Kryeministri britanik Boris Johnson, ka thënë sot se veprimet e presidentit rus Vladimir Putin duhet cilësuar si krime lufte.

“Çfarë kemi parë deri më tani nga regjimi i Vladimir Putinit, është se me municionin që e disponon po godet civilët e pafajshëm. Nga këndvështrimi im, i cilësoj plotësisht si krime lufte”, tha Johnson në parlamentin britanik.

Ai gjithashtu theksoi se Putinit “nuk i kanë dalë mirë llogaritë”, pas përgjigjes së fuqishme nga ana e ushtrisë ukrainase.

“Në sulmin e tij të tmerrshëm mbi një shtet sovran, ai ka nënvlerësuar forcën e jashtëzakonshme të popullit ukrainas dhe unitetin e tyre për ta çliruar botën nga barbarizmi i Putinit”, shtoi Johnson.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

You May Also Like

Kurti: S’lejojmë marrëveshje për shkëmbim territoresh as në Shtëpinë e Bardhë as në Shtëpinë e Gjelbër as në të Kuqen

Kreu i Qeverisë, Albin Kurti ka deklaruar sot se sa është ai…

Kosovë, zgjedhjet lokale do të mbahen më 17 tetor

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, pas përfundimit të konsultimit me…

Misioni i OSBE/ODIHR do t’i prezantojë aktivitetet për vëzhgimin e zgjedhjeve presidenciale

Shefi i Misionit vëzhgues OSBE/ODIHR, Korin Jonker sot në pres konferencë do…

Serbia tërheq ushtrinë nga kufiri me Kosovën

Ushtria serbe tërhiqet nga kufiri me Kosovën, pas reagimeve të shumta dhe…

Haradinaj: Bashkimi me Shqipërinë është real

Bartësi i listës së Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) për zgjedhjet…