Zoti mos e bëftë kurrë më që të përsëritet ky “organizim” totalisht i bajatshëm i “organeve” të kapura të bashkësisë “fetare” të Shaqir Fetait! Një grup puçistësh “avangardë” kishin kryer një mision të huaj antiislam duke premtuar se do të ketë një zhvillim të hovshëm të jetës islame në RMV! Ajo që po shohim po dëshmon për një dezorganizim fatal nga strukturat e paudha që po tallen me Institucionin e vetëm islam në këtë vend; po shohim një degradim dhe një dehumanizim lemeritës

Nga Lumnie Doko

Me gjasë Shaqir Fetai është shpallur “persona non grata” në territoret e disa myftinive ndaj dhe, mungesën e vet nëpër ato vende mundohet ta plotësojë me medresante të cilat, në vend se të pushojnë nëpër shtëpitë e veta dhe ta shijojnë maksimalisht agjërimin e Muajit Ramazan në gjirin familjar, po barten me furgona nga një cep në tjetrin, duke u përdorur si kamuflazhë e raporteve katastrofale të Shaqir Fetait me organet e BFI-së si dhe me teologët e gjërë të vendit!
Shaqir Fetai ka hetuar mungesën e respektit ndaj dhe e kërkon dhunshëm nga teologët e vendit, dhe, për ta kamufluar këtë mosrespektim të gjërë që po i shprehet nga qindra teologë të vendit, shpëtimin e gjenë në medresantë duke i detyruar në organizim të koncerteve me ilahi e ashere! Madje, për t’ia dëshmuar se është tërësisht në aut, Myftinia e Tetovës këto ditë, po me nxënës nga Medresja, organizoi “manifestim qendror” për Muajin e Ramazanit! Në fakt, këta të bashkësisë “fetare” të Shaqir Fetait kishin informuar se në Tetovë u mbajt “Manifestimi qendror i muajt të Bekuar të Ramazanit”!!!
Muaji i Bekuar i Ramazanit është përsosshmërisht i organizuar nga Allahu Mëshirëplotë! Muaji i Bekuar i Ramazanit nuk merret “me organizim të manifestimeve qendrore”, porse, manifestimet e tilla organizohen në prag të Muajit të Ramazanit! Po kush merret me organizim të manifestimeve qendrore, nën patronatin e kujt organizohen manifestimet e tilla? Natyrisht, sipas traditës, sipas kuadrit logjik, manifestimet qendrore organizohen nga Institucioni dhe nën patronat të drejtuesit të Institucionit! Pasi kaloi një e treta e Muajit të Bekuar, dikujt iu kujua që ta organizojë “manifestimin qendror” në “vigjile” të këtij Muaji?! Dhe, pse jo “rijaseti” por Myftinia e Tetovës!
Më parë, medresantët caktoheshin si “ndihmës” imamësh dhe shpërndaheshin në tërë territorin e Maqedonisë së Veriut, si dhe anekënd botës ku jetonin dhe vepronin bashkëatdhetarët tanë. Muaji i Ramazanit ishte një mundësi ideale për praktikimin e medresantëve, për përfshirjen e tyre në aktivitete fetare publike! Ata, ose mbanin ligjerata, ose, ose falnin teravitë, pastaj shpërndaheshin nëpër familjet myslimane, vazhdonin ndejat, pyetjet, përgjigjet, debatet, diskutimet dhe, natyrisht, tërë ky aktivitet i përmbushte shpirtërisht xhematet tona, i bënte të ndjehen krenarë me nxënësit e kësaj vatre mësimore që do të jenë bartës të suksesshëm të jetës fetare islame në këtë vend!
Çka po bëhet sot? A mos e ka shndërruar Shaqir Fetai me honxho-bonxhot e vet Medresenë në një “shkollë muzikore” prej nga nxënësit me zërin e bukur duhet t’i argëtojnë shpirtërisht xhematet e vendit! Tërë jeta fetare është kapur dhe po drejtohet nga një grusht manipulantësh, diletantësh, të pandershëm, të pamoralshëm, sepse, vetëm këta mund t’ia ruajnë interesin dhe t’i shprehin besnikëri të plotë Shaqir Fetait, i cili, as gjumin nuk po e bën rehat nga makthi që tash e disa kohë po e mundon, sepse po e ndjenë dhe po e përcepton tërë atë “urrejtje teologjike” që po manifestohet kundër tij!
