Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian për Punët e Jashtme dhe Politikat e Sigurisë, Josep Borrell, deklaroi të mërkurën se Turqia do të “luajë një rol shumë të rëndësishëm” në trajtimin e valës së afganëve që ikin nga vendi i tyre.

Duke folur për transmetuesin shtetëror spanjoll “RTVE”, Josep Borrell tha se BE-ja do të duhet të punojë ngushtë me vendet në rrugën mes Afganistanit dhe Evropës “për të shmangur një krizë humanitare”,

“Turqia do të jetë veçanërisht e rëndësishme”, potencoi ai.

Borrell u ankua se Unioni nuk ka një politikë të përbashkët për pranimin e refugjatëve në një situatë të tillë si kjo që u dëshmua në Afganistan.

Edhe pse ka pozicione kontradiktore nga udhëheqësit evropianë, shefi i diplomacisë së BE-së tha se blloku po përpiqet të krijojë një zgjidhje të qartë.

“Por sinqerisht, ky është shqetësimi i së nesërmes. Tani për tani, ne jemi të shqetësuar për të siguruar që aeroporti i Kabulit të jetë funksional dhe se njerëzit që duhet të marrim, të janë gati për të shkuar kur avionët tanë të mbërrijnë”, tha Borrell.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

“Mosparaqitja e Ahmetit dhe Grubit si dëshmitarë, vulosi dënimet e përjetshme për herë të dytë”

Gjykata e Apelit në Shkup sot ka konfirmuar vendimin e Gjykatës Themelore…

Bugajski: Nëse rishikohen territoret në Kosovë, shqiptarët e Maqedonisë mund të kërkojnë bashkim me Shqipërinë

Ndërsa pandemia e koronavirusit shqetëson Uashingtonin, administrata e Trump pa dashje po…

Kurti i publikon me emra e foto: Vrasja e Aganit u urdhërua nga këta dy persona

Faton Kurti, kryetar i Republikanëve të Kosovës, ka thënë se vrasja e…

Hallaçi: Kërkoj zbardhjen e rastit të Kumanovës

Ju bejë Apel te gjithë Shqiptarve mbarë kombëtarë për hirë se vertetës…

Avokatja e Grupit të Kumanovës: Qeveria e Albin Kurtit do t’i lirojë djemtë tanë!

Kërkesa për hetim ndërkombëtar të rastit të Lagjes së Trimave të Kumanovës…