Deputeti shqiptar në Parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi e ka quajtur dështim mbajtjen e referendumit dje në Serbi.

Kamberi përmes një postimi në Facebook, tha se pjesëmarrja e më pak se 30% të qytetarëve në këtë referendum nënkupton dështim.

“Më pak se 30% pjesëmarrje. Referendumi dështoi në vet Serbinë. Pushteti autoritar i Vuçiqit po delegjitimohet në vet Serbinë”, ka shkruar ai.

Të dielën në Serbi është mbajtur referendumi për ndryshimin e kushtetutës, gjegjësisht ndryshimet që kanë të bëjnë me gjyqësorin.

Këto ndryshime bëhen me qëllim të harmonizimit të legjislacionit me atë evropian, në procesin e anëtarësimit të Serbisë në Bashkimin Evropian.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

Shtyhet gjykimi për “Monstrën”

Sëmundja e avokatit Asmir Alispahiq, avokat mbrojtës i disa prej të pandehurve…

Kryetari i Londrës ofron mbështetje për familjet e prekura nga tërmeti në Shqipëri

Londra është solidarizuar me familjet e prekura nga tërmeti i disa ditëve…

Eksperti i NATO-s: Vuçiq mbrëme e ka marrë mesazhin se çka do të ndodhte nëse do ta sulmonte Kosovën

Eksperti i strategjisë së mbrojtjes së NATO-s Thomas Theiner, tha se mbrëmë…

Vetëm katër raste të reja me COVID-19 në Kosovë

Katër raste të reja me COVID-19 janë regjistruar gjatë 24 orëve të…

QUINT-i i kërkon urgjentisht qeverisë zbatimin e vendimit për manastirin: Pengesë për anëtarësim në KiE

Vendet e QUINT-it, në 7-vjetorin e vendimit të Gjykatës Kushtetuese për Manastrin…