Për të ikur nga kjo atmosfer, për të gjetur ndonjë gastronom të suksesshëm që do ta qeraste me ndonjë “pet qevabçiçi”, për t’u dehur me tavolina të begata me ushqim të llojllojshëm që është tjetërfarësh nga tavolina modeste e myslimanëve të vendit me ekonomi në prag të varfërisë, për të takuar ndonjë ambasador maqedonas e ndonjë afarist që për hirë të Zotit Fuqiplotë është në gjendje ta shkrijë edhe pasurinë, manipulatori Shaqir Fetai ikë në shtetet e Perëndimit! Me vete ka marrur edhe një çantë të madhe me “dekoracione” e mirënjohje, me të clat ai mundohet që ta kamuflojë ligësinë e tij, veset antiislame të tij, të shkuarën e trishtë të tij, “dekoracione” këto që mbase (?) do t’i përkthehen në fitra e zeqat!
Atmosfera dhe opinioni i krijuar tashmë në disfavor të tij, nuk i jep shpresë se financiarisht do t’ia dalë mirë në vend, ndaj ik që këtë boshllëk ta mbushë duke provuar përmes manipulimeve të tij në mesin e xhematit tonë në diasporë. Shaqir Fetai edhe në diasporë do të hasë në një problem të madh!Ata po i kërkojnë gjithnjë e më shumë sqarim mbi deklaratat e tij të tipit “BFI-ja ka organet e veta, institucionet veta në vend si dhe mbi 250 qendra në diasporë”!!! Epo cili është kontributi i BFI-së që të themelojë e të ketë “qendra” në dasporë? Si guxon Shaqir Fetai që ta minimizojë deri në mohim tërë atë angazhim, atë kontribut fizik e financiar dhe atë përpjekje të vëllezërve tanë për të pasur një qendër të veten fetare, kulturore, sociale etj. Si po i organizuaka këto qendra bashkësia “fetare” e Shaqir Fetait nga “vatani” (dhe kur nuk ia tregoi emrin këtij “vatani” të vet)?!
Shaqir Fetai iku që të përjetojë pak atmosferë, të përjetojë angazhim popullor, pak “dashuri” nga bashkëvendasit e vet, sepse, këtu në Maqedoninë e Veriut po i mungon dukshëm, madje edhe trishtueshëm! Shaqir Fetai edhe mund të mbledhë ndonjë lekë dhe, me to pastaj, të vijë në Shkup dhe t’ju thotë bashkëveprimtarëve të vet se, ja kush është “baba”, ja kush ju shpëton juve, sa të gjithë ju kam grumbulluar lekë vetëm unë!
Shaqir Fetai tashmë është dëshmuar si njeri i rrezikshëm, veç kësaj, edhe si cinik, i ulët, nënçmues dhe me prirje për t’i ofenduar të gjithë ata që nuk “ia puthin dorën”! Dhe, kujt? ORAO-s?! Këtij udbashi të putinizuar me mision për ta përmbushur “premtimin islam” që ia dha ish-deputetit rus të partisë së Putinit? Amaneti duhet kryer! Nëse jo Komuna e Tetovës, vetë Shaqir Fetai do të mbledhë para nga myslimanët e vendit dhe të diasporës dhe, ashtu siç premtoi për ta kryer urdhërin që iu dha, do t’ia ngrisë përmendoren e babait të Ramazan Ahmedovit, këtij aleati dhe kasapi të Vlladimir Putinit që po bënë kërdinë në Ukrainë ku po vriten edhe vëllezërit dhe motrat myslimane madje, agjërueshëm, duke qenë nën adhurim të të Madhit Zot!
Ky premtim kriminel e bën të mëkatshëm Shaqir Fetain, e bën të kapur nga një “hije misterioze” ruse ndaj dhe, duhet pasur kujdes sepse është shumë “altruist”, fatmirësisht, lehtësisht i lexueshëm!

Leave a Reply

Your email address will not be published.

You May Also Like

S’ke tjetër zgjedhje: O me Albinin, o me hajna!

Kimete Bereisha / Të diturit,të ndershmit,të mërziturittë lënit pasdore,të shkelurit,të papunët,të braktisurit,të…

Kur sanksionohen motivuesit dhe përkrahësit krimineli detyrohet në vetëvrasje

Nuk vlenë vetëm pendesa por edhe gatishmëria deri në vdekje për ta…

Strategjia e diskriminimit kulturor

Në Komisionin parlamentar për kulturë, shpesh u loz loja e njëjtë politike…

Edi Rama po e mbron Vuçiqin, a duhet Kosova ta shpall Ramën “non grata”?!?!

Takohet me Vuçiqin më shpesh se me cilindo politikan shqiptar të Kosovës,…

A po kërcënohen shqiptarët nga sektarizimi fetar

Nëse në Maqedoninë e Veriut shërbimet antiislame ndihmojnë çdo dukuri që do…