja me standardet evropiane për praktikën e mirë prodhuese.

Dy muaj më parë, nga qeveria u përgjigjën se Ligji i ri për Kontrollin e drogave narkotike do ta debllokojë eksportin e lëndëve të para të prodhuara në vend./Alsat

Leave a Reply

Your email address will not be published.

You May Also Like

SHBA: Të shtëna me armë zjarri, tre të vdekur dhe 11 të plagosur

Tre persona kanë vdekur si pasojë e të shtënave me armë zjarri…

Taravari: Në kohën e Rankoviqit dhe Ali Ahmetit shqiptarët kanë ikur jashtë vendit

Në emisionin debativ në TV Shenja, kryetari i komunës së Gostivarit, Arben…

ASH: Treshja e rrencave, Osmani, Zaev e Dimitrov dështoi për të shtatën herë

Aleanca për Shqiptarët ka reaguar sot për dështimin e radhës të Qeverisë…

Albin Kurti as sot s’i shkon në zyrë Presidentit

Albin Kurti po vazhdon t’i shmanget përgjegjësisë për të marrë mandatin për…

Takim Zaev-Mickoski, bisedime për zgjedhjet presidenciale dhe ligjet reformuese

Kryeministri dhe lider i LSDM-së, Zoran Zaev sonte në orën 20:00 në…