Nietzche thotë se, zëri i kopesë do të vazhdojë të jehojë në ty, deri sa të të çojë përskaj humnerës dhe duke shikuar në të, s’të mbetet tjetër, ose të biesh në të, ose të kapesh për një fije kashte. Humnera gllabëron

Nga Naser Saiti

Joshja e turmës bëhet tek të gjitha klasat e shoqërisë, por dallon narrativi i manipulimit. Njëra klasë përbëhet nga individë të një rangu më të lartë, persona këta të cilët kanë një mënyrë jetese dhe një perspektivë të përbashkët për botën. Statusi i tyre në shoqëri është më i lartë, madje në të gjitha sferat e jetës, qoftë ajo ekonomike, politike, madje dhe atë shpirtërore. Nga e gjithë kjo, është e pamundshme te mos parashtrohet pyetja logjike se, si është e mundshme një gjë e tillë! Përgjigjia është mjaft e thjeshtë: meqë këta individë janë të pasur dhe kanë pozita të larta në shoqëri e pushtet, si dhe duke e ditur që egoja dhe pasuria janë si uji i detit (sa më shumë të pish, aq më shumë të merr etja), nga kjo rrjedh edhe mundësia që ata të manipulohen dhe t’ia dorëzojnë shpirtin me lehtësi manipuluesit. Mirëpo, manipulatori, manipulimin kryesor e realizon në sferën e ideve, gjë që ndikon tek të gjitha klasat e shoqërisë njerëzore.
Në anën tjetër të “perdes së hekurt” kemi grupin e të përvuajturve, të dëshpruarve, të përbuzurve dhe atyre që nuk u ka ngelur edhe shumë shpresë. Ky grup i individëve shumë lehtë pranon mesazhe e premtime të zbrazëta të manipuluesit, madje edhe në mënyrë dogmatike, një besim të tepruar e të palëkundshëm. Idetë (madje mund t’i quajmë edhe ligjet) e manipuluesit përcillen tek turma nga individë të caktuar të cilët janë oratorë të mirë, gjë kjo që mund të ndodhë edhe kundër dëshirës së tyre.
Habit fakti se si këta individë janë të aftë të përçojnë deri tek turmat mesazhe e ide të tilla që krijojnë iluzionin se ata janë përgjigje për çdo nevojë e pritshmëri, ashtu që turma i konsideron si shpëtimtarë, hero të kohëve të vështira e lehtësim të agonive të tyre, dhe mu aty ndizet zjarri nga ana e manipuluesit në shpirtin revolucionar të të përvuajturve.
Nga këndvështrimi i manipuluesit, fjalimet e tij nuk janë për t’u kuptuar, por janë per t’u besuar. Kështu, fjalitë e tij janë të stërmbushura me fjalë me kuptim të dytë, me eufemizma e frazeologji, duke krijuar kështu konfuzion tek turma. Ata gjithmonë paraqiten si protagonistët krysor, si persona me shpirta të bardhë, sidomos në rastet kur bëhet fjale për ndonjë çështje madhore dhe me interes jetik për turmën. Ata kanë aftësi të luajnë rolin e humanistit, e turma, në nevojë çdoherë e më të madhe për një shpëtimtar, i gëlltit këto aktrime.
Lenini, që shkruan bukur mirë për manipuluesit, thekson se ata duhet të dijnë mirë dhe t’i njohin rrënjësisht kërkesat dhe nevojat e turmës, si ato për të cilat është e vetëdijshme, njëjtë dhe për ato të pavetëdijshmet, përfitohet entuziasmi i turmës dhe në këtë mënyrë fitohet besimi i pakufishëm i saj.
Nga kjo shohim se nëse turma nuk arsimohet dhe vetëdijësohet, duke njohur vetveten, i tërë ky manipulim do të vazhdojë derisa të mësojmë ta thërrasim aryen dhe të zgjohemi nga gjumi i ndjellë prej manipulantëve.
Nietzche thotë se, zëri i kopesë do të vazhdojë të jehojë në ty, deri sa të të çoj përskaj humnerës dhe duke shikuar në të, s’të mbetet tjetër, ose të biesh në të, ose të kapesh për një fije kashte, sepse, përndryshe, nëse qëndron gjatë aty, humnera të gëlltit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

Ku jeni “komandanta” të 2001-shit, pse po heshtni për komandant Sokolin!

Nuzemedin Imeri / Vëllezër e Motra, Të dashur bashkëkombës, të flasësh për…

“Grupi i Kumanovës” ri-dënohet me aminin e Ali Ahmetit

“Rasti i Kumanovës” në fakt është varri moral i BDI-së dhe oqeani…

Xhaferi: Nesër në xhami do vinë politikanët kriminelë, dhe hoxhallarët që heshtin para të keqes

Arianit Xhaferi Mendojeni pak o njerëz të mirë, Nesër do vinë në…

Fituesit e zgjedhjeve në Kosovë po e përkrahin Selën dhe Gashin, humbësit po e përkrahin Ahmetin dhe Musa Xhaferin

Ylber Pilku /Nëse bëjmë një paralele shumë lehtë do ta konstatojmë se…

Kush është spiuni i UDB-së serbe me nofkën “Novinar”?

SHKRUAN: RESHAT BADALLAJZHURIANI Serbosllavia në tërë Ballkanin ka zbarkuar jo më pak